• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha, si gjobëvënës

by Dritan Hila
10/11/2022 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Ka disa kohë që kur e pyesin Berishën për oligarkët i ngatërrohet gjuha në gojë, por i është qepur Air Albania-s me bukë në trastë dhe sulmet janë si t’i vijë për mbarë. E sulmon pse i jep avion kryeministrit duke lëshuar për qejf shifrën 22 milionë euro për 137 fluturime çarter që paska bërë Rama, megjithëse edhe një nxënës i shkollës fillore e di që një fluturim nuk kushton 160 mijë euro siç e nxjerr aritmetika e Saliut; e akuzon për bilance; dhe pastaj për lidhje me Erdoganin.

Në krahun tjetër historia e aviacionit shqiptar është një mjerim dhe për herë të parë kompania e flamurit paraqitet me avionë dinjitozë që i kanë nga mbishkrimet në bord në shqip, personelin dhe ngjyrat.

Në të shkuarën, shqiptarët kanë udhëtuar me AdaAir që ia shtrëngonin vidat në ajër, për të vazhduar me Air Albania që e menaxhonin disa arabë që ngjanin sikur e kishin zanat të dytë pas asaj të mbledhjes së kanaçeve në kazanët e plehrave, e për të vazhduar me shoqëri private që çuditërisht mbylleshin pas disa vitesh për gropa në bilanc, duke lënë pasagjerët në tokë, e ku ministrat e Berishës ishin aksionerë , por Berishës nuk iu ndje zëri asnjëherë.

Këtë herë e ka zënë me një kompani e cila është me kuotë turke 49% nga Turkish Airlines (kompania publike e shtetit turk) dhe ku paketa e kontrollit zotërohet nga një biznesmen shqiptar dhe Albkontroll si shoqëri publike. Çdo gjë transparente dhe dinjitoze. Turkish Airlines, kompania e flamurit turk, është me shtatë yje në koeficentin e sigurisë dhe e gjashta në renditjen botërore përsa i përket sigurisë dhe komfortit, duke ia kaluar edhe Lufthansës.

Mungesa e bilancit që pretendon Berisha, është një nga sajesat e tij, pasi kujton se shoqëritë tregtarë menaxhohen siç menaxhonte shoqëria e tij “Shqiponja” botet e naftës që i shkonin Milosheviçit. Sesi një kompani ndërkombëtare nuk paraqet bilance, e për më tepër kur është në kuota me shtetin dhe një nga kompanitë më të mëdha të fluturimit, këtë e di ai!

Të zgjatesh pse kompania e flamurit shqiptar i ofron udhëtime me çmime favorizuese shefit të qeverisë shqiptare, këtë vështirë t’ia shpjegosh një të huaji.

Kompanitë e flamurit në botë kanë një avion për shefin e qeverisë dhe një për atë të shtetit; subvencionohen me dekada të tëra vetëm për hir të krenarisë kombëtare, por vështirë të gjesh kritikë të këtyre politikave.

Për t’u dukur më interesant, Berisha i fut një të kafshuar edhe Erdoganit, shefit të vendit që është aleat strategjik yni. Por mesa duket këtë e bën nga inati pasi Erdogani si politikan racional i pamëshirshëm, ia ka hequr vizën me kohë.

Tashmë Berisha ka kohë që vepron si zyrë gjobash. Ta harrojnë ata që mendojnë se Berisha mbron interesin kombëtar. Nuk e ka bërë kur ka ndihmuar Milosheviçin, kur është puthur me Nikolas Gejxhin dhe nuk do nguronte të puthte edhe shejtanin, nëse kjo do t’i sillte para. Berisha nuk përmend aeroportin që është bërë si agjencia e autobusëve të Kukësit; nuk përmend portin e Vlorës ku letrat po i luan një nga të ftuarit e dasmës së djalit; nuk përmend portin e Limionit në Sarandë që ka vite i dhënë miqve të tij me PPP por nuk kanë vënë një tullë; e quan sukses TAP-in, gazsjellësin që duhej të paguante 100 milion euro në vit si taksë transiti por që çuditërisht Berisha e dha falas dhe as Bankersin që ka 20 vjet dhe del me humbje në mes të krizës energjetike botërore. Për të gjithë këta Berisha bën të paditurin.

Berisha ka dështuar si politikan por mosha i ka mprehur instinktet e gjobëvënies dhe mesa duket Air Albania nuk pranon as të ketë avokatë fëmijët e tij dhe as të derdhë kuotën mujore si shumë të tjerë. E ka të kotë pasi një kompani serioze nuk është tregtar i pazarit të Roskovecit që të japë qoka nën dorë dhe për fat tashmë pushtetin nuk e ka Berisha që me politikat e gjobave ndaj konkurrentëve të klientëve të tij, t’i nxjerrë nga tregu. E tashmë ai nuk është më i besueshëm nga ndërkombëtarët që me sulmet e tij pa princip të dënojë biznesmenë që nuk falen në portofolin e tij dhe të klasifikohen si “non grata”, pasi tashmë “non grata” i madh i këtij vendi është ai vetë.

Next Post
Përroi psiqik i Ilir Metës dhe poshtërimi që i bëri Berishës në shtëpinë e tij

"Kujdes në protestën e 12 nëntorit", ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët: Situata mund të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Makineri balte, shpifjesh, intimidimesh e shantazhesh

March 28, 2026
Kosova në prag të historisë, Gallapeni dhe Hoxha njëzëri: Ëndrra jonë është Botërori, tifozët na japin forcë

Kosova në prag të historisë, Gallapeni dhe Hoxha njëzëri: Ëndrra jonë është Botërori, tifozët na japin forcë

March 28, 2026
Lëkundjet e Vuçiçit në politikën e jashtme/ Ekspertët serbë: Çon në improvizime dhe rezultate të kufizuara

Lëkundjet e Vuçiçit në politikën e jashtme/ Ekspertët serbë: Çon në improvizime dhe rezultate të kufizuara

March 28, 2026
“Si strategu i Hasit apo doktori i pesës”/ Evi Kokalari tallet me Berishën: Kështu është kur dëgjon injorantët që e rrethojnë

“Shfrytëzuan prezencën time”, Evi Kokalari zbulon bisedën me Berishën dhe djalin e tij: I kërkova që të…

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In