• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha si misionar i Zotit për të mbajtur në pushtet Edi Ramën

by Mero Baze
09/05/2025 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Partia Demokratike ka bërë 4 konferenca për shtyp në harkun e dy orëve, ku flet për manipulime votash dhe ka nisur vajtimin për procesin zgjedhor, ndërkohë që kryetari i saj, Sali Berisha, ka deklaruar se nuk largohet nga posti i kryetarit të PD-së edhe nëse i humbet zgjedhjet. Siç e dimë të gjithë, ai pranoi se do ikë nga PD-ja kur ta marrë Zoti.

Të dyja zhvillimet lidhen me njëra-tjetrën.
Fillimi i vajtimit të humbjes dy ditë para zgjedhjeve e kthen PD-në në traditën e saj të vjetër të mosnjohjes së humbjeve në zgjedhje, ndërsa premtimi i Berishës se do ikë nga PD-ja kur të vdesë, e kthen betejën e tij kundër Lulzim Bashës dhe gjoja demokracinë në PD në një gënjeshtër fyese për çdo demokrat që e besoi qoftë dhe për një minutë atë histori përçarjeje, vetëm për pushtetin e tij personal.

Pra, prej sot PD ka filluar të mendojë për 12 Majin. Po mendon fillimisht se si do t’i kontestojë zgjedhjet dhe si do ta justifikojë Berishën që të vdesë bashkë me PD-në ose pas saj në zyrat e SHQUP-it.
Madje, për këtë do të justifikojë dhe paratë që paguan për këshilltarët amerikanë, pasi siç e tha edhe në intervistë, nuk do të ketë më mbështetje nga SHBA pas hapjes së kutisë së parë, çka do të thotë se do bëjë Departamentin e Shtetit që të mos i njohë zgjedhjet.

Kjo është një deklaratë fyese për SHBA, të cilën ai e identifikon me LaCivitën, dhe ashtu siç merr ai 6 milionë euro mendon se mund të blejë dhe Departamentin e Shtetit, madje dhe ambasadën ta marrë në protesta në Tiranë.
Dhe në traditën e krijuar me talljen për heqjen e “non grata”-s, mund të krijojë lajme të tjera, fjala vjen që një gazetar pyet një kongresmen dhe i thotë: “A je dakord ti të njohësh zgjedhjet që janë vjedhur në Shqipëri?”, dhe ai t’i thotë që SHBA nuk njeh zgjedhje të vjedhura. Dhe nuk njeh vërtet, s’ka si përgjigjet ndryshe — pavarësisht se ky nuk është rasti.

Por e gjithë kjo betejë e gënjeshtërt, si për të njollosur zgjedhjet ashtu edhe për të mbajtur me çdo kusht Berishën në krye të PD-së, janë të vetmet beteja që i bëjnë nder Edi Ramës. Ta shpartallosh Berishën ashtu siç po ndodh në këto zgjedhje, dhe të kesh luksin ta kesh përsëri kundërshtar në fushë-betejë, do të thotë të lindësh me këmishë, dhe të punosh përjetësisht si i dërguar i Zotit për Edi Ramën.

Dhe kjo është e vetmja fjali që duhet plotësuar te deklarata e Berishës që thotë “nuk iki po humba, se jam misionar”. Ashtu është. E ka dërguar Zoti të plakë Edi Ramën në pushtet.

Next Post
Zarfet me votat e diasporës, thirrja e Ambasadës së Shqipërisë në Greqi: Nesër mbyllet afati, kthejini sa më parë

Zarfet me votat e diasporës, thirrja e Ambasadës së Shqipërisë në Greqi: Nesër mbyllet afati, kthejini sa më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve? Fitorja e thellë në Xhorxhia e ngjit 39-vjeçarin në majat e politikës amerikane

Kush është Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve? Fitorja e thellë në Xhorxhia e ngjit 39-vjeçarin në majat e politikës amerikane

November 4, 2026
Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

November 4, 2026
Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

November 4, 2026
Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

November 4, 2026
Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari, sekuestrohen 83 doza kanabisi

November 4, 2026
“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

November 4, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

November 4, 2026
Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

November 4, 2026
Në kërkim për ‘trafikim njerëzish’, prangoset në Durrës pronari i ‘Strip Club Shqiponja’

Arrestohet në Vlorë i dënuari me 20 vite burg në Itali për vrasje, pritet ekstradimi

November 4, 2026
Marta Kos prezanton më 4 nëntor Paketën e Zgjerimit 2026! Në fokus progresi i vendeve kandidate për në BE, mes tyre edhe Shqipëria

Zbulohet propozimi i Marta Kos, kur do t’i mbyllë Shqipëria negociatat me BE

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In