• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha të largojë veten e familjen nga partia”/ Gjekmarkaj: Foltorja e PD të çmobilizohen, ja si mund të “shpëtohet” nga asgjësimi…!

by Java News
16/05/2023 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Agron Gjekmarkjaj, ka analizuar situatën paszgjedhore dhe rezultatet me të cilat u përball opozita në “Lokalet” e dy ditëve më parë.

I ftuar në emisionin “Frontline” në News24 me gazetaren Marsela Karapanço, Gjekmarkaj u shpreh se Partia Demokratike duhet të shkojë tek shoqëria dhe jo e kundërta, pra që shoqëria ta ndjekë atë.

Ai ka renditur mënyrat se si PD mund të shpëtohet nga asgjësimi, ndërsa shtoi se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të distancojë veten dhe familjen e tij nga PD në mënyrë që demokratët të bashkohen dhe partia të rithemelohet.

“Nuk kam receta dhe mend për t’i dhënë askujt, por PD duhet të shkojë tek shoqëria mos të pretendojë të kundërtën.

PD s’mund të jetë në konflikt të vazhdueshëm me kohën, historinë dhe aleatët historikë të vendit.

Shoqëria është inteligjente dhe në lëvizje të vazhdueshme, duhet ta ndjekësh me ide dhe njerëz, nuk mund të paraqitesh gjithmonë si një individ që hyn i ri e del plak nga PD duhet të pranosh dinamikën e brezave dhe faktin që të rinjtë të zëvendësojnë.

Marrim rastin e Kavajës, Salianji bëri një fushatë model, i ndihmuar edhe nga kandidati që kishte mbështetjen e të gjithëve. Edhe atje ka pasur presione.

Mund të gënjesh veten por jo të tjerët, e gënjeshtra nuk të ndihmon të shkosh larg sepse të zvogëlohet autoriteti publik.

Kemi dy realitete, ato të Foltores që u godit rëndë dhe PD që thuajse vdiq në këto rezultate.

Shqipëria ka nevojë për një opozitë të re. Ajo nuk ndërtohet me çelik e gur, duhen njerëz të rinj dhe ide të reja.

Foltorja duhet të çmobilizohet, partia e vulës gjithashtu, të çmobilizohet e të mos bëjë asnjë veprim.

Duhet të krijohet një atmosferë komunikimi mes grupeve, të shkohet drejt rithemelimit për muaj, jo menjëherë.
Nuk mundtë bëhet rithemelimi menjëherë.

Të shkohet drejt një kongresi pajtimi dhe zgjedhjes së një lideri që unë e përjashtoj të jetë Berisha.

Nuk përjashtoj të ndodhë më e keqja, që Berisha të mos reflektojë. Duhet të distancojë veten dhe familjen nga partia në mënyrë që të bashkohen demokratët.

Ndryshe do ndodhë që Berisha do radikalizohet, do mbajë rreth vetes militantë që do i pakësohen”, tha Gjekmarkaj./m.j

Next Post
“Frytet e përçarjes i morëm!”/ Deputetja e PD: Humbëm thellë, edhe në bastione. Opozita s’ka ndërmend të dëgjojë kambanat e alarmit

"Frytet e përçarjes i morëm!"/ Deputetja e PD: Humbëm thellë, edhe në bastione. Opozita s’ka ndërmend të dëgjojë kambanat e alarmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pafatët e ditëve festive, ja tre shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje të vështirë

Shenjat më “të urryera” të horoskopit sipas botës

September 19, 2026
Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

September 19, 2026
Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama flet për ndryshimet në Shqipëri, zbardh objektivat për të ardhmen

Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama flet për ndryshimet në Shqipëri, zbardh objektivat për të ardhmen

September 19, 2026
Panik në aeroportin e Luksemburgut, dronët misteriozë sjellin bllokimin e fluturimeve! Futet në lojë NATO

Panik në aeroportin e Luksemburgut, dronët misteriozë sjellin bllokimin e fluturimeve! Futet në lojë NATO

September 19, 2026
Prokuroria mban në sirtar emrat, 2,868 të dënuar ende presin përfitimin nga amnistia

Prokuroria mban në sirtar emrat, 2,868 të dënuar ende presin përfitimin nga amnistia

September 19, 2026
Kolaps total i rrjetit elektrik në Kubë/ Miliona njerëz pa energji, OKB-ja jep alarmin

Kolaps total i rrjetit elektrik në Kubë/ Miliona njerëz pa energji, OKB-ja jep alarmin

September 19, 2026
Tensionet përhapen përtej Ukrainës, dronët hyjnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

Tensionet përhapen përtej Ukrainës, dronët hyjnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

September 19, 2026
“E kishte gënjyer”/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

“E kishte gënjyer”/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

September 19, 2026
Hetim ndaj Granit Xhakës në Zvicër, ja çfarë ka zbuluar prokuroria për kapitenin

Hetim ndaj Granit Xhakës në Zvicër, ja çfarë ka zbuluar prokuroria për kapitenin

September 19, 2026
Këto janë shenjat e Horoskopit që do të kenë më shumë fat për muajin nëntor

Kokëfortë në dashuri dhe të vështirë për t’u bindur, 4 shenjat e horoskopit që nuk heqin dorë lehtë nga mendimi i tyre

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com