• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha ‘shuan’ shpresat e opozitës: Pa mosbindje civile Rama mban pushtetin deri në 2040

by Java News
16/12/2023 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një bashkëbisedim me qytetarët nga Gjirokastra, kreu i PD së Rithemlimit, Sali Berisha është ndalur te aksioni opozitar që do të përshkallëzohet duke e nisur nga kjo e hënë me mosbindje civile, që do të shtrihet nga Parlamenti në të gjithë vendin.

Berisha tha se ingranimi i opozitës në këtë lëvizje shënon një pikë kthese vendimtare për Partinë Demokratike dhe fatin e demokracisë në Shqipëri, duke kërkuar nga qytetërt mbështetje maksimale për protestat.

“Kthesa që kërkohet nga ne, nga çdo demokrat dhe demokrate, ka të bëjë me misionin e ri që duhet të marrë përsiper PD, të përmbysë me të gjitha mjetet e mosbindjes civile, atë që erdhi me termin Rilindje në vitin 2013 dhe u vërtetua si një revansh primitiv hakmarrës ndaj demokracisë dhe përfundoi në një diktaturë bande. Sot, ne mblidhemi këtu në një moment kur Shqipëria sundohet nga një regjim, ku krimi vendos kudo, e në të cilin krimi shndërrohet në votë dhe vota shndërrohet në krim. Ndaj dhe sot lypset kthesa. Sot pritet vendimi ynë. Sot jemi në sheshin e betejës për t’i thënë hajdutit se ti votën e vjedhur nuk do e gëzosh kurrë. Përndryshe, në qoftë se ne nuk bëjmë këtë, firmosim për pushtetin e tij edhe në vitin 2040. Ne do ngrihemi në një mosbindje civile dhe do të rrëzojmë këtë armik të egër. Pra, këtë betejë e kemi betejë për ekzistencën e demokracisë. Këtë betejë e kemi betejë për lirinë e votës”, tha Berisha.

Më tej ai u ndal te rezultatet e Censit2023 që ka nisur nga INSTAT prej disa muajsh, duke nënvizuar se shifrat janë katastrofike pasi tregojnë se popullsia e vendit është tkurrur në vetëm 1 milionë e gjysmë shqiptarë.

“Ne jemi i vetmi vend ku të ardhurat e qytetarëve zvogëlohen nga viti në vit. Të ardhurat kombëtare rriten, oligarkët pasurohen dhe kalojnë në stratosferë me miliardat e tyre, pensionistët numërojnë kafshatën. Të rinjtë marrin rrugët e botës. A e dini çfarë ka ndodhur me censusin e fundit? Ka tre-katër muaj që ka përfunduar, rezultatet janë katastrofike. Rezultatet e para ishin 1 milionë e gjysmë shqiptarë Çfarë po bën zotëria, po merr regjistrat e gjendjes civile dhe po i kalon në census. Kur Europa thotë se nga viti 2014 gjer sot kanë ardhur në territorin e saj 1.1 milionë shqiptarë si emigrantë ose azilantë, llogariteni vetë sa jemi ne sot. Dërgon ekipe për të bërë verifikime në qyteza, qytete, fshatra, i dalin të njëjtat rezultate. Mijëra banesa bosh, fshatra të shkreta, lagje të boshatisura nga shqiptarët”, deklaroi Berisha./m.j

Next Post
Tedi Papavrami: S’e kisha menduar që do bëhesha violinist i famshëm, imagjinoja se do bëhesha çoban

Tedi Papavrami: S’e kisha menduar që do bëhesha violinist i famshëm, imagjinoja se do bëhesha çoban

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputet, nga “Hiçi”

Përgojuesi

April 1, 2026
Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

April 1, 2026
Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

April 1, 2026
Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

April 1, 2026
Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

April 1, 2026
Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

April 1, 2026
Viti i ri shkollor/ Merret vendimi, anglishtja do të mësohet nga klasa e parë

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

April 1, 2026
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, partitë politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, partitë politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In