• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha “rrënon” negociatat e bashkimit: Qeveria kërkon të rrëmbejë logon e PD! Kush vazhdon këtë lojë, bëhet mashë e saj

by Java News
24/10/2022 21:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike në një intervistë të dhënë për gazetaren Elona Meço në Radio Televizionin Kombëtar ka folur mbi situatën e opozitës ku ka thënë se sot vendi ka një opozitë të vërtetë, gjë që sipas tij e ndjen dhe kryeministri Rama më shumë se kushdo tjetër.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se “opozita e re” e ka trembur Edi Ramën duke e detyruar atë që të nisë takimet me qytetarët dhe të dalë në media. Sipas Berishës, turi i takimeve që ka nisur Rama do të jetë i fundit për të.

Duke folur për çështjen e logos brenda PD-së, Berisha tha se qeveria kërkon ta rrëmbejë. Ai është shprehur se kushdo që bëhet pjesë e lojës së qeverisë, kthehet në një mashë të saj.

Nuk duket se kanë ndryshuar shumë gjëra nga koha kur këtu ishte Lulzim Basha. Por përtej pamjes së jashtme, çfarë ndodh ndryshe në këtë zyrë që kur e drejtoni ju? 

Sali Berisha: Ka një permbysjë të vërtetë në mënyrën sesi drejtohet opozita. Sot Shqipëria ka një opozitë të vërtetë dhe këtë e pranojnë universalisht. E ndien këtë Edi Rama më shumë se kushdo tjetër, që del para mediave në mëyrë konstante. Edhe kur feston, e bën me zë të dridhur nga opozita.

Ai del në mënyrë konstante se ka nisur një tur, por ..

Sali Berisha: Ai ka nisur turin e partisë shtet. Ai është turi i fundit i tij, i turpshëm, sepse po mbledh rrogëtarët, shkollat dhe qartë po garon si parti  shtet.

Ju thatë që jeni opozitë e vërtetë …

Sali Berisha: Nëse u referohemi sondazheve, sondazheve dixhitale, ka një prevalencë të plotë të opozitës mbi Ramën. Në sondazhe të tjera, rënia e tij është e lirë dhe, po kështu, e lirë, është e rënia e qeverisë së tij.

Por nuk ka as rritje për opozitën. 

Sali Berisha: Po të mos qe opozita e vërtetë, ata sot do të ishin siç kanë qenë, lart e më lart. Por opozita tani është një opozitë e besueshme nga qytetarët. I besohet plotësisht fjala. Opozita  bën denoncime të bazuara mbi të vërteta dhe sipas rastit jep alternativa. Pra, nuk është më një freskore e regjimit, por janë forca politike që qendrojnë ballë për ballë, të vendosura për ta mposhtur regjimin.

Si e shpjegoni që pjesa më e madhe e deputetëve të PD nuk iu është bashkuar akoma?

Sali Berisha: Nuk është e vërtetë që janë shumica. Është e vërtetë që janë një pjesë që mbajnë qendrime të tjera.

Sa deputetë ju mbështesin ju? Pra, nga 59 të PD, pa 7 aleatë, mua më duket se nuk jeni shumica.

Sali Berisha: Unë mendoj se shumica janë me PD. Janë disa rrethana të caktuara, por shumica janë me PD.

Me ju është pyetja sa janë.

Sali Berisha:  Po, me mua pra, me PD që unë drejtoj. PD tjetër nuk ka.

Serish s’me kthyer pergjigjie per rritjen e PD, qe s’ka levizje…?

Berisha: Unë mendoj se ka një përmbysje të vërtetë në mënyrën si drejtohet opozita. Sot Shqipëria ka një opozitë të vërtetë. Këtë e ndjen Edi Rama që tani del përpara mediave në mënyrë konstante. Ai ka filluar turin e partisë së shtet, turi i fundit i turpshëm. Po mbledh institucionet, rrogtarët duke dëshmuar se po garon si një parti shtet.

Nëqoftëse u referohemi sondazheve dixhitale, ka një prevalencë të opozitës mbi Ramën. Rënia e tij është pothuajse e lirë. Po të mos ishte opozita, do ishin siç kanë qenë. Opozita është një opozitë e besueshme nga qytetarët. Opozita bën denoncime të bazuara mbi të vërteta. Nuk është më një freskore e regjimit, por janë forca politike që qëndrojnë ballë për ballë. Është një pjesë, që për arsye të tyre mbajnë qëndrime të tjera.

Pyetje: Sa deputetë të PD-së ju mbështesin ju?

Berisha: Unë mendoj se shumica janë me PD-në.

Pyetje: Ju pengon në punën tuaj të përditshme, mungesa e vulës dhe logos zyrtare?

Berisha: Është qeveria që kërkon të rrëmbejë logon e PD-së e ndihmuar nga ambasadorja Yuri Kim. Ata janë anëtarë të PD-së, por ata që vazhdojnë atë lojë, janë mashë e Edi Ramës./m.j

Next Post
I hodhi acid ish-bashkëshortit kur ishte në gjumë, flet vëllai i 36-vjeçarit: Ajo ishte çmendurisht xheloze, e ftoi në dhomën e hotelit dhe…!

I hodhi acid ish-bashkëshortit kur ishte në gjumë, flet vëllai i 36-vjeçarit: Ajo ishte çmendurisht xheloze, e ftoi në dhomën e hotelit dhe…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com