• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha merr në mbrojtje Lazaratin: Rama dhe Tahiri kanë kryer krime kundër njerëzimit! Policia është një bandë me uniformë

by A R
10/10/2022 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë kryer krime kundër njerëzimit në Lazarat. Kështu deklaroi kreu i partisë Demokratike Sali Berisha pas kthimit nga Gjirokastra ku bëri një analizë të gjendjes së jugut në tërësi. Në një deklaratë për mediat kreu i selisë blu tha se njerëz me uniformë i kanë vendosur tytën në gjoks fëmijëve 2-3 vjeç, nënave dhe kryebashkiakut gjatë operacionit antidrogë, ndërsa premtoi se do të organizojë skuadra hetimi për të vënë para përgjegjësisë autorët.

“Në Lazarat konstatova se Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë kryer krime kundër njerëzimit, në këtë fshat krime të vërteta me operacionin e tyre antidrogë. Bandat kriminale me uniformë nuk kanë ngurruar t’i vendosin tytën në gjoks fëmijës 2-3 vjeç, nënës që mbronte fëmijën kryeplakut të fshatit i shkrehin breshëri se kishte bërë detyrën. Një terrorizëm të tillë Lazarati nuk e ka parë në histori. Të gjitha të dhënat janë se Rama e Tahiri kanë kryer krime kundër njerëzimit. Shumë shpejt do të organizojë skuadra hetimi dhe rama do të marrë ndëshkimin për krimin e kryer”, tha Berisha.

Duke e analizuar situatën në jug si më dramatiken, Berisha theksoi se shpopullimi, rrënimi ekonomik dhe boshatisja e universiteteve ishin problemet më të mëdha.

“Jugu i Shqipërisë ndodhej në situatën më dramatike se shpopullimi i Gjirokastrës dhe jugut është i paimagjinueshëm, se rrënimi ekonomik si shkak kryesor i shpopullimit tejkalon të gjitha përmasat. E kam menduar disa herë udhëtimin tim mund ta vlerësoj si udhëtimin në katakombet e biznesit të jugut. Në Libohovë nga 50 kompani ndërtimi në 2013 sot nuk kishte asnjë, me dhjetëra kompani biznesi të shumëllojta ishin të falimentuara. Në Gjirokastër kaloje rrugës të lëndonte në shpirt kompensatoja në vitrinat e dyqaneve të falimentuara. Një politikë jashtëzakonisht perfide për shpopullimin e kësaj zone ndiqej nga qeveria. Largimi i të gjitha institucioneve nga gj kishte boshatisur qytetin si kurrë në ekzistencën e saj në shekull. Nuk më hiqet nga mendja një nënë pensioniste që më thotë; thuaji Ramës si mund të shkoj në Tiranë për një certifikatë me pensionin që kam nuk shkoj dot se rruga më kërkon aq para sa marr unë pensionin dhe unë mbetem pa shërbim pa certifikatë. Nga një qendër e fuqishme e zhvillimit rajonal që po konsolidohej universiteti i Gjirokastrës, dominonte mungesa masive e studentëve dhe boshatisja e universitetit. Të gjitha masat e qeverisë çonin drejt vdekjes graduale të një qyteti që qëndron me dinjitet në kurorën e trashëgimisë kulturore”.

/a.r

Next Post
Kina nis observatorin me bazë në hapësirë për të zbuluar sekretet e Diellit

Kina nis observatorin me bazë në hapësirë për të zbuluar sekretet e Diellit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In