• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha, mëso me vdekë!

by Keti Bazhdari
17/06/2016 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Keti Bazhdari

Vërtetë keni filluar të mendoni se po ia hidhni me argumentimin së prapthi që po i bëni nenit 88 të rekomandimeve të Komisionit të Venecias?  E zeza në të bardhë s’mund të shkruhej kurrsesi më qartë se aq.

Kërkohej shumicë e cilësuar për të garantuar edhe më tej integritetin e reformës në drejtësi, ja tek është.

Tani pse ngrini situata imagjinare duke bërë lojë fjalësh me pjesën nënrenditëse të fjalisë së shprehur krejt qartë nga komisioni i Venecias në nenin 88, që në rastin më të keq, nëse nuk arrihej konsensusi mes palëve për të votuar me shumicë cilësuese prej 94 votash reformën në parlament, lihej si opsion  që anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjykatës, Këshillit të Lartë të Prokurorise, Kolegjit të Posacëm të Kualifikimit  dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të propozoheshin nga partitë politike, por gjithnjë nëse nuk do arrihej konsensusi për shumicën cilësuese. Konsensusi u arrit.

Pjesa nënrenditëse e nenit 88 ishte një opsion nga halli që Komisioni i Venecias e ofron si “alternative te 15-te”  kur flitet për vende si ky i yni, ku drejtësia është ende në kërkim të zanafillës.

Në vendet e zhvilluara me drejtësi të konsoliduar prej shekujsh dhe të distancuar qartazi nga politika parimisht e organikisht, është e paimagjinueshme të bihet në këtë nivel retorike publike ku të diskutohet parcelizimi i dretësisë nga politika. Për fatin tonë të mirë, si vazhdim i fillimit, situata mori formën e duhur  me kërkesën e opozitës për të miratuar këtë reformë me 2/3( shumicën e cilësuar) të votave në parlament në vend të 3/5 dhe me pranimin nga ana e mazhorancës për ta realizuar kështu, pra pa qenë nevoja t’i riktheheshim opsionit tjetër të rikapjes së dretësisë nga politika.

U duk sikur më në fund u gjendëm para faktit te kryer dhe reformës s’i mbetej tjetër vec të miratohej e të fillonte zbatimi. Po si  zakonisht shqiptarëve të shkretë nuk u prin kurrë fati me të parën?  Gjithnjë gjendet një mistrec, një mëkatar, një mafioz, kësaj here i veshur me petkun “transparent” të opozitës që bën c’është e mundur për të prishur punë, herë nga dalldia për pushtet e herë nga frika për të shkuarën. I kapur gafil për pranimin e shumicës cilësuese nga ana e shefit të mazhorancës, mistreci Berisha që thur intriga me ndonjë mëkatar e mafioz më të vogël kërkon të shpetojë disi nga ankthi i faktit të kryer dhe po në ankth e sipër gjejnë rrugëdalje “brilante” si ajo e leximit të nenit 88 të Komisionit të Venecias së prapthi.

Pse them gafil? Sepse Berisha së bashku me ndonjë tjetër se kishin besuar kurrë se kryeministri do binte dakord për shumicën e cilësuar prej 2/3 apo 94 vota për miratimin e reformës në drejtësi se ndryshe s’do e kishin trumpetuar dhe ofruar fare si alternativë për mosnegocjim. Të bindur si do vepronin vetë po të kishin kaq shumë pushtet në dorë, as e conin nëpër mend se shefi i mazhorancës do i thoshte po shumicës cilësuese duke i vënë përfundimisht veton cdo tentative të politikës për të poseduar drejtësinë.

Momentet e kthesave të mëdha është normale të zëne gafil të sëmurët për pushtet. Nostalgjikët e sullltanateve e dinë mirë se votimi më shumicë të cilësuar është  antidoti më i fuqishëm kundër kapjes së dretësisë nga politika dhe e vetmja mënyrë për të garantuar një proces përzgjedhje të anëtarëve të kolegjeve dhe komisioneve të drejtësisë që s’i jep asnjë shans ushtarëve politikë të Berishës apo kujtdo tjetër të vishen me pushtet juridik. Nevoja për një ekulibër kaq të gjerë forcash e ngre barrierën mbrojtëse në atë pikë sa e bën praktikisht të pamundur tejkalimin e saj nga emra e pushtete të përvecëm.

