Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar fotografinë e postuar mëngjesin e sotëm nga kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë u shfaq herët sot duke zbritur shkallët e selisë së PS, ndërsa në sfond pas tij shfaqej një foto e vjetër e paraardhësit të tij Fatos Nano.
Kryesocialisti u kujdes të kërkonte ndjesë në Facebook, ku tha se po i “zgjonte si gogol”. Ndërsa kjo foto nuk ka kaluar pa komentin e Sali Berishës.
“Rama në përpjekje për të retushuar imazhin e tij të nxirë, poston foton me Fatos Nanon në sfond. Sb”, shkruan ish-kryeministri./m.j