• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha-Ramës: Eja në debat të shohësh kush është i rrjedhur

by A R
22/04/2025 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse Edi Rama refuzon çdo përballje mediatike me të, Sali Berisha thotë se ballafaqimin në studio me Kryeministrin e kërkon edhe për një tjetër arsye, veç asaj për programet elektorale.

“Eksperienca të mëson shumë thotë latini. e ftoj të ballafaqohemi pak dhe të shohë se kush ka shenja të rrjedhjes dhe të vijmë e tua tregojmë shqiptarëve. Mjafton të shohësh ekuilibrat e Edi Ramës. Shkel çdo ligj dhe bën çdo gjë për votë, por i pashpresë nga verdikti i shqiptarëve”, tha Berisha.

Superskandal e cilëson deklaratën e kreut të qeverisë, i cili nga Gjirokastra e etiketoi politikisht “autike” opozitën.

“Përçmimin ndaj fëmijëve, e kanë patur Adolf Hitleri dhe ai me një dekret i fuste në krematorium. E ka pasur Enver Hoxha për qëllime klasore. Ky është një super skandal. Është turp të quhet prind, bashkëshort, baba.”, tha Berisha.

Pas qëndrimit të Kryeministrit me të rinjtë për fotot e tij nudo, Berisha tha se duhet të veprojë menjëherë ligji.

“Në ligj kombëtar dhe ndërkombëtar ata që kanë kryer akte të tilla, janë përjashtuar nga gara zgjedhore dhe janë ndëshkuar me ligj. Nuk mund të nxjerrësh në pazar ti, nuditetin, lakuriqësinë tënde, kurrë, sepse ka një kod etik moral, shoqëria njerëzore”, tha Berisha.

Edi Ramën e ftoi të mos ia qajë hallin kalorësit kur bëhet fjalë për drejtuesin e fushatës së tij.

 “Makthi i tij është Chris LaCivita, shkalloi pas shfaqjes së Chris pas Sali Berishës. Mos i qaj hallet kalorësit se i varen këmbët”, tha Berisha.

Akuzat në adresë të qeverisë dhe zyrtarëve të saj kryedemokrati i vijoi edhe gjatë një takimi që pati për sigurinë ushqimore.

“Kontrolli është në kthetrat e mafies, urdhëro, laboratorit shtetëror, ministri ia merr kompetencat dhe ia jep një laboratori privat në shembullin e atyre PPP-ve të shëndetësisë për të ndarë paratë me të”, tha Berisha.

Berisha u zotua për luftë me tolerancë zero ndaj korrupsionit si dhe futjes së produkteve e ushqimeve kancerogjene që sipas tij gjenden në treg.

Next Post
Hetimi i krimit zgjedhor, drejtori i Rendit: Kemi denoncime, po verifikohet çdo paligjshmëri

Hetimi i krimit zgjedhor, drejtori i Rendit: Kemi denoncime, po verifikohet çdo paligjshmëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Situata nga protestat, Panairi i Librit shtyhet për në muajin dhjetor!

Situata nga protestat, Panairi i Librit shtyhet për në muajin dhjetor!

November 3, 2026
Përkeqësohet moti/ Mjegull e dendur në Vlorë, ulet shikueshmëria e rrugës dhe vështirësi në qarkullim!

Përkeqësohet moti/ Mjegull e dendur në Vlorë, ulet shikueshmëria e rrugës dhe vështirësi në qarkullim!

November 3, 2026
Melania Trump njofton armëpushim humanitar mes Rusisë dhe Ukrainës në qytetin Oleshky

Shtëpia e Bardhë: Melania Trump do të organizojë të enjten takimin e përfaqësuesve rusë dhe ukrainasë

November 3, 2026
Izrael, opozita mblidhet për të formuar qeverinë

Izrael, opozita mblidhet për të formuar qeverinë

November 3, 2026
EMRI/ Qarkullonte i armatosur me pistoletë në automjet rrugëve të kryeqytetit, në pranga 20-vjeçari! Procedohen edhe dy familjarët, shkak…

EMRI/ Qarkullonte i armatosur me pistoletë në automjet rrugëve të kryeqytetit, në pranga 20-vjeçari! Procedohen edhe dy familjarët, shkak…

November 3, 2026
“Buxheti 2027 është tërësisht social”- Deputetja e PS: Ulja e TVSH nuk prek bizneset, por e rrit fuqinë blerëse!

“Buxheti 2027 është tërësisht social”- Deputetja e PS: Ulja e TVSH nuk prek bizneset, por e rrit fuqinë blerëse!

November 3, 2026
Mbahet gara botërore e ngjitjes së robotëve të CMG-së në malin Tai!

Mbahet gara botërore e ngjitjes së robotëve të CMG-së në malin Tai!

November 3, 2026
Zgjedhjet në SHBA, kur priten rezultatet e para dhe cilat gara do të jenë vendimtare?

Zgjedhjet në SHBA, kur priten rezultatet e para dhe cilat gara do të jenë vendimtare?

November 3, 2026
Grabitja e bankës te Komuna e Parisit, dyshime për ndihmë të autorit nga brenda! “Përlau” 60 mijë euro në tre minuta

Grabitja e bankës te Komuna e Parisit, dyshime për ndihmë të autorit nga brenda! “Përlau” 60 mijë euro në tre minuta

November 3, 2026
Mashtrime me investime online, operacion në Kosovë për goditjen e rrjetit ndërkombëtar! Bastiset një Call-Center, dëmi 4 mln euro

Mashtrime me investime online, operacion në Kosovë për goditjen e rrjetit ndërkombëtar! Bastiset një Call-Center, dëmi 4 mln euro

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In