• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hetimet për vrasjet e 21 Janarit, Balla: Pas 2 ditësh niset për në Itali predha që vrau Aleks Nikën

by A R
04/01/2024 13:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Taulant Balla në një konferencë për mediat bëri me dije se pas dy ditësh do të niset për ekspertim në Itali predha e cila i mori jetën Aleks Nikës në protestën e 21 janarit të vitit 2011. Balla tha me tej se vendimi i Strasburgut hap rrugë të re që hetimet të shkojnë deri në fund.

‘Është e vërtetë që për 21 janarin në 21 mars 2011 kam bërë padi në emër të PS, me të gjitha informacionet e gjetjet që ne si palë e dëmtuar kishim, sot jemi në kushte të reja krejtësisht, pas një vendim shterues të vendimit të GJEDNJ, në dritën e këtij vendimi policia e shtetit ka identifikuar detyrat që kanë dalë, lidhur plot çështje në atë vendim, për hetimin e veprimeve të autoriteteve ekzekutive me njëherë pas ngjarjes, por edhe për elementin kryesor, zinxhirin komandues që çoi në atë vrasje shtetërore.

Është në detyrën e institucioneve shtetërore e agjencive, policisë, prokurorisë së Tiranës që ka dosjen, për shkak se vrasja e dy prej katër viktimave është konsideruar pa autor, ju e dini që dosja nuk mbyllet dhe s’ka parashkrim, prokuroria i ka të gjitha mundësitë të vijojë duke përkthyer vendimin e GJEDNJ që është i detyrueshëm, që është urdhërues, ne e kemi përkthyer dhe e kemji gati, për të bërë hetimin e plotë, ku vendoset theksi te zinxhiri komandues dhe hapat që ndërmorën organet shtetëtrore për pengimin e drejtësisë

Vendimi hap një rrugë të re që policia do ti shkojë deri në fund, pas dy ditësh niset në Itali për ekspertim predha dhe elementë të tjerë, pa cenuar sekretin hetimor, për të pasur një konkluzion për këtë çështje

Këtej e tutje s’do ketë asnjë hapësirë abuzimi pasi vendimi është i detyrueshëm për zbatim tej emocioneve që mund të kemi secili prej nesh,. Këtu flas si ministër, jo si protestues i 21 janarit 2011.’-tha Balla.

/a.r

Next Post

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 5 Janar 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com