• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha ‘ligjëron’ nga dritarja, Balla: E papranueshme! Policia t’a trajtojë si çdo shtetas tjetër

by A R
04/01/2024 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Taulant Balla në konferencën për mediat ku prezantoi bilancin e punës së Policisë së Shtetit për 2023 dhe përcaktoi objektivat për vitin që sapo ka nisur, u pyet nga gazetarët për thyerjen e masës së sigurisë nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kreu i Rithemelimit edhe pse në “arrest shtëpie”, më 2 dhjetor doli në ballkon duke valëvitur flamurin e demokratëve dhe përshëndeti simpatizantët me dy gishta, ndërsa mbrëmjen e djeshme iu drejtua atyre me një fjalim.

Me një mikrofon në dorë, Berisha iu drejtua mbështetësve të tij, duke thënë se do të respektojë vetëm Kushtetutën supreme, e cila sipas tij, është ndërgjegjja e demokratëve.

Lidhur me këtë çështje, Balla tha veprimet e Berishës janë të pa pranueshme, por theksoi se nuk i takon ministrit të Brendshëm të bëjë komente, por institucioneve përkatëse që janë SPAK dhe GJKKO, të cilave u janë referuar konstatimet për shkelje të masës nga ana e policisë.

“Kodi i procedurës penale, neni 237 pika 4, është shumë i qartë për mënyrën e zbatimit të arrestit në shtëpi. Gjatë arrestit në shtëpi ke të gjitha ndalimet që ke edhe gjatë arrestit me burg. Ky është kodi, nuk e kam shkruar unë, as zotëria, por e kam votuar edhe unë, edhe zotëria. Dhe këtu është ndarja e dy botëve, sa e respekton ligjin. Nuk kam pasur asnjë kontakt me policinë e shtetit, sa i përket detyrës që ka policia, që shtetasi në fjalë të trajtohet njëlloj si çdo shtetas tjetër në këtë vend. Policia e ka të përcaktuar nga urdhri i dy prokurorëve sesi ushtron kontrollin në zbatimin e këtij vendimi. Policia referon te prokurorët të gjitha konstatimet për zbatimin e vendimit të gjykatës dhe urdhrit që ka nxjerrë prokuroria. Është e papranueshme, por u takon institucioneve të tjera të bëjnë komente për këtë dhe jo ministrit të Brendshëm.”

Sa i përket vendimit të drejtësisë për të “izoluar” Berishën që nga 30 dhjetori, Balla u shpreh i bindur se procesi i privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” për të cilën po hetohet ish-kryeministri është korrupsion i pastër.

“Nuk dua që kësaj çështje t’i jap perceptim apo ngjyrim politik. Për ne janë raste që këta persona i kanë me drejtësinë. Pavarësisht se në rastin e personit që ju flisni është një kallëzim i bërë nga ana ime në cilësinë e deputetit por edhe një qytetari. E kam ndjekur atë çështje prej vitesh, që kur gatuhej ajo formë privatizimi dhe pastaj të gjitha veprat penale që kanë pasuar. Mbetem i bindur se privatizimi i kompleksit Partizani është një rast tipik si në librat e kriminalistikës, të korrupsionit. Por nuk dua të hyjë në asnjë lloj komenti. Sot në Shqipëri përballen dy botë, keni Partinë Socialiste, grupin e saj parlamentar që nuk bën asnjë koment mbi ndonjë akuzë që ngrihet mbi ndonjërin prej nesh. Dhe keni edhe rastin tjetër që është një korrupsion i pastër. Një funksionar publik përdor firmën, pozicionin e tij për përfitime të paligjshme, apo lehtësim procedure dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Këtu është korrupsion se janë krijuar miliona pasuri.”

/a.r

Next Post
Hetimet për vrasjet e 21 Janarit, Balla: Pas 2 ditësh niset për në Itali predha që vrau Aleks Nikën

Hetimet për vrasjet e 21 Janarit, Balla: Pas 2 ditësh niset për në Itali predha që vrau Aleks Nikën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

August 3, 2026
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

August 3, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

August 3, 2026
FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

August 3, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi

August 3, 2026
“Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK zbardh detajet: Sistemi i IT-së nuk u prek, janë marrë disa informacione…

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

August 3, 2026
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

August 3, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com