Publikimi i videos ku Safet Gjici shfaqej duke kryer marrëdhënie intime në zyrën e tij të punës në bashkinë e Kukësit ka qenë temë kryesore ditët e fundit. Por Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë refuzuar ta komentojnë.
Në një deklaratë për mediat sot, Berisha theksoi se për këtë rast mbase do të flas ndonjëherë tjetër.
Mesditën e 16 Qershorit 2023 u publikua një video-skandal ku shfaqej Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, në Bashkinë e Kukësit.
Përmes një shënimi në llogarinë në Facebook, ai njoftoi dorëheqjen dhe foli për kurth nga kundërshtarët. Ai fajësoi vajzën në video, për të cilën tha se e kishte pasur një marrëdhënie intime.
/f.stafa