• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha: Rama do vrasë veten ose do ta ‘krehin’…

by A R
06/05/2017 19:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme ka dhënë një intervistë për “Kjo Javë me Nisida Tufën” në “News 24”.

Në këtë intervistë, Berisha ka folur për kompromiset me kryeministrin Edi Rama dhe ka treguar se si mund të dilet nga kriza politike.

NISIDA TUFA: Si do ta komentonit ju takimin mes z.Rama dhe z. Basha? U fol se do të kishte një marrëveshje por nuk u arrit gjë..

SALI BERISHA: Ata që e njohin Edi Eamën, e dinë se Edi Rama dhe marrëveshja janë dy gjëra të kundërta. Edi Rama di marrëveshje vetëm ate që i intereson atij. Unë e kam provuar atë gjatë ndryshimit të Kushtetutës që bëmë, por unë nuk isha maksimalist. Natyrisht ato ndryshime nuk them që nuk i konvenonin PD dhe qeverisë, po i konvenonin po kaq ndoshta pak më shumë dhe  Edi Ramës. Dhe aty ramë dakord se cdo hap tjetër që unë përpiqesha të shtyja për të përmirësuar më tej kushtetutën ai ishte kategorik. Me Edi Ramën duhet patur një gjë parasysh, se nuk ka kurrë marrëveshje me dialog sepse ai nuk e njeh dialogun. Ai është një person shumë shumë instabël me këtë. Me këtë nuk dua që nuk duhet ulur, nuk dua të them që duhet injoruar dhe përjashtuar, por gjuha e vetme që ai njeh është gjuha e imponimit nga qytetarët shqiptarët.

NISIDA TUFA: Cfare shihni ju si zgjidhje të krizës? 

SALI BERISHA: Unë absolutisht, duke mbështetur cdo perpjekje për dialog, unë personalisht më duhet të them se vetëm revolucioni do mund ti imponojë Edi Ramës një kthesë lens non volence, don apo s’don thotë latini.

NISIDA TUFA: Po kur flasim për mosbindje civile, që ju e lakoni shumë z. Berisha?  

SALI BERISHA: Vetëm ajo është, janë 55 e ca forma të mos bindjes civile. Ato do ta detyrojnë Edi Ramën, sepse qytetarët duhet të vendosin. Edi Rama cfarë tregon deri tani?  Edi Rama tregon deri tani se është i vendosur të asgjesojë pluralizmin. Nuk ka vepër më kriminale që mund të imagjinohet se sa një kryeministër që thotë unë do shkoj pa opozitën dhe do e krijoj opozitën thotë. E di ç’bëri Ramiz Alia në vitin 1990? Nën shembullin e Milloshevicit, se jugosllavët i kishin, futi dhe shndërroi në subjekte elektorale levat e partisë; gruan, bashkimet profesionale, frontin, rininë e me radhë. Ky është pluralizëm tha. Mirëpo në politologji, në doktrinë, ky quhet pluralizëm burokratik.

Edi Rama i dha LSI-së presidentin për ta mbajtur në opozitë. Pra për të krijuar opozitën e tij. Edi Rama, ka mbush fishat këtu, ka mbush fisha për të krijuar partitë satelito opozitare. Pra tani, pasi e kanabizoi vendin, pasi e shndërroi në narko-republikë, tani po krijon edhe narko-opozitën. Po krijon opozitën e narko-republikës. Janë këto qëndrime, të cilat e bëjnë të pashmangshëm ballafaqimin.

NISIDA TUFA: Keni thënë në fjalimet tuaja se nëse ecet me këto ritme, Edi Ramën e pret fataliteti, tingëllon si kërcënim, cfarë do të thotë kjo?  

SALI BERISHA: Jo nuk e kam aty, ai ka një problem ju e dini. Po të hyni të lexoni për historinë e tij, ky,  njerës prej gazetave më të mëdha italiane i ka thënë se jo një herë por disa herë kam bërë tentativë për vetëvrasje. Se kur e lëshojnë nervat atë e lëshojnë atë pastaj. Ky është fatalitet. Ky quhet fatalitet në terma social, dhe kjo absolutisht do ti ndodhë, ose do ta krrehin!

 

Next Post
Senati italian miraton ligjin për Call Center, në pikëpyetje e ardhmja e kompanive në Shqipëri

VIDEO skandaloze/ Ulërimat dhe presionet e një supervizoreje në call center...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com