• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha me plan B/ ‘Rithemelimi’ futet në garë me emrin e Partisë së Lirisë së Metës, komisionerët i takojnë PD-së së Alibeajt

by Java News
04/11/2022 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mungesë të një vendimi të formës së prerë nga Gjykata e Apelit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në dilemë se cilën PD të regjistrojë në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, PD-në e drejtuar nga Sali Berisha apo PD-në e drejtuar nga Enkelejd Alibeajt. Nga ana tjetër, dy grupet në PD, të cilët pretendojnë se përfaqësojnë partinë zyrtare, nga tentativa për t’u bashkuar, përfunduan duke kërcënuar njëri-tjetrin. Afati i fundit për partitë politike për t’u regjistruar në zgjedhjet e lokale të 14 majit 2023, është fillimi i muajt mars 2023. Deri atëherë, Gjykata e Apelit duhet të ketë vendosur për fatin e PD-së, nëse i përket Berishës apo grupit të Lulzim Bashës.

Çfarë ndodh nëse Gjykata e Apelit i heq nga duart Berishës partinë që i dha gjyqtari Agron Zhukri?

Për Rithemelimin mbeten tre opsione. Varianti i parë konsiston në krijimin e një partie të re politike, duke mundësuar regjistrimin në zgjedhje. Varianti i dytë konsiston në bashkimin me PD-në me në krye Alibeaj, por ky version është më pak i mundshëm pasi statuti i PD-së së Alibeajt përjashton Berishën nga partia për shkak së damkës së non gratës. Varianti i tretë dhe më i mundshmi është që Rithemelimi të regjistrojë kandidatët për kryetarë bashkie dhe këshilltarë bashkiakë në emrin e Partisë së Lirisë, me në krye Ilir Metën. Një skemë e tillë u aplikua edhe në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022.

Nëse Gjykata e Apelit do të njohë PD-në me në krye Alibeajn si parti zyrtare, Rithemelimi humbet automatikisht përfaqësimin me komisionerë në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Partitë politike duhet të ketë propozuar para datës 14 shkurt 2023 anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, të cilat përbëhen nga 7 anëtarë, ku dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e shumicës parlamentare, dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e opozitës parlamentare, një anëtar propozohet nga partia e dytë e shumicës parlamentare dhe një anëtar propozohet nga partia e dytë e opozitës parlamentare.

E njëjta formulë ndarje aplikohet edhe për anëtarët e Qendrave të Votimit dhe Grupet e Numërimit të Votave. Konkretisht, 2 komisionerë propozon PS-ja, 2 PD-ja zyrtare, një komisioner Partia e Lirisë si partia e dytë më e madhe në opozitë dhe një PSD-ja si partia e dytë më e madhe në pushtet. Nëse Apeli njeh Alibeajn si kryetar të PD-së, në këtë rast dy komisionerët do të propozohen nga Alibeaj dhe Basha, si dhe një komisioner nga Partia e Lirisë./Shqiptarja.com/m.j

Next Post

Situata e Covid 19/ Ministria e Shëndetësisë: 31 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

Eklipsi total i Hënës tek Virgjëresha, çfarë pritet të sjellë te shenjat e Horoskopit

March 2, 2026
Ikja e Mane Lumanit, kolegu tregon betejën me sëmundjen: Dy muajt e fundit i kaloi në spital, vuajti shumë

Ikja e Mane Lumanit, kolegu tregon betejën me sëmundjen: Dy muajt e fundit i kaloi në spital, vuajti shumë

March 2, 2026
“Asnjë sinjal që janë goditur objektet bërthamore të Iranit”

“Asnjë sinjal që janë goditur objektet bërthamore të Iranit”

March 2, 2026
Greva në doganën greke/ Më 27 tetor “paralizohet” qarkullimi i mjeteve në Kakavijë, ja sa do të zgjasë

Do trafikonte 350 kg drogë drejt Greqisë, shpallet në kërkim pronari i kamionit

March 2, 2026
Sulmet e Iranit, Rama telefonon Presidentin e Emirateve të Bashkuara, zbardhet biseda

Sulmet e Iranit, Rama telefonon Presidentin e Emirateve të Bashkuara, zbardhet biseda

March 2, 2026
Kryeministri i Libanit “godet” Hezobollah-un: Shpallim ndalimin e aktiviteteve ushtarake të tyre

Kryeministri i Libanit “godet” Hezobollah-un: Shpallim ndalimin e aktiviteteve ushtarake të tyre

March 2, 2026
“E papranueshme”, edhe ambasada e Gjermanisë në Shqipëri reagon pas sulmit me molotovë në ‘Vilën 31’

Vila 31 nuk duhet djegur

March 2, 2026
Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

March 2, 2026
Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

March 2, 2026
Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In