Sali Berisha ka kërkuar prezencën e Edi Ramës në seancë. Sipas ish-kryeministrit, kreu i mazhorancës po i shmanget takimeve me ndërkombëtarët për drogën.
“A mund t’i thuash shqiptarëve se pse Noriega po braktis çdo arenë? Bëhen takime të rëndësishme dhe konferenca për drogën, ia mbath. Bëhet diskutimi në Kuvend për drogën, përsëri ia mbath. Në këtë mënyrë ka vendosur të mbrohet zotëria e tij. Thirre të vijë këtu” – iu drejtua Berisha Ruçit. /b.d