• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha kujton se mund të bëjë ende me shqiptarët atë që administratori i Astirit bëri me macen e gjorë

by Alba Malltezi
28/03/2022 18:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi

Ish-kryeministri, ish-presidenti, ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha krenohet sot dhe u jep një mesazh të tijëve dhe të tjerëve se “ai erdhi në pushtet edhe pasi bëri 1997…” jo më sot. Si për të na kujtuar të gjithëve se sa e sa herë na e ka vendosur atë këmbën në qafë si ajo macja e gjorë e shkelmuar nga administratori në pallatin në Astir.

Pas vendimit të gjykatës, (ose më mirë të shoferit të Rilindjes Demokratike bërë gjykatës) për marrjen e drejtimit të PD-së nga Foltorja, urryesit dhe agresivët që e ndjekin dhe e adhurojnë, kanë marrë zemër. Mezi presin të sulmojnë, të djegin, të fitojnë. Por kjo është ëndrra në sirtar vetëm e Sali Berishës dhe atij pak grushti njerëzish që disa antishqiptarë përbetohen ta shesin si shumicën e asgjëje, sepse as Shqipëria dhe as shqiptarët nuk mund të jenë më kurrë ajo macja e gjorë që përfundoi në thesin e zi prej plastmasi në pallatin e Astirit.

Ky grusht urrejtësish dhe agresivësh ngushëllohen dhe me atë që Berisha dhe të tijët iu ofron: “Hë se ndërkombëtarët harrojnë! Më izoluan në 1997, por në 2005 erdha prapë. E prapë kështu do të ndodhë!” Duke harruar se sot e gjithë bota është në alam dhe e përbetuar të mos jetë më tolerante me kërcënuesit e demokracive se siç po e shohim duket e qartë tashmë se ku dëshirojnë, herët a vonë, të shkojnë.

Shqiptarëve, anembanë e kudo, iu ndizet llampa e alarmit sa herë Sali Berisha i afrohet pushtetit, sa herë ai dhe të tijët kërcënojnë se do të marrin në dorë atë që ja hoqën siç e meriton. Nuk ka gjë që i mobilizon më shumë të gjithë, sa ëndrra e Sali Berishës për të arritur sërish në krye të vendit. Duket se në 10 vitet e fundit e vetmja kauzë që bashkon njerëzit që duan Shqipërinë është vetëm një: Të izolojnë sa më shumë Sali Berishën, njeriun që shkatërron me zell shkallët e qytetërimit që shqiptarët me mundim po i ndërtojnë.

Next Post
“Kamerdare shpëtimi”/ Bejko: Me Berishën në krye PD s’vjen në pushtet! Ilir Meta e riktheu sërish në lojën politike

"Kamerdare shpëtimi"/ Bejko: Me Berishën në krye PD s'vjen në pushtet! Ilir Meta e riktheu sërish në lojën politike

Comments 1

  1. RAVANJOLI says:
    5 years ago

    O ALBA MALLTEZI SI SHUME PO TE HAN ZOGU I VOGEL PO DO GELESH
    DHE PA TE.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In