• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha-Nano, kur dy liderët historikë akuzojnë “guvernatorët” e huaj

by Aalison Pearse Stevens
05/10/2016 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Ndonëse disa herë e kishte nënkuptuar këtë gjë në fjalimet e tij publike, mbrëmë Berisha e tha shkoqur.

“Nuk jam këtu për të bërë analizën e ambasadave. Gjëja më e rëndësishme e një ambasadori është të tentojë të bëjë guvernatorin. Gjëja më e parë është të mos e mëndojë veten më shumë seç është. Vendet e lira janë vende të lira. E kanë të përcaktuar në thelbin e kushtetutes se tyre. Ambasadorët shprehin mendimet e qeverive të tyre. Edhe në momentet më delikate unë nuk jam për një lloj guvernatori. Unë jam që shteti ligjor kurrë nuk ndërtohet sa kohë të ketë ndikime guvernatoriale. Kjo ndodh kur ka një kryeministër pa personalitet dhe të kapur nga të gjitha anët. Rama citon ambasadorët për të shpëtuar nga mëkatet e veta. Unë nuk kam pranuar në asnjë mënyrë të diktohem. Ai është mekatar. Ai fsheh kanabisin, kokainën, korrupsionin. Si ambasadorë bëjnë vetëm politikën e vendeve të tyre. Si guvernatorë ata bëjnë c’të duan” – tha Berisha tek emisioni i Eni Vasilit.

Kjo është edhe akuza më e rëndë ndaj një përfaqësuesi të komunitetit ndërkombëtar.

Vetëm në vitet ‘90 njihet një qëndrim i hapur i tillë i një politikani shqiptar, sërish ndaj një ambasadori të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dhe është pikërisht miku-armik i Sali Berishës, ish-kryeministri dhe lideri historik i PS-së, Fatos Nano.

Bëhet fjalë për verën e vitit 1993. Prokuroria, natyrisht e nxitur nga Berisha dhe mazhoranca e PD-së kishin nisur një fushatë për ta burgosur kryesocialistin riosh, pra vetëm dy vjet në krye të PP së konveruar në Socialiste .

Blerim Çela, atëherë kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, përgatiti akuzën qeveritare ndaj liderit të opozitës për korrupsion.

Prokuroria e shqyrtoi sa hap e mbyll sytë dhe më pas e dërgoi në Parlament kërkesën për heqje imuniteti. Që, siç dhe pritej, u miratua me shpejtësi.

Pas kësaj arrestimi i Fatos Nanos ishte çështje orësh.

Pak para arrestimit, Nano mbajti një takim në Akademinë e Arteve para mbështetësve të tij ku bëri deklaratën më të fortë kundër SHBA-së, që do t’i kushtonte atij karrierën e ardhshme politike.

 “Nuk jam unë i pari viktimë politike e shtetit ballisto-fashist që po riinstalohet në Shqipëri nga klani revanshist që drejtohet nga Sali Berisha. Ka mbi një vit që në Shqipëri drejtësia është vënë nën presionin dhe kërcënimet e tipit të oborreve feudale nga partia që drejton Sali Berisha; ka mbi një vit që çdo shqiptar i ndershëm është i kërcënuar për të shkuar në burg ose me bukën e fëmijëve po të guxojë të kërkojë drejtësi politike e sociale…

…Berishën, Kalakulën, Zhulalin, Çelën, Arbnorin, Dostin, Butkën, Spahinë e të tjerë, që deri dje i kërkonin favoret e Enver Hoxhës edhe deri me letra besnikërie nga birucat e burgut, i tremb Partia Socialiste…

Këtë e kanë ndjerë edhe diplomatë të tipit Hill dhe Rajerson, që pasi bënë karrierë në CIA dhe Beograd, i vunë në tavolinë Berishës skenarin. Nuk ishin aspak të rastit paralajmërimet e tyre gjatë fushatës së zgjedhjeve kundër socialistëve, kënaqësia e tyre patologjike për të urdhëruar një genocid të përgjithshëm politik në Shqipëri kundër të gjithë atyre që denoncuan dhe iu kundërvunë zbatimit të skenarëve dhe planeve të pluhurosura të antikomunizmit makartist të përgatitur jo vetëm për vendin tonë, në periudhën e ‘doktrinës Truman’ të pasluftës. Dhe Berisha e klani i tij nuk kanë hezituar të veprojnë para mesazheve, porosive dhe skemave të gatshme për të cilat kanë nënshkruar në zyra sekrete.