Kuptohet pastaj pse në këtë pikë, Berisha sëbashku me ca manipulatorë të tjerë janë të gatshëm të përdorin cdo lloj justifikimi për të fituar kohë. Manipulimi i rradhës është leximi së prapthi i rekomandimet 88 të Komisionit të Venecias. Kur të bjeri ky, kushedi c’do shpikin. Por ajo që më bën optimiste eshte ekspozimi i madh i tyre përballë opinionit vendas dhe të huaj, sepse mafia kur del ne dritë verbohet e fillon të bëjë manovra të gabuara. Të vërtetat fillojnë e u plasin ne shesh si fishekzjarret e e Shkëlzenit.

Detaji më i rëndësishëm që i mungon mafies është finikëria, që në rrethana e kontekste të caktuara mund të kamuflohet disi, por kur vjen ora me vdekë, aty, shperthiqet fare. Duhet fisnikëri me ditë me vdekë.

Edhe inteligjenca më modeste do  ta kuptonte se vendosja e dretësisë në Shqipëri është shumë më e madhe se vetë Shqipëria e jo më se persona apo forca të caktuara me pushtete të izoluara në errësirë që kërkojnë të imponohen e destabilizojnë me cdo kusht. Këta janë krejtësisht të papërfillshëm edhe përballë nevojës jetike për ndryshim të një shoqërije dhe ngelin vetëm cështje kohe.

Kush kërkon t’i imponohet historisë probabilitetin më të madh e ka të ngeli vetëm cështje kalendari.

Next Post

Tre klube të gatshme të paguajnë klauzolën 190 milionë euro të Neymar-it

Comments 2

  1. Milena says:
    10 years ago

    Asnje reforme,apo thene thjesht drejtesi,nuk eshte dhe nuk mund te jete kurre,me e madhe se vete Shqiperija.Kush predikon te kunderten,eshte tradhetar I Shqiperise.Kurrkujt nuk do ti duhej asnje reforme,nese nuk do te jete Shqiperija.

    Reply
  2. gimi says:
    10 years ago

    Keq me vjen se je e re por kush uron vdekjen e tjetrit I ka ardhe radha me vdek per vehte se si do te vij e di zoti mi gocen mbaje mend mos e haro thenien e te vjeterve.Rofte Sali Berisha.Ai do vdesi kur te thote ZOTI jo kur do ti moj tyryfyle.

    Reply

Leave a Reply to gimi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vija e kuqe” e foltoreve blu/ Pas akuzave për Salianjin, Berisha del në foltore me Arjan Ndojën

“Vija e kuqe” e foltoreve blu/ Pas akuzave për Salianjin, Berisha del në foltore me Arjan Ndojën

December 26, 2025
Bisedimet mbi planin e paqes, konfirmohet takimi Trump-Zelensky në SHBA! Ja kur do të mbahet

Bisedimet mbi planin e paqes, konfirmohet takimi Trump-Zelensky në SHBA! Ja kur do të mbahet

December 26, 2025
Gjykata lë në burg 21 persona, u arrestuan si pjesë e grupit që shpërndante kokainë në Tiranë! Lirohet vetëm njëri

Gjykata lë në burg 21 persona, u arrestuan si pjesë e grupit që shpërndante kokainë në Tiranë! Lirohet vetëm njëri

December 26, 2025
EMRI/ E rëndë në Kavajë, plagoset me thikë pronari i një marketi. Dyshohet se autori..

Plagosi pronarin e marketit, arrestohet 42-vjeçari në Kavajë/ I sekuestrohet një thikë e një sëpatë

December 26, 2025
Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, këmbehet nën 97 lekë

Euro “prek” minimum historik përgjatë festave të fundvitit

December 26, 2025
Shqipëria “pushtohet” nga acari i fundvitit, ja sa do jenë temperaturat për Vitin e Ri

Shqipëria “pushtohet” nga acari i fundvitit, ja sa do jenë temperaturat për Vitin e Ri

December 26, 2025
Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

Berisha po humb terren ndaj Salianjit, “Foltore’ nëpër katunde

December 26, 2025
Jorida Tabaku shpjegon arsyet e refuzimit për kandidaturën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës

“Të jemi në linjë me BE dhe SHBA”, Tabaku: Shqipëria ka nevojë për një ligj serioz për shqyrtimin e investimeve të huaja!

December 26, 2025
I lindur në Ukrainë, ndahet nga jeta ish-zëvendësministri rus i Mbrojtjes

I lindur në Ukrainë, ndahet nga jeta ish-zëvendësministri rus i Mbrojtjes

December 26, 2025
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Shitja e kokainës në Tiranë, zbardhen komunikimet e grupit dhe blerësve: M’ka qëllu e keqe, mos na fikso se kam rob në shpi

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com