• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha: Pse u prisha me Mero Bazen!

by Java News
04/05/2016 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha ka dhënë më në fund versionin e tij për prishjen e miqësisë me Mero Bazen. Megjithëse prej 8 vitesh ai vetëm kishte hedhur epitete fyese kundër gazetarit me të cilin ka mbajtur një raport të gjatë, vetëm tani ai ka dhënë versionin e tij të fakteve në një intervistë për Syri.net. Sipas versionit aktual që ka nxjerrë ish kryeministri, shkak për të ndarë rrugët mes tyre kanë qenë shitja e gazetës Tema tek biznesmeni Besnik Sulo dhe së dyti futja e shtypshkronjës së kësaj gazete pa doganë.

“Miqësia ka qenë kur ai vinte tek unë, që të jemi realistë. Unë miqtë kollaj nuk i lëshoj. Kurse ai sapo kërkoi të kalonte shtypshkronjën pa doganë i thashë harroje, dhe sapo bëri aktin e larjes së parave i kërkova agjencive respektimin që të bëjnë punën e tyre. Dhe e bëri me çorapen e Partisë, se çorapja Partisë është Besnik Sula, atij ja shiti, nga 500 mijë tha se ja shiti për 1 mijë dollarë”, ka treguar Berisha.

Por, po t’i kthehemi fakteve miqësia e ish kryeministrit me Bazen është prishur shumë më pas sesa këto data që kujton ish kryeministri. Gazeta Tema është shitur në fund të vitit 2005. Po ashtu edhe shtypshkronja e saj është blerë pak kohë më pas. Ndërsa edhe pas këtyre akteve baze ka qenë një njeri i afërt i doktorit. Ai ishte një nga mbështetësit e zjarrtë të fushatës së Sokol Olldashit në Tiranë në 2007 dhe ka vazhduar të jetë mik me Berishën deri në fillim të vitit 2008, sipas njerëzve të PD. E gjithë kjo kronologji e bën tejet të dyshimtë versionin e Berishës.

Aq më të shumë i shton këto dyshime fakti se pasi e vizaton me ngjyra negative Bazen Berisha e ka të vështirë t’i përgjigjet pyetjes së gazetarit Peka: “Po kur e njihnit kështu pse e mbanit mik?

“Tani, nuk ka pse më shtrohet mua kjo pyetje, kjo pyetje duhet t’i shtrohet Edi Ramës, të cilit i ka botuar dosjen e mjekimit 13 vite, që ka rekrutuar Ramën me dosjen e gjykatës për gjyqin për të njohur të birin, dhe dosjen e klinikës psikiatrike. I ka botuar ai këto dhe tani ai është njeriu më i afërt” – ka thënë Berisha duke iu shmangur pyetjes.

Lapsi/d.i.

Next Post

Pranga ish-policit, i mori 1 mijë Euro një qytetari për legalizimin e banesës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com