Sali Berisha ka zhvilluar sot një mbledhje me kandidatët për kryetarë bashkie në selinë blu.
Në nisje të fjalës së tij, kryedemokrati Berisha iu është drejtuar kandidatëve me fjalët: Ju jeni kandidatët e lirisë (si partia e Ilir Metës nën logon e së cilës pritet të garojnë në 14 maj).
Gjatë fjalës së tij, Berisha është shprehur se pas vendimit të Gjykatës së Apelit për rigjykim të çështjes së vulës së PD, është kryeministri Edi Rama.
Sali Berisha: Personaliteti juaj i pëlqyer, i respektuar nga qytetarët e bashkive ku ju keni konkurruar, ka tmerruar Edi Ramën, ka tmerruar narkoshtetin dhe jo vetëm, por edhe aleatët e tij, duke menduar se do mund të na pengojë të marrim pjesë dhe të fitojë zgjedhjet më 14 maj, si burracak ai shtyu deri në tri ditë para skadimit të afatit vendimin e parafabrikuar të gjykatës së kontrolluar 100% prej tij, dhe konfiskoi vulën e partisë. Mendoi se me këtë akt na dha një goditje dhe shpëtoi nga opozita e vërtetë. E vërteta është e kundërta, ai nuk do të shpëtojë kurrë nga PD-ja e cila u ngrit si feniksi nga hiri apo labirintet e kurtheve të paimagjinueshme shqiptare dhe ndërkombëtare dhe vjet sot më e fuqishme se kurrë në një betejë me një monizëm të plotë. Me këtë akt, Rama shprehu tmerrin që ka nga opozita e vërtetë sepse është një kufomë që kundërmon në Shqipëri, Ballkan, në SHBA dhe kudo në botë.
/a.r