• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Berisha: Pas aferës së CEZ-it qëndron Rama dhe shoku i tij, Stefan Fyle

by Java News
01/10/2015 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Berisha: CEZ falimentoi, prandaj i hoqëm licencën

Ish-kryeministri Sali Berisha shpjegoi nga Parlamenti sot se pse qeveria e tij i hoqi licencënm CEZ-it. Ish-kryeministri tha se borxhi neto i CEZ ishte 800 mln euro, në këtë mënyrë kompania falimentoi dhe iu hoq licenca.

Më tej Sali Berisha ka përsëritur akuzën për ish-komisionerin për Zgjerim, Stefan Fyle. Sipas tij, pas marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe CEZ, qendron pikërisht Fyle. “Kam denoncuar me hipotezë një veprimtari të qëllimshme të Edi Ramës të lidhur direkt me komisionerin Fule. E kam bërë kur ai (Fule)ka qenë në funksion. Nuk e kam bërë me kënaqësi, por e kam bërë se kam parë aferën e tmerrshme që po rëndon mbi ta”, u shpreh Berisha në parlament.

Ai thotë se Çekia nuk mund t’i vinte veton Shqipërisë, ndërsa hedh dyshime edhe për zyrtarë të tjerë të BE­së, si zoti Kopac, që janë përfshirë në nënshkrimin e marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe CEZ. “Qeveria çeke nuk mund të vinte veto. Nuk mund të bllokonte kurrë vendimin e BE për statusin. Kjo ishte një veto e kërkuar. E kujt? E atyre që u duhej për të ndarë paratë. Nuk ekziston asnjë vendim i qeverisë çeke që të bllokohej Shqipëria derisa të firmosë marrëveshjen me CEZ. Nxirreni ku është. Kjo ishte një kërkesë e Edi Ramës, sepse duheshin ndarë paratë dhe se duhej përdorur një pretekst. Kam shprehur dyshimet e mia për komisionerin Fule, uroj të ketë qenë i izoluar. Por nuk është normale. Edhe për zotin Kopac kam patur respekt, por thotë që marrëveshja u firmos në zyrën e tij. Ç’lidhje kishe ti me marrëveshjen? Po bën diversion për të mbrojtur Edi Ramën. Por kjo nuk qëndron. Kjo është një shkelje. Se pastaj më duhet të shtroj pyetjen: a keni ndonjë lidhje me CEZ dhe a jeni në konflikt interesi? Por nuk mundet një zyrtar nga Brukseli të vijë në komision të parlamentit shqiptar dhe t’u thotë shqiptarëve që ajo marrëveshje që firmosi Edi Rama hoqi pas dy ore veton. Atëherë del ajo që thotë Sali Berisha; që marrëveshja është kulisash dhe u firmos në kurriz të shqiptarëve.

Pra mega afera 800 milionëshe u firmos në kurriz të shqiptarëve. Nuk ka autoritet në botë që t’i lejonte vetes një gjë të tillë. Nëse qeveria çeke do të dilte hapur, do t’i thuash qeverisë gjermane, presidentit francez, kryeministrit anglez; ore, te paguaj unë 600 milionë euro për të marrë statusin? A jeni ju dakord?

Nuk mund të jenë dakord. Ajo del në kundrshtim me atë mbi çfarë bazohet Europa. Kaq i duhej kryeministrit shqiptar. T’u thoshte; a duhet të paguajmë ne faturën 600 milionë euro për statusin”, u shpreh Berisha më tej.

Next Post

Nxënësit ankohen nga dhuna e mësuesve kosovarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

“BE i ka njohur vlerat e Shqipërisë”, Çupi: Athina një avokate e Shqipërisë, meritë e kryeministrit Rama!

April 23, 2026
Aksidenti në Tunelin e Llogarasë, ARRSH njofton normalizimin e qarkullimit, mjetet mund të udhëtojnë pa pengesa

Aksidenti në Tunelin e Llogarasë, ARRSH njofton normalizimin e qarkullimit, mjetet mund të udhëtojnë pa pengesa

April 23, 2026
Rriten tensionet, Hezbollah sulmon me raketa veriun e Izraelit

“Presim dritën jeshile nga SHBA”, Izraeli: Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit

April 23, 2026
LIVE/ Nis seanca plenare në Kuvend, në fokus reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë

Çfarë zgjidh numri magjik 100 për demokracinë shqiptare?

April 23, 2026
Botërori 2026, Italia i thotë “Jo” ftesës për të marrë vendin e Iranit

Botërori 2026, Italia i thotë “Jo” ftesës për të marrë vendin e Iranit

April 23, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

April 23, 2026
“Territorialja”/ Boçi-mazhorancës: Ultimatumi i vendosur nga ju, turp!

PD dhe deputetët e Ilir Metës braktisin seancën plenare për Luçiano Boçin

April 23, 2026
Aksident me vdekje në Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën këmbësori

Aksident me vdekje në Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën këmbësori

April 23, 2026
Putin dërgon anijen me naftë në ishull, Trump kërkon ndryshim regjimi, kush do e fitojë bastin për Kubën?

Putin dërgon anijen me naftë në ishull, Trump kërkon ndryshim regjimi, kush do e fitojë bastin për Kubën?

April 23, 2026
Iluzioni i Micotaqis për serinë e dytë të “Dy popuj miq”!

Iluzioni i Micotaqis për serinë e dytë të “Dy popuj miq”!

April 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In