Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha janë mbledhur sërish gjatë ditës së sotme poshtë ambienteve të pallatit ku ai banon.
Mbledhja e tyre në të njëjtin orar për të disatën herë, vjen në shenjë solidariteti dhe proteste pas vendimit të GJKKO për ta lënë Berishën në “arrest shtëpie”.
Nga pamjet duket se në dritaret e shtëpisë së Berishës janë vendosur dy flamuj, ai kombëtar dhe ai i Partisë Demokratike.
Në protestat e zhvilluara më parë, Berisha është parë teksa del në ballkon dhe përshëndet të pranishmit, duke mbajtur edhe fjalim.
Berisha është akuzuar për korrupsion për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
/f.s