Ata që aq shumë flasin për lirinë, marrin frymë vetëm nga thesi ku i kanë futur dhe ku ua kanë mbyllur edhe kokën. Kështu dhe ata vetë do të shkojnë siç kanë nisur, drejt asfiksisë. Fundet e diktatorëve dhe diktaturave janë të pashmangshme. Është fatkeqësi e madhe dhe fatalitet që Shqipëria nuk drejtohet sot në Shqipëri. Politika për Shqipërinë nuk bëhet në Shqipëri, për shqiptarët e me shqiptarët…

…Unë jam shumë i qetë, jam absolutisht i qetë, sepse jam absolutisht i pastër. Mua nuk më tremb as heqja e imunitetit dhe as bango e të akuzuarit që inskenoi Berisha. Berisha trembet, Berisha nuk është i qetë. Berisha është shpërfytyruar. Mua më zë gjumi të qetë. Berishën nuk e zë gjumi. Unë kam shokë e miq në të gjithë Shqipërinë, Berisha ka mbetur vetëm… Me mua është e vërteta, me Berishën është turpi…”

Kjo ishte fjala e Fatos Nanos, i cili në mënyrë direkte anatemoi dy përfaqësues zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit në Tiranë.

Rrodhën shumë ujra pas asaj deklarate.

Fatos Nano qëndroi në burg deri në vitin 1994, ndërsa nga PS-ja u ftuan për vizitë në Departamentin e Shtetit: Sërvet Pëllumbi, Kastriot Islami dhe Pandeli Majko.

Ky i fundit duket se u piketua si njeriu që do të ketë mbështetjen e Uashingtonit brenda së majtës.

Berisha u rrëzua nga pushteti në vitin 1997 dhe Fatos Nano fitoi zgjedhjet me më shumë se 2/3 e votove duke u zgjedhur Kryeministër.

Por qeveria e tij nuk qëndroi dot asnjë vit, pasi u rrëzua dhe si pasardhës i Nonis erdhi Pandeli Majko.

Nano u tërhoq përkohësisht dhe jo për gjatë. Pas një viti risulmoi Majkon dhe rimori kreun e PS-së. Qëndron për 3 vjet në heshtje dhe i merr Ilir Metës qeverinë duke bërë pakt me Sali Berishën për kreun e shtetit.

Por që nga 2002 e deri në vitin 2005 kur e la qeverinë, pavarësisht se Shqipëria pati një rritje ekonomike dhe vendi po gëzonte një lloj boom-i falë shpërthimit të industrisë së ndërtimit dhe riciklimit të parave të krimit në ekonomi, Fatos Nano nuk e gëzoi kurrë mbështetjen ndërkombëtare, gjë që e ka vuajtur edhe në vitet e mëtejme ku ka synuar hyrjen nëpërmjet zgjedhjes si kryetar i shtetit.

Duket se gjithçka lidhej me deklaratën e vitit 1993…

Ermir Hoxha/tesheshi.com/

 

Next Post
Burra, këto gjashtë gjëra një grua e fortë nuk do t’jua toleronte kurrë

Burra, këto gjashtë gjëra një grua e fortë nuk do t'jua toleronte kurrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

October 5, 2026
Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

October 5, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 5 tetor 2026: Binjakët nisin javën me sukses

October 5, 2026
Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

October 5, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

10 futbollistët me më shumë kontribute për gola në histori

October 5, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Viti i ri akademik, Begaj: Investimi në arsim, më i sigurti për zhvillimin e shoqërisë

October 5, 2026
Ekzekutimi dështoi dy herë| Vrasësja në SHBA në gjendje kritike, prognoza ende e paqartë

Ekzekutimi dështoi dy herë| Vrasësja në SHBA në gjendje kritike, prognoza ende e paqartë

October 5, 2026
Ndryshimi i Ligjit për Specialen, sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

Ndryshimi i Ligjit për Specialen, sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

October 5, 2026
Djali i Jair Bolsonaros mund Lulan, por sërish nuk zgjidhet president

Djali i Jair Bolsonaros mund Lulan, por sërish nuk zgjidhet president

October 5, 2026
FOTOT/ Mësuesja i dërgonte foto të zhveshura të dashurit, por gabimisht i’a nis një studenti

Vetëm 14% e shqiptarëve verifikojnë informacionin online, ndër më të ulëtat në Europë

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com