• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha kundër vendimit të Strasburgut për ’21 janarin’: U firmos nga kushëriri i Ramës! Ina Rama, një…!

by Java News
15/11/2023 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha i pyetur lidhur me vendimin e një dite më parë nga Gjykata e Strasburgut për Aleks Nikën, tha se “është 100% dakord për hetim dhe rihetim të çdo procesi” referuar 21 janarit. Në një konferencë për mediet, Berisha duket se nuk e njeh vendimin, pasi shprehet se gjykatësit e Strasburgut nuk janë sqaruar si duhet, ndërsa sulmoi kryeprokuroren e asaj kohe, Ina Rama, duke e cilësuar si militante të PS.

“Jam 100 përqind dakord për hetim dhe rihetim të çdo procesi. Por sqaroj shqiptarët se nëse ai proces nuk është hetuar siç duhet, ai nuk është hetuar vetëm për shkak të Edi Ramës. Për të mbrojtur Edi Ramën, i cili është autori i vërtetë prapa asaj që ndodhi.

I cili erdhi dhe e rrethoi kryeministrinë me banda dhe banditë, në një protestë më të dhunshmen në historinë e vendit. Me qëllime të caktuara ndaj pushtetit. Edi Rama i ka të gjithë deklaratat e tij në televizion, se kur populli do të bëjë këtë, se kur populli do bëjë atë.

Kështu që ishte ky kontekst që bëri që Ina Rama dhe jo akuzat e mia ndaj Ina Ramës. Se unë publikisht i bëra të qartë qëndrimet ndaj saj, të mos bëjë, ndoshta siç thotë Strasburgu, hetimin e duhur. E dyta, ky proces, në masën 80 përqind është hetuar pasi Sali Berisha ka ikur nga pushteti. Dhe është hetuar nga Ina Rama, një militante e verbër e PS, një person me kredencialet më të ulëta që mund të ketë një njeri. Ua them unë se kanë dalë shumë gjëra mbrapa.

Dhe një person, që kur përfaqësuesi i qeverisë amerikane, erdhi dhe dha një kontribut të madh në atë kohë, e them me shumë vërtetësi, dhe unë kërkoja një prokuror ndërkombëtar për hetim, ajo refuzonte. Dhe aty, lexoni se çfarë tha zoti Countryman për Ina Ramën. I keni deklaratat në median tuaj.

Natyrisht nuk mund të mos them këtu, se keqardhja ime është se në atë vendim, ndodhet firma e Dorian Pavlit, kushëririt të Edi Ramës. Po të kishte qenë një gjykatës tjetër shqiptar, do të mund të kishte sqaruar gjykatësit e nderuar të Strasburgut, për të cilët unë them përsëri, për hetimin le të bëhet dhe ribëhet sa herë të jetë e nevojshme, do kishte sqaruar se kushëriri i Dorian Pavlit, është nxitësi kryesor i asaj që ndodhi, nga jashtë, me fakte dhe dokumente.

Do kishte sqaruar se Ina Rama është një militante e partisë së Edi Ramës, e cila nuk bëri hetimin sepse i duhej të thërriste Edi Ramën. Sepse komuniteti ndërkombëtar kërkonte në mënyrë të prerë që të hetohen organizatorët dhe autorët e asaj që ndodhi. Po duket Dorian Pavli, ka qenë aty njëkohësisht avokat i Edi Ramës. Nuk ka qenë gjykatësi përfaqësues, i paanshëm i Shqipërisë”, tha Berisha./m.j

Next Post
Vrasja e 24 shtatorit/ Kosova kërkon ndihmë nga rajoni për hetimet e sulmit në Banjskë

Vrasja e 24 shtatorit/ Kosova kërkon ndihmë nga rajoni për hetimet e sulmit në Banjskë

Comments 2

  1. Leka says:
    2 years ago

    Hodhe poshte ekspertizen e FBI per provat e 21 Janarit ,tani thua isha dakort per nje gjykates dhe prokurir te huaj.Ke te besojme tani ?

    Reply
  2. Sabahete Hajdarmatja says:
    2 years ago

    Pirdh e pirdh, ngele tërë jetën Sali Berisha, që të hyfshin në bythë, ato dy gishta, sepse more në qafë, një popull demokrat që të besuan ty, me jetën e tyre….
    E pësofsh vetë ti, bashkë me bijtë dhe soj e sorollop që ke, dhe vafshi në halé të qënve e ju dhjevshin e shurrofshin varret kur e ku ti keni.

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Forca shqiptarët e Greqisë”, Balla nga Selaniku: 72 orë për të dërguar votën tuaj drejt Shqipërisë

Balla nga Brukseli: Shqipëria drejt BE-së pa kthim pas, negociatat në fazë vendimtare

April 22, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së binjakëve

April 22, 2026
Goditen 4 raste të lojërave të fatit në Tiranë, 5 të arrestuar, 2 në kërkim

Goditen 4 raste të lojërave të fatit në Tiranë, 5 të arrestuar, 2 në kërkim

April 22, 2026
“Projekt i Ramës për ta vrarë”/ Bumçi: Opozita nuk krijohet nga qeveria dhe as nga gjykata, por nga njerëzit

Bumçi: Si nuk e sulmoi ndonjë shtet Shqipërinë, të kishim shpëtuar nga Enver Hoxha?!

April 22, 2026
Sulmohen 3 anije mallrash në Ngushticën e Hormuzit, rriten tensionet në Gjirin Persik

Sulmohen 3 anije mallrash në Ngushticën e Hormuzit, rriten tensionet në Gjirin Persik

April 22, 2026
Minxhozi: Basha ka marrë fund politikisht, nuk do duhej të kthehej

Rama-Micotakis dhe dosja shqiptaro-greke e mbetur pezull

April 22, 2026
Mbreti i Panairit

Xhaketa kthehet

April 22, 2026
Bie sistemi i hyrje-daljeve në Kakavijë, krijohet radhë kilometrike në pikën kufitare

Bie sistemi i hyrje-daljeve në Kakavijë, krijohet radhë kilometrike në pikën kufitare

April 22, 2026
Bordi rrit me 5 lekë çmimin e naftës, shkon në 202 lekë/litri! Benzina do të shitet me 176 lekë/litri

Bordi rrit me 5 lekë çmimin e naftës, shkon në 202 lekë/litri! Benzina do të shitet me 176 lekë/litri

April 22, 2026
Gjyqi i Laert Haxhiut, mbrojtja kërkon 60 dëshmitarë, mes tyre babanë e Noizyt dhe Cllevion

Gjyqi i Laert Haxhiut, mbrojtja kërkon 60 dëshmitarë, mes tyre babanë e Noizyt dhe Cllevion

April 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In