• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha mbetet “non grata”, mund të shkojë në SHBA vetëm me një leje të veçantë, si një i dënuar i zakonshëm

by Carlo Bollino
08/05/2025 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Sa më shumë Sali Berisha këmbëngul me strategjinë e tij të dëshpëruar për të maskuar realitetin, aq më shumë fundoset në rrjetën e gënjeshtrave të veta. Sot, “lajmi i madh” që klani i Berishës e kishte paralajmëruar prej muajsh, u reduktua në një tweet të postuar nga një gazetar amerikan, i cili pretendon se i ka drejtuar një pyetje Departamentit të Shtetit në lidhje me Sali Berishën dhe ka marrë konfirmimin se ai mbetet person ”non grata”. Por sipas gazetarit mund të bëhen përjashtime dhe mund jepet një vizë e posaçme për Berishën vetëm nëse kjo përputhet me detyrimet ndërkombëtare ose interesat e politikës amerikane.

Gazetari, i cili nuk tregon me kë ka folur në Departamentin e Shtetit dhe nuk paraqet asnjë dokument që konfirmon komunikimin, thekson se në përgjigjen e marrë, autoritetet amerikane kanë thënë se “ne japim rregullisht përjashtime për të lehtësuar udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara për individë të dezinjuar (si non grata dmth), në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe interesat tona kombëtare”. Dhe Berisha u kënaq me kaq! Kjo është si të ngatërrojë një të burgosur që përfiton një leje dyditore për të marrë pjesë në varrimin e një të afërmi, me një vendim pafajësie që e liron. Dhe për këtë leje (që për momentin duket vetëm si një opsion teorik) të kishte paguar 6 milionë dollarë.

Mjafton të konsultosh internetin për të zbuluar se SHBA-të kanë dhënë shpesh viza hyrjeje edhe për politikanë të tjerë të shpallur persona non grata, për të marrë pjesë, për shembull, në mbledhjet e Këshillit të Kombeve të Bashkuara apo në aktivitete të tjera që Departamenti i Shtetit i konsideron me interes kombëtar. Por këto leje nuk kanë asnjë lidhje me vendimin politik për të shpallur një politikan non grata. Nga këto leje kanë përfituar diktatorë nga e gjithë bota, të cilët gjithsesi kanë mbetur persona non grata.

Problemi në fakt nuk është nëse Berisha mund të paguajë një biletë avioni dhe të shkojë për një vizitë treditore në Shtetet e Bashkuara, por nëse mund ta bëjë këtë si qytetar i lirë apo jo. Dhe pikërisht postimi i gazetarit amerikan, i cili nëse e ka bërë vërtet atë pyetje vëtëm sot, e ka bërë qartësisht si pjesë e planit të lobimit të paguar me 6 milionë dollarë nga familja Berisha, e konfirmon saktësisht këtë: që Sali Berisha mbetet person non grata për Departamentin e Shtetit Amerikan. Ashtu siç mbetet non grata edhe për Mbretërinë e Bashkuar, një vend ku investimet prej qindra mijëra eurosh të paguara për lobime tashmë kanë dështuar.

Tani Sali Berishës nuk i mbetet veçse të presë 12 majin, për të zbuluar nëse i është hequr statusi i “non grata” nga vendi më i rëndësishëm prej të gjithëve: Shqipëria.

Next Post
Tym i bardhë në Vatikan, zgjidhet Papa i 267-të i Kishës Katolike Romake

Tym i bardhë në Vatikan, zgjidhet Papa i 267-të i Kishës Katolike Romake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania dhe Gjermania bashkojnë forcat për përdorimin e Al në ushtri

Britania dhe Gjermania bashkojnë forcat për përdorimin e Al në ushtri

November 2, 2026
Mbi 55 milionë amerikanë kanë votuar për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Mbi 55 milionë amerikanë kanë votuar për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

November 2, 2026
Tre tërmete të njëpasnjëshme godasin Turqinë, lëkundja më e fortë arrin magnitudën 5.2, ja çfarë thonë autoritetet!

Tërmeti ‘shkund’ Greqinë, ja sa ishte forca, epiqendra e lëkundjeve dhe raportimet e para!

November 2, 2026
Nëntori kuqezi/ Nga Kombëtarja, te grupmoshat, Shqipëria gati për sfidat e radhës! Dy ndeshjet deçizive për Ligën e Kombeve (KALENDARI)

Nëntori kuqezi/ Nga Kombëtarja, te grupmoshat, Shqipëria gati për sfidat e radhës! Dy ndeshjet deçizive për Ligën e Kombeve (KALENDARI)

November 2, 2026
Programi “Pas Shkolle”/ Hapet thirrja e tretë për trajnues, Kumbaro: Zgjasim orarin për vitin 2027-të, 5.5 milionë euro financim!

Programi “Pas Shkolle”/ Hapet thirrja e tretë për trajnues, Kumbaro: Zgjasim orarin për vitin 2027-të, 5.5 milionë euro financim!

November 2, 2026
Bullgaria zgjedh Iliana Iotova si presidenten e saj të parë femër

Bullgaria zgjedh Iliana Iotova si presidenten e saj të parë femër

November 2, 2026
Mbyllja e “Tetorit Rozë”, ministrja Spahiu njofton përfshirjen e mbi 345 mijë grave në programin falas të depistimit!

Mbyllja e “Tetorit Rozë”, ministrja Spahiu njofton përfshirjen e mbi 345 mijë grave në programin falas të depistimit!

November 2, 2026
“Ai e sheh normale marrjen e territorit”, çfarë po “bluan” Trump sipas analistit

Sfida e PD-së, të shkëputet nga establishmenti për të qenë me protestën!

November 2, 2026
Shkatërrimet nga protesta e dhunshme, deklarimet online arrijnë në 3,44 milionë euro dëme! Tatimet me grupe pune në teren, 116 aplikime

Shkatërrimet nga protesta e dhunshme, deklarimet online arrijnë në 3,44 milionë euro dëme! Tatimet me grupe pune në teren, 116 aplikime

November 2, 2026
SHBA do të pezullojë Afrikën e Jugut dhe Ruandën nga tregtia pa taksa

SHBA do të pezullojë Afrikën e Jugut dhe Ruandën nga tregtia pa taksa

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In