• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha ndjen vetminë, ftesë indirekte Lulzim Bashës: Të gjithë të mirëpritur të rikthehen!

by A M
19/01/2025 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I mbetur vetëm në Partinë Demokratike, me aletë në burg ose nga ata të cilët i kërkojnë vetëm mandate, Sali Berisha ka nisur gjuetinë e afrimit të individëve përpara zgjedhjeve parlamentare të 2025, duke i bërë një ofertë indirekte Lulzim Bashës.

Duket se kryedemokrati ka hedhur një hap pas nga kushtet e tij kokëforta për pranimet në selinë blu, duke vendosur kësaj radhe të amnistojë Lulzim Bashën dhe të tijët.

Berisha beson se rotacioni politik në Shqipëri do të vijë vetëm nga Diaspora. Sipas disa shifrave që vetëm ai i di, shumica e shqiptarëve jetojnë jashtë vendit dhe jo brenda, ndaj dhe ka besimin se emigrantët do e votojnë atë e jo Ramën.

Madje Berisha ka shpresë edhe tek simotrat e Partisë Demokratike. Kjo dëshirë e tij, vjen nga shpresa se me ardhjen e Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, non-grata në supet e tij do të hiqet, por sondazhet e instituteve republikane e nxjerrin po Berishën më pak të besuarin nga liderët politikë në Shqipëri.

Ndonëse premton prej kohësh hapje të Partisë Demokratike për të rinjtë, në Gjirokastër, ai vijon të ketë drejtues politik të preferuarin e tij Tritan Shehun, i cili në skenarin më të mirë, do të mbetet deputeti i vetëm i Partisë Demokratike për këtë qark.

Megjithatë, kryedemokrati nuk bën asnjë hap pas në përballjen me drejtësinë. Të hënën, ai duhet të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore në SPAK për të zbatuar masën e detyrimit të paraqitjes dhe me një mesazh në celular, ka udhëzuar të gjitha strukturat e Partisë Demokratike të mbledhin sa më shumë njerëz në orën 9:30 për ta mbështetur atë në ecejaken 2 minutëshe në derën e Prokurorisë së Posaçme./abcnews.al

Next Post
141 mijë punonjës deklarojnë të ardhurat, ulet pragu, afat deri në 31 mars

141 mijë punonjës deklarojnë të ardhurat, ulet pragu, afat deri në 31 mars

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In