• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha nga Foltorja në Krujë: Ky regjim po u nxin jetën shqiptarëve! Rama ka kapur të gjitha pushtetet

by E S
17/02/2026 19:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi nga Foltorja e radhës mbrëmjen e sotme në Krujë, kryeministrin Edi Rama, jo vetëm si autori i shpopullimit të Shqipërisë duke i vrarë shpresën shqiptarëve, por edhe për kapjen e të gjitha pushteteve, duke instaluar një regjim më të egër se ai serb.

Kreu i selisë blu u shpreh se mbi 200 mijë rrogëtarë të administratës janë të partisë shtet.

“Rama ka kapur të gjitha pushtetet. Nga 240 mijë në administratë, mbi 200 mijë rrogëtarë i përkasin partisë shtesë. Me të drejtën e zotit, duhet thënë se u rrit si parti krimi, lindi si e tillë, vazhdon si parti krimi dhe kjo është partia e Ramës. Partia e Ramës ka vendosur një regjim që ka tre gjëra, tre shtylla kryesore; ka vjedhjen, mashtrimin, krimin! Me këto tre shtylla kryesore, kjo parti po i bën Shqipërisë një zbrazje dy deri në tre herë më të madhe, sesa zbrazja që i bëri pushtuesi serb në Kosovë”, tha ai.

Më tej Berisha vijoi akuzat ndaj mazhorancës dhe kreut të saj, duke dhënë shifra të zbrazjes së vendit, nga largimet dhe deri tek lindshmëria, që janë në minimumin historik.

“Kurrë ndonjëherë një komb si yni në këto troje, nuk ka njohur një rrokullisje të tillë si në këto dhjetë vite. Sot, vetëm në hapësirën e Schengen, të BE, në dhjetë vite nga ky regjim u detyruan të largohen 1,1 mln shqiptarë. Po të llogarisim dhe të tjerat janë mbi 45% e popullatës. Njerëz atdhetarë që e duan këtë vend, ku po shkojmë është pyetja? Po shkojmë drejt zhdukjes, zhdukjes së pashmangshme. Nga këta 1,1 mln që kanë ikur, 70% janë nën 45 vjeç, lindjet sot janë 76% më të ulëta se në 1991. Pse kjo? Pse nga 2007-2014 popullata në Krujë, Tiranë e Shqipëri rritej nga viti në vit, është statistikë nga instituti kjo”, vijoi lideri i opozitës.

Sipas Berishës, ky regjim ka vrarë shpresën e shqiptarëve dhe po ua nxin jetën nga vjedhjet dhe plaçkitjet, deri tek krimet.

Next Post
Këto janë 3 shenjat e horoskopit që bëhen romantike vetëm pas një zhgënjimi

Këto janë 3 shenjat e horoskopit që bëhen romantike vetëm pas një zhgënjimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In