• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Berisha përplaset me Mark Markun, versione të ndryshme për grevën e studentëve

by Aalison Pearse Stevens
18/02/2016 08:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka organizuar dje një ceremoni me rastin e 25-vjetorit të Grevën së Urisë.     Greva e studentëve u pasua më pas nga protesta që çuan në rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës, më 20 shkurt. Në ceremoninë e organizuar nga Partia Demokratike ishin të ftuar pjesëmarrës në atë lëvizje të zhvilluar 25 vite më parë, deputetë dhe personalitete të tjera. Ceremonia u zhvillua në Qytetin Studenti. Ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paraqiti një version të vetin rreth zhvillimeve 25 vjet më parë. Sali Berisha tha se Ramiz Alia në atë kohë ishte ende një kërcënim i madh për vendin dhe për vetë Partinë Demokratike. Ai sqaroi raportin e PD me grevën e urisë, ndërsa shtoi se Partia Demokratike ishte në shënjestër të sulmeve të shtetit komunist. Por, një tjetër panoramë paraqiti Mark Marku. Ish-deputeti demokrat rrëzoi deri diku versionin e Sali Berishës. Ndryshe nga Berisha, Mark Marku tha se kjo lëvizje nuk ka pasur heronj. Sipas tij, nuk ishte e nevojshme që studentët të bëheshin heronj për bërë ndryshime në të mirë të shoqërisë.

Berisha për Lëvizjen Studentore

Sali Berisha tha dje se Partia Demokratike ka qenë organizatore e grevës së studentëve. Ai shtoi se këtë PD e ka bërë larg vëmendjes. “Në një pasdite ai prodhoi qindra postera dhe i shpërndau në të gjithë Qytetin Studenti duke bërë thirrje për protestë. Aty përcaktohet komisioni drejtues dhe kërkesa për heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga UT, pasi këta ishin krahu studentor i PD dhe dihet se nismëtarët e grevës ishin anëtar të PD. PD nuk donte të dilte si protagoniste e grevës sepse kërkonte që ajo të ishte një Lëvizje Studentore kundër qeverisë sepse greva mund të paragjykohej.

Studentët filluan negociatat me Ramizin. Njëherë Ramizi propozoi një referendum me ata që janë diplomuar për heqjen ose jo të emrit të Enverit. Ne propozuam që referendumi të bëhej me të gjithë profesorët dhe studentët por Ramiz Alia refuzoi”, ka rrëfyer dje ish- kryeministri Sali Berisha. Ai tha se Azem Hajdari ishte ai që ka kërkuar rrëzimin e shtatores së diktatorit Enver Hoxha nga qendra e kryeqytetit. “Kërkesën e parë publike në protestë për heqjen  e shtatores e ka bërë Azem Hajdari. Ne nuk kishim në kërkesat e studentëve heqjen e shtatores. Azemi kishte idenë të bënim një miting në shesh dhe më pas tha ai, t’i marr e ta fshijmë bustin. Ai kishte përgatitur parullën “Te sheshi” dhe kjo parullë nënkuptonte rrëzimin e bustit”, tha Berisha. Ish-kryeministri foli dhe për një djalë 17-vjeçar që thërmoi bustin e Enver Hoxhës.

“Fallangat komuniste morën një bust allçie të Enverit disa ditë pas rënies së bustit dhe e vunë atë ku ishte piedestali i Enverit dhe i kërcënonin qytetarët që të mos afroheshin ndërsa i shanin. Një super hero 17 vjeç vjen nga mbrapa sepse vendi ruhej me armë, e kap bustin e dhe thyen copa- copa. E thërrmoi bustin dhe erdhi me vrap u bashkua me qytetarët. Mirëpo duke qenë se nuk e sulmonin dot dhe duke mos patur bustin, ikën”, tha Berisha

Sot

Next Post

Nepotizmi në Pogradec, kryebashkiaku emëron nipin drejtor të Ujësjellësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

March 13, 2026
Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

March 13, 2026
Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

March 13, 2026
Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

March 13, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD akuzon Qeverinë për neglizhencë ndaj çmimit të naftës: Të hënën depozitojmë nismë ligjore në Kuvend

March 13, 2026
Sa përfitojnë SHBA‑të nëse rritet çmimi i naftës (dhe i gazit): Llogaritë e luftës dhe çfarë ndryshon për Europën

Sa përfitojnë SHBA‑të nëse rritet çmimi i naftës (dhe i gazit): Llogaritë e luftës dhe çfarë ndryshon për Europën

March 13, 2026
Rama: Do shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit dhe Hezbollahun & Gardën Iraniane organizata terroriste

Rama: Do shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit dhe Hezbollahun & Gardën Iraniane organizata terroriste

March 13, 2026
Deklaratat e ambasadave pas seancës, Rama: Asnjë presion! Nuk pranoj të më shohë njeri nga lart poshtë

Deklaratat e ambasadave pas seancës, Rama: Asnjë presion! Nuk pranoj të më shohë njeri nga lart poshtë

March 13, 2026
Dita e Verës! Policia e Elbasanit me plan masash, kufizime të qarkullimit në disa segmente të qytetit

Dita e Verës! Policia e Elbasanit me plan masash, kufizime të qarkullimit në disa segmente të qytetit

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In