• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha, lojë me dosjet: Ja si gjyqtarët e tij rrëzuan ligjin e lustracionit më 2010, pas 12 vitesh çon të njëjtën nismë ligjore në Kuvend

by Java News
01/10/2022 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike me në krye Sali Berishën ka depozituar në Kuvend një projektligj për pastërtinë e figurës, i njohur ndryshe si lustracion, i ngjashëm me ligjin e vitit 2008, i cili u rrëzuan në vitin 2010 nga Gjykata Kushtetuese si në kundërshtim me Kushtetutën. Në 23 mars të vitit 2010, me kërkesë të disa deputetëve, Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë ligjin e dosjeve të Berishës në mënyrë unanime. Votuan pro rrëzimit të ligjit anëtarët e atëhershëm Vladimir Kristo, Fehmi Abdiu, Kujtim Puto, Xhezair Zaganjori, Petrit Plloçi, Vitore Tusha, Sokol Sadushi, Admir Thanza dhe Sokol Berberi.

Duhet theksuar se shumica e gjyqtarëve ishin emëruar në Kushtetuese nga Partia Demokratike në Kuvend, sigurisht me vullnetin e Berishës. Vladimir Kristo, Sokol Berberi dhe Vitore Tusha ishin emëruar nga PD-ja në Kushtetuese në vitin 2007, ndërsa Xhezair Zaganjori dhe Admir Thanza u votuan sërish nga PD-ja për në Gjykatën e Lartë pasi u mbaroi mandati në Kushtetuese. Duke qenë të besuar të PD-së, ngrihen dyshime të forta për një lojë të dyfishtë të Berishës, duke propozuar ligjin e lustracionit nga njëra anë për të histori shantazhi dhe llogari politike, si dhe duke e rrëzuar dy vite më pas.

Në vendimin me 40 faqe, Kushtetuesja ka argumentuar se ligji për pastërtinë e figurës parashikonte ndërprerjen e mandatit të Presidentit, anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, deputetëve dhe ministrave, nëse rezultonin ish bashkëpunëtorë të ish Sigurimit të Shtetit ose nëse kishin mbajtur funksione të larta gjatë regjimit komunist. Sipas Kushtetueses, ky parashikim “cenon garancitë kushtetuese të mandatit të tyre dhe për rrjedhojë është në kundërshtim me parimin e kushtetutshmërisë dhe shtetit të së drejtës”.

Të 9 anëtarët e Kushtetueses kanë arsyetur se ligji për pastërtinë e figurës binte ndesh “me garancitë që Kushtetuta dhe ligjet organike ua njohin organeve shtetërore përkatëse… Gjykata arrin në përfundimin se rregullimet e ligjit  për pastërtinë e figurës, përsa i përket ngritjes, funksionimit dhe vendimmarrjes së Autoritetit të Kontrollit të Figurës, cenojnë kërkesat që rrjedhin nga parimi i shtetit të së drejtës dhe parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve”, thuhet në vendim.

Gjithashtu, gjykata arriti në në përfundimin se ligji për pastërtinë e figurës kufizon të drejtën për t’u zgjedhur jo në përputhje me kushtet e kërkuara nga neni 17 i Kushtetutës dhe KEDNJ. “Sa më sipër, Gjykata arrin në përfundimin se ligji për pastërtinë e figurës kufizon të drejtën e punës pa respektuar kërkesat e nenit 17 të Kushtetutës dhe KEDNJ… Bazuar në analizën e mësipërme Gjykata arrin në përfundimin se ligji për pastërtinë e figurës, objekt shqyrtimi, bie ndesh me parimet dhe garancitë kushtetuese të referuara më sipër, dhe për rrjedhojë duhet shfuqizuar”.

12 vite më vonë, Sali Berisha ka referuar në Kuvend një projektligj me të njëjtën përmbajtje dhe parashikime si ligji i vitit 2008, i rrëzuar nga anëtarët e tij në Gjykatën Kushtetuese. Jo vetëm kaq. Por, referuar përmbajtjes së projektligjit, Sali Berisha është kujdesuar për të përjashtuar veten e tij si subjekt i veprimit të ligjit, duke hequr nga kategoritë pozicionin e sekretarëve të Partisë së Punës së Shqipërisë. Për vite me radhë, Berisha ka mbajtur pozicionin politik të sekretarit të Komitetit të Partisë së Punës në Fakultetin e Mjekësisë te Universiteti i Tiranë./ Shqiptarja.com

Next Post
Vrasja e Ergys Dashit dhe atentati ndaj Vuçiç/ Mister fati i Zvicer, mediat serbe hedhin dyshime: Gruaja e shpëtoi në Kiev, sot dëgjon muzikë?

Vrasja e Ergys Dashit dhe atentati ndaj Vuçiç/ Mister fati i Zvicer, mediat serbe hedhin dyshime: Gruaja e shpëtoi në Kiev, sot dëgjon muzikë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Liverpool nxjerr Tottenham jashtë Kupës dhe kalon në fazën tjetër të “Carabao”!

Liverpool nxjerr Tottenham jashtë Kupës dhe kalon në fazën tjetër të “Carabao”!

September 16, 2026
Komisioni për Kulturën diskuton sot në Kuvend projektligji për të “Drejtën e autorit”!

Komisioni për Kulturën diskuton sot në Kuvend projektligji për të “Drejtën e autorit”!

September 16, 2026
Në pritje të vendimit në Hagë, familjarët e Hashim Thaçit dhe Rexhep Selimit hyjnë në gjykatë

Në pritje të vendimit në Hagë, familjarët e Hashim Thaçit dhe Rexhep Selimit hyjnë në gjykatë

September 16, 2026
Helikopteri rrëzohet pranë zonës tregtare në Los Angeles, të paktën 3 persona humbin jetën!

Helikopteri rrëzohet pranë zonës tregtare në Los Angeles, të paktën 3 persona humbin jetën!

September 16, 2026
NATO në alarm, sulmet me dronë në kufirin e Aleancës! Polonia përforcon kufirin me Ukrainën, gatishmëri e lartë ushtarake

NATO në alarm, sulmet me dronë në kufirin e Aleancës! Polonia përforcon kufirin me Ukrainën, gatishmëri e lartë ushtarake

September 16, 2026
Pak para vendimit në Hagë, mbështetësve të Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së u kërkohet të largohen nga hapësirat para gjykatës

Pak para vendimit në Hagë, mbështetësve të Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së u kërkohet të largohen nga hapësirat para gjykatës

September 16, 2026
Paketa e maleve, nisin aplikimet/ Aplikimet dorëzohen online nëpërmjet portalit E-Albania

Ankimimi i “Paketës së Maleve”, Gjykata Kushtetuese e kalon çështjen për shqyrtim në seancë plenare! Pezullim deri në…

September 16, 2026
Reali merr fitoren e vuajtur në ‘frymën e fundit’, e nderon talenti i akademisë!

Reali merr fitoren e vuajtur në ‘frymën e fundit’, e nderon talenti i akademisë!

September 16, 2026
Hegseth: SHBA nuk e përjashton përdorimin e forcës ushtarake kundër Iranit -

Lufta në Iran/ Kongresmeni amerikan kërkon shkarkimin e Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth!

September 16, 2026
Mijëra shqiptarë mblidhen në Hagë për Thaçin, organizim pak orë përpara vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK

Mijëra shqiptarë mblidhen në Hagë për Thaçin, organizim pak orë përpara vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com