Ish-Kryeministri i vendit Sali Berisha ka vijuar ditën e sotme akuzat ndaj qeverisë dhe kryeministrit aktual Edi Rama. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha ka akzuar Ramën për shpenzime të jetës së luksit të pushtetarëve në një kohë që qytetarët vuajnë varfërinë.
Sipas Berishës, Garda e Republikës ruan natë e ditë vilën e Ramëns në Surrel. Berisha u ndal edhe tek rivaliteti Rama-Basha, ku vlerësoi pasuesin e tij në krye të PD.
“Ti nuk ke bërë asgjë për popullin në 18 muaj. Vetëm lulishtet e Kryeministrisë. O palmaxhi, shkon e shtron rrugë me 6000 euro palma. Garda e Republikës të ruan shtëpinë natë e ditë. Ti je i dështuar, 3 tablo nuk ke shitur gjithë jetën. Me Bashën nuk kapesh ti se atë që ka bërë Basha ti nuk mund ta bësh kurrë. Pastaj rri mirë se Basha ta palosi në 2011.” tha Berisha
Ish-kryeministri u ndal edhe në dhunën ndaj gazetarëve në Librazhd, gjatë kontrollit të prerjes së paligjshme të drunjve në këtë zonë. Sipas Berishës, kjo është vepër e një bande të lidhur me një deputet të mazhorancës, ndërsa i bëri thirrje Prokurorisë të hetojë.
“Tregtari është mik kokë e këmbë me deputetin. I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë për këtë krim të shëmtuar. Tentoi të marrë peng dhe të qëllojë me armë zjarri gazetarin që demaskoi batërdinë me pyjet. Këtë e bëjnë bandat pranë qeverisë.” tha Berisha









