• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Berisha: Qeveria shpenzime për orgjira. Rama presion vëllait armik

by Lorenc Vangjeli
12/01/2016 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeminsitri i vendit Sali Berisha i është rikthyer akuzave të ashpra  në drejtim të kryeministrit Edi Rama ku nuk ka kursyer as fjalorin e rëndë.

Gjatë një konference me gazetarët, Berisha deklaroi se qeveria nuk ka bërë investime në inftrastrukturë por sipas tij ‘kemi parë shpenzime për pritje dhe orgjira por jo investime në infrastrukturë.

Më tej ish-kryeminsitri ka përsëritur edhe njëherë akuzat për lidhje me krimin në drejtim të kryeminsitrit të vendit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Berisha theksoi gjatë fjalës së tij se policia ka fshehur statistikat e vërteta të krimit me urdhër të kryeminsitrit.

“Nofka që i ka vendosur Shullazi është Saje Qorri, nuk e ka mohuar dot këtë se sa herë i përmend SHullazin ai e mbyll gojën dhe nuk flet asnjë presje. Kjo situatë paralajmëron një degradim të rendit dhe të sigurisë. Sot është bërë e zakonshme, patrullat policore thithin kanabis, fenomen që e kishim paralajmëruar. Mbjellja e kanabisit do të nxisë përdorimin shkatërrimtar për shqiptarët të kësaj droge. I ka kushtuar Jemenit një rrënim të vërtetë kombëtar. Në disa qytete është përdorur hashishi me llullë, dhe tani që kanabisi ka dalë tek policia dhe shuajnë dëshpërimin policët me kanabis, rend më në Shqipëri nuk mund të ketë. Sot më shumë se kurrë të marrim përgjegjësitë tona, të shpëtojmë vendin me një revolucion paqësor, nga kjo organizatë kriminale që quhet qeveri, e shndërruar në të tillë nga Edi Rama dhe lidhjet e tij të krimit. Të bëjmë gjithcka për të dalë sa më shpejt nga ky spiral shkatërrimtar. Të ngrihemi, dhe me revolucion demokratik t’i largojmë një sahat e më parë. Cinizmi i policisë deklaron gjysmën e numrit të vrasjeve, dhe shpall se kanë ndodhur vetëm 54. Një akt i papërgjegjshëm, i një isntitucioni që zbaton mashtrimet, trillimet e Edi Ramës”, – tha Berisha.

TENDERAT

Berisha tha se kjo është qeveri e vjedhjes duke ju referuar tenderëve të shumtë që sipas tij, kryeministri Rama i jep për miqtë e tij. Berisha shkoi edhe më tej teksa tha se Rama dhe Tahiri i kanë bërë presion oficerëve të Policisë Gjyqësore për zhdukjen e dosjeve të tenderave korruptiv.

“Me tenderët po bëhet kërdia. Do t’i lutesha shumë shtëpive botuese të përkthejnë librin e Sara Chayes, hajdutët e shtetit. Ky libër është dëshmi e një zonje shumë të aftë, të guximshme, e një luftëtareje, heroinë e vërtetë në luftën kundër korrupsionit në shkallë botërore. Ajo përshkruan Afganistan, absolutisht aty gjeni Edi Ramën, Olsin, Beqjna, i gjeni që të gjithë me çizme, vetëm se ai atje quhet Hamid, këtu quhet Edi Rama. Vetëm vjedhjet e natës së vitit të ri ishin të turpshme. 600 mijë euro për tre tavolina të rrumbullakëta, që ka rrezik dhe pronari s’i ka marrë lekët fare. Të gjitha tenderët shkojnë tek klientela, sepse ndahen para. Shihni kërcënimet e Edi Ramës për prokurorët për dosjen e Ilir Beqës. Spastrimin e plotë të OPGJ-ve të ndërgjegjshëm të cilët kurrë nuk mund të shkarkoheshin nga Saimir Tahiri. Por, me forcën e revoles i ka larguar nga detyra, sepse ata po kapin monstruozitetet në tenderat dhe koncesionet, vjedhjet e qeverisë. Po çojnë vendin drejt një rrënimi të paparë,dhe njëherë u bëj thirrje qytetarëve shqiptar, të ngriheni për të rikthyer shpresën në këtë vend se në spajtohemi kurrë me këto që ndodhin, të ngrihen dhe me revolucuon demokratik ti largojmë një orë e më parë”, tha Berisha.

REFORMA NE DREJTESI

Berisha u tregua mjaft i ashpër edhe në lidhje me procesin e Reformës në Drejtësi, duke akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë kryeministrin Rama se po synon kapjen e sistemit. Ai madje akuzoi për lidhje me krimin edhe kreun e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi Fatmir Xhafën, duke shtuar se ai synon të çojë në kryë të Gjyqësorit kunatin e tij.

