• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha sulmon ndërkombëtarët: Kur unë të jem në pushtet, vendimet për Shqipërinë do të merren në Tiranë

by Java News
23/11/2022 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në selinë blu është mbledhur pasditen e së mërkurës Kryesia e Partisë Demokratike. Në fjalën e tij përpara mbledhjes kreu i demokratëve foli për hapjen institucionale më të madhe të kësaj partie në 30 vite ndërsa nuk munguan as akuzat ndaj qeverisë.

Kryedemokrati akuzoi rivalin e tij politik Edi Rama se për “karrigen e tij” është i gatshëm të pranojë vendime nga kushdo jashtë vendit. Ndërsa, kur PD të jetë në pushtet, shtoi Berisha, vendimet për qytetarët shqiptarë do të merren “në interes të tyre në Tiranë.”

Berisha kujtoi se shqiptarët tashmë një po cilësohen si një popull i gomoneve,”ndryshe nga 30 vite më parë, për faj të politikave qeverisëse”  të atyre që kanë pushtetin prej thuajse një dekade tashmë.

“PD thekson se vendimet për PD do të merren nga anëtarët dhe mbështetësit e saj, vendime për Shqipërinë do të merren në Tiranë dhe nga shqiptarët. Edi Rama për karrigen e tij është i gatshëm të pranojë vendime nga kushdo jashtë këtij vendi për t’i zgjatur jetën pushtetit të tij.

Vetëm një vend e komb sovran që merr vendimet e tij në përputhje me interesin e qytetarve të tij. Sot ne jemi popull I gomoneve. Nëse 30 vite më parë në u bëmë popull i gomoneve për shkak të kafshatës, se dolëm të varfër nga diktatura, sot jemi poulli i gomoneve për shkak të një regjimi, narkoshteti që nuk respekton më votën, liritë tona,” tha kreu i demokratëve.

Ndërsa, duke u ndalur te Primaret, Berisha premtoi një proces të drejtë dhe të ndershëm.

“Pas ndryshimeve të thella dhe një cikli të paprecedentë votash brenda në parti. Pas miratimit të rregullave tona, kushtetutës sonë partiake…ne tani kalojmë në zgjedhjet me anëtarë dhe simpatizantë tanë, të qeveritarëve vendorë. Dhe kjo përbën ndryshimin më të madh të kësaj force politike në 30 vite dhe hapjen e saj institucionale më të madhe në tërë ekzistencën e saj. Primaret janë forma më institucionale, më e rëndësishme e kësaj hapjeje. Do të bëhet gjithçka për një proces të drejtë dhe të ndershëm. Do të mbajmë qëndrime të prera ndaj aleancës, Beograd-Shkup-Tiranë, që është një aleancë përçarëse në rajon që kërcënon interesin kombëtar të shqiptarëve me izolimin që përpiqet t’i bëjë Kosovës.” /m.j

Next Post
VIDEO/ “Tërmet 7-ballësh” dhe rekord, Spanja e frikshme me 7 gola në Doha, “torturon” Kosta Rikën e kap kreun e grupit

VIDEO/ "Tërmet 7-ballësh" dhe rekord, Spanja e frikshme me 7 gola në Doha, “torturon” Kosta Rikën e kap kreun e grupit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qemal Minxhozi: Pa stabilitet politik, Kosova rrezikon shumë

Qemal Minxhozi: Pa stabilitet politik, Kosova rrezikon shumë

April 16, 2026
Dosja “5D”, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja “5D”, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

April 16, 2026
Morën peng biznesmenin, autorët “kyçin gojën” në gjykatë. Avokati: Shkak borxhi 60 mijë euro

Morën peng biznesmenin, autorët “kyçin gojën” në gjykatë. Avokati: Shkak borxhi 60 mijë euro

April 16, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Forma që po na mbyt!

April 16, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 17 Prill 2026

April 16, 2026
Bilanci i frikshëm, mbi 72,000 viktima palestineze nga lufta e Izraelit në Gaza

Bilanci i frikshëm, mbi 72,000 viktima palestineze nga lufta e Izraelit në Gaza

April 16, 2026
Plagosi rëndë shtetasin, arrestohet pas tre vitesh 22-vjeçari në Shëngjin

Plagosi rëndë shtetasin, arrestohet pas tre vitesh 22-vjeçari në Shëngjin

April 16, 2026
Shtyhen tre interpelanca! “Kush e frenoi Porto Romanon?”, Karakaçi replika me Kaprin: Baza e NATO-s ambicie, ndaj e ndryshuam projektin

Shtyhen tre interpelanca! “Kush e frenoi Porto Romanon?”, Karakaçi replika me Kaprin: Baza e NATO-s ambicie, ndaj e ndryshuam projektin

April 16, 2026
Karakaçi: Porti i ri në Porto Romano do përballojë kërkesat e ekonomisë për dekadat e ardhshme

Karakaçi: Porti i ri në Porto Romano do përballojë kërkesat e ekonomisë për dekadat e ardhshme

April 16, 2026
Përballë një armëpushimi të brishtë në Iran, motivet elektorale të Netanyahut…

Përballë një armëpushimi të brishtë në Iran, motivet elektorale të Netanyahut…

April 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In