• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha nga maja e ballkonit ‘lexon’ yjet: Nga këtu lart shoh një horizont që s’e kemi parë 11 vite! Dimri po ikën…!

by Java News
29/04/2024 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, një ditë para protestës tek bashkia e Tiranës, deklaroi se, shikon vetëm fitore.

“Këtu nga Rruga e Shpresës, nga ky ballkon, nga ky podium unë shoh një horizont që nuk e kemi parë 11 vite! Unë shoh fitore, fitore, fitore”, deklaroi kryedemokrati Sali Berisha.

Sali Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare! Të nderuar qëndrestare dhe qëndrestarë. Heronj të vërtetë të shpresës dhe të ardhmes së Shqipërisë. Çdo muaj. Çdo javë. Çdo ditë dhe çdo orë ju zhvilloni një betejë epike. Një qëndresë të admirueshme. Të denjë për secilin qytetar që e quan veten shqiptar, që i thotë lirisë, liri dhe dinjitetit njerëzor, dinjitet.

Ju qëndruat në ditët më të zeza të demokracisë. Ju përhapët dritë në natën e saj. Ju qëndruat në ditët më të acarta për pluralizmin. Nën stuhitë më të egra ndaj narkoshteti të bandave dhe krimit kundër opozitës shqiptare. Ju qëndruat këtu përditë në ‘Rrugën e Shpresës’. Por të dashur miq, tani ne jemi në një stinë tjetër.

Dhe nuk e kam fjalën për përfundimin e stinës së dimrit. Po e kam fjalën për përfundimin e stinës 11-vjeçare të Rilindjes shkatërrimtare të kombit shqiptar dhe të Edi Ramës. Të dashur miq, pranvera e lirisë, pranvera e shpresës ka nisur në të katër anët e vendit. Flladi i tyre po freskon, po ushqen mendjet dhe zemrat e shqiptarëve. Këtu nga Rruga e Shpresës, nga ky ballkon, nga ky podium unë shoh një horizont që nuk e kemi parë 11 vite! Unë shoh fitore, fitore, fitore!/m.j

Next Post
‘Injoranca e Ilir Metës në shembullin e Stalinit’/ Gazetari: Ishte Jakovi, jo Vasili. Qesharak kur krahason…!

'Injoranca e Ilir Metës në shembullin e Stalinit'/ Gazetari: Ishte Jakovi, jo Vasili. Qesharak kur krahason...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com