“Reforma ka pasur një kundërshtar që në fillim, dhe siç faktuan zhvillimet, ky është Edi Rama. Ai vendosi procesin e Reformës mbi baza ultra-koruptive. Emëroi aty ekspertë, dhe në Parlament, individë në konflikt flagrant interesi. Fatmir Xhafën, përfaqësues i klaneve të drogës, me dokumente. Fatmir Xhafa, me nene shpalli supergjykatës të vendit, kunatin e tij të dashur Sokol Berberi, po si e shpalli do të thoni ju, më i vjetri i Gjykatës Kushtetuese, ai që është më i vjetri do merrte vend në një nga isntitucionet kyresore të verifikimit. Ishte mbi bazë korruptive sepse Dvorani, e bëri dhe ai nenin e tij, që thoshte më i vjetri i Gjykatës së lartë të ishte në këtë post, më i vjetri ishte Dvorani i Partisë Socialiste. PD nuk mund të pajtohej kurrë me këtë Draft. Edi Rama zgjodhi këta ekspertë. Venecia paralajmëroi jo një, por me disa nene tentativat e kapjes së sistemit të drejtësisë. Opozita, me të gjithë dokumentet që dorëzoi I’u përmbajt rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Sa morën Venecian, punuan nën kulisa, për të hartuar një draft, ndëkohë që Venecia rekomandonte si metodë pune atë që u ndoq me dekriminalizimin. Dhe pasi Rama-Xhafa bënë gati Draftin e dytë, vendosën ekspertët e opozitës para Draftit të tyre. Krimineli nuk tërhiqet. Në këto rrethana, ekspertët e opozitës thanë ne kemi ardhur të punojmë mbi bazën e rekomandimeve të Venecias”, tha Berisha.

I pyetur nga gazetarët nëse ekzistojnë mundësitë që mazhoranca të “blejë” disa deputetë të opozitës për të siguruar numrin prej 93 votash, që I haprrugën ndryshimeve kushtetuese, Berisha u përgjigj se kjo përbën një presion ndaj Ramës për aleatin e tij Ilir Meta.

“Kam bindjen se nga opozita Edi Rama nuk do mund të garantojë asnjë votë. Deputetët e opozitës pavarësisht nga kundërshtitë që mund të kenë nuk janë kriminelë që shiten dhe blihen, nuk i përkasin merkatos së lirë, por janë njerëz me integritet, të përgjegjshëm dhe kjo që përhap Edi Rama është thjesht një presion që i bën aleatit të tij në qeverisje. Një luftë e brendshme për jetë a vdekje midis dy vëllezqërve armiq, kokat le ti hanë njërit-tjetrit, është punë e tyre. Por, jam i pari që e kam denocnuar sa është krijuar qeveria, ky ka këtë qëllim ndaj tij, këto po dalin. Kjo është luftë e brendshme, nuk dua të merrem me ta, uroj që zoti tu shtojë oreksin kundër njëri-tjetrit”, tha Berisha.

Next Post

Radikalizmi islamik fiton terren në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkak parakalimi i gabuar, 32-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali. Makina u shkrumbua nga flakët

Shkak parakalimi i gabuar, 32-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali. Makina u shkrumbua nga flakët

February 11, 2026
Kosovë, presidenti “pezull”/ Afati kushtetues drejt fundit, LVV ende pa hapa konkretë për zgjedhjen e kreut të shtetit

Shtyhet seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës, shkak gjyqi për ish-krerët e UÇK-së

February 11, 2026
Kandidon për deputet në Vlorë, Ardit Bido emëron zëvendësuesin e tij tek Drejtoria e Arkivave

“Azem ti je gjallë”, deputeti i PS për Berishën: Vjen një moshë që njeriu nuk mundet ta…

February 11, 2026
“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, zbardhet dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha

Porosia 150 mijë euro, Hoxha: Do i vrisnim babain, që i biri të shfaqej në varrim

February 11, 2026
Deputetet e PD kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

9 viktima dhe 25 të plagosur nga të shtënat në Kanada, Begaj: Dënojmë çdo akt dhune që merr jetë njerëzore

February 11, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 12 Shkurt 2026

February 11, 2026
Dhuna ndaj policëve në protestë, Koçiu: Autorët do dënohen maskimalisht!

Dhuna ndaj policëve në protestë, Koçiu: Autorët do dënohen maskimalisht!

February 11, 2026
NATO me hierarki të re? Europianët marrin përgjegjësitë që dikur ishin të amerikanëve

NATO me hierarki të re? Europianët marrin përgjegjësitë që dikur ishin të amerikanëve

February 11, 2026
Protestë në Durrës, banorët e prekur nga projekti “TID” përplasen me këshilltarët dhe policinë

Protestë në Durrës, banorët e prekur nga projekti “TID” përplasen me këshilltarët dhe policinë

February 11, 2026
7 muaj pa paga, punëtorët e sigurimit të Bankers Petroleum ngrihen në protestë

7 muaj pa paga, punëtorët e sigurimit të Bankers Petroleum ngrihen në protestë

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In