• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha ‘non grata’ dhe financimi rus i PD/ BE: Ndëshkim partive me fonde të fshehta, sanksione edhe për individët e korruptuar

by Java News
26/09/2022 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partitë politikë shqiptare që marrin financime të fshehta do të sanksionohen nga Bashkimi Evropian. Pavarësisht që paketa për llojin e sanksioneve nuk është përfunduar, zyra e shtypi e Parlamentit Evropian, i tha Report TV, që “Bashkimi Europian do të përfshijë në sanksione partitë politike, aktivitete specifike dhe individë që janë përgjegjës dhe të përfshirë në vepra korrupsioni”.

Pyetjes nëse ish-kryeministri Sali Berisha është në listën e zezë të BE-së për t’u shpallur ‘non grata’, ashtu siç është njoftuar disa herë nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, zyra e shtypit të Parlamentit Europian nuk pranoi  t’i referohej emrave konkret, por ata thanë se “masat kufizuese të vendosura nga BE-ja synojnë edhe vendet kandidate, subjektet joshtetërore dhe individët’.

Sipas zyrës së shtypit, kjo e fundit ka qenë një kërkesë e kahershme e Parlamentit Evropian. Prandaj, Parlamenti do të ndjekë nga afër këtë iniciativë për t’u siguruar që ajo të zbatohet dhe zbatohet me shpejtësi dhe në mënyrë efektive.

“Edhe pse vendimi për vendosjen e sanksioneve i takon Këshillit të BE-së, Parlamenti do të ushtrojë një presion të rëndësishëm politik në këtë drejtim. Kjo ka qenë shumë e qartë për paketat e sanksioneve të miratuara si pasojë e agresionit të paligjshëm të Rusisë kundër Ukrainës, me Parlamentin Evropian si nxitësin kryesor politik dhe shtytësin e procesit”, thuhet në reagim.

Në programin e punës të Komisionit Europain për vitin 2023, do të merren nisma konkrete për fushën e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. E para  prezantimi i një Pakete të Mbrojtjes së Demokracisë për të rritur mbrojtjen e BE-së kundër ndikimit të huaj të fshehtë dhe financimit të fshehtë; dhe përfshirja e korrupsionit në regjimin e sanksioneve të BE-së./m.j

Next Post
Paratë ruse/ Berisha akuza Bashës: Je i vetmi përgjegjës! Në arkën e PD-së nuk ka hyrë asnjë para

Paratë ruse/ Berisha akuza Bashës: Je i vetmi përgjegjës! Në arkën e PD-së nuk ka hyrë asnjë para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com