• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha, kryetar me “40 mijë anëtarë”…

by Artur Ajazi
13/07/2022 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Pas 7 Korrikut, duket sikur Berisha ka marrë “zemër”. Kjo për faktin sepse me syrin e tij dhe atyre që e rrethojnë, “u mundësua mbushja e bulevardit”. Sipas statistikave, në sheshin e asaj proteste, në fakt nuk ishin më shumë se 5 mijë vetë, por edhe sikur 40 mijë të ishin, duhet thënë se kryetari de facto i asaj partie mbetet i “kënaqur”. Ai po shfrytëzon çdo minutë të daljeve të tij në ekrane, për të kërkuar “rrëzimin e qeverisë me mjete demokratike”. Sipas ligjeve në një vend demokratik, qeveria rrëzohet vetëm me votë të lirë. Por Sali Berisha, nuk e ka njohur, nuk e njeh, dhe nuk besoj se do ta njohë ndonjëherë shtetin dhe qeverisjen që del nga vota e lirë. Ai po mburret se “rikthimi im, solli votën e lirë në PD”.

Por mund të besohet Berisha i 2022, kur kujton bëmat e Berishës së 1992, 1996, 1997, 1998, 2021, apo 2013 ? Por sot ai de facto (sepse nuk ka akoma një vendim gjykate) është kryetar partie, i “mbi 40 mijë anëtarëve që e votuan në stadiumin Air Albania”. Me kaq mburret Berisha se “ka rikthyer votën e lirë, ka kthyer primaret në PD”, kur me statistika ajo parti ka mbi 260 mijë anëtarë. Pra Berishën nuk e ka votuar as gjysma e anëtarësisë. Dhe pavarsisht kësaj, pavarsisht se riktheu në kryesi, në Këshillin Kombëtar dhe strukturat e tjera gjithë “gardën e vjetër” të akuzuar për vjedhje dhe korrupsion, ai nuk ngurron të kërkojë rrzimin e qeveris dhe marrjen e pushtetit…

Kjo është  kataklizmoja. Berisha, pas 32 vitesh në politikë, pas gjithë atyre bëmave dhe gjëmave, kërkon sërish të bëhet kryeministër. Kjo gjë mund të ndodhë vetëm në Sri Lanka, por jo në një vend anëtar të NATO-s, që aspiron të futet në BE. Kryetarin i 40 mijë anëtarëve të stadiumit “Air-Albania”, nuk po e mban vendi, dhe çdo ditë vetë ose përmes zëdhënëses po kërkon “largimin e Ramës dhe ardhjen e PD në pushtet”.

Pra, njeriu  që ç’nuk bëri sa ishte në pushtet apo dhe opozitë dikur, sot kërkon të “nusërojë” për herë të tretë. Shqipëria ka vuajtur prej 32 vitesh nga asgjesimi i drejtësisë prej politikës destruktive, dhe kjo natyrisht mbetet pasojë e asaj katrahure. Në rast se do të kishte patur drejtësi të pavarur dhe të pakapur nga politika dhe korrupsioni, Sali Berisha me kohë duhet të ishte para ligjit, duke dhënë llogari mbi ç’ka bërë ai dhe “garda e vjetër” sa kishin pushtetin. Por ja që edhe drejtësia e re, po tregon se deri sot, nuk ka “këllqe”, ti tregojë Berishës dhe ish-ministrave milionerë të tij, rrugën drejt Prokurorisë. Kërkesa për të ardhur në pushtet, mbetet si diçka nornmale për ish-liderin historik.

Atij nuk i bën përshtypje fare, as shpallja “non-grata” nga SHBa, madje ka 8 muaj që i ka shpallur luftë mediatike aleatëve tanë stradegjikë. Berisha po e luan mirë deri sot “lojën” e tij, por më absurde mbetet loja e drejtësisë së re, me fatin e shqiptarëve. Edhe pse e di mirë se, pa besimin dhe mbështetjen amerikane,Partia Demokratike nuk vjen kurrë në pushtet, Berisha beson se “duke qenë kryetari i 40 mijë anëtarëve që e votuan, do të mposhtë çdo superfuqi që tenton ta pengojë drejt marrjes së pushtetit”.

Next Post
Disa trende të opinionit publik sipas Barometrit të Sigurisë: 2019-2022

Disa trende të opinionit publik sipas Barometrit të Sigurisë: 2019-2022

Comments 2

  1. Leka says:
    4 years ago

    Mosveprimi i drejtesise se re e ben Saliun trim . Para dtejtesise te dalin mekataret majtas e djathtas ndryshe eshte vone

    Reply
  2. PiRroSHi says:
    4 years ago

    Alibababa me 40 hajdutët.
    Ky është Berisha me kompani. 40.000 si ka bërë kurrë. Me të vjedhur , po, me numra fiktive dhe të rrumbullakosur përsëri po.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama-SPAK-ut: Heto privatizimin e 4 hidrocentraleve në kohën e Berishës, nëse do të luftosh korrupsionin

Takimi me kryebashkiakët, zbulohen porositë e Ramës, çështjet që u diskutuan

April 3, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

Spiropali: Parlamenti nuk po arrin më të ushtrojë rolin e tij

April 3, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

April 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 4 Prill 2026

April 3, 2026
I moshuari i vdiq gjatë seksit, pranga 43-vjeçares në Gjirokastër/ Policia: Në lokalin e saj…

Tiranë, zbulohet prostitucion në qendër fizioterapie, arrestohet pronarja

April 3, 2026
Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

April 3, 2026

Venezuela vs. Iran – efektet në sondazhet për Presidentin Trump

April 3, 2026
Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

April 3, 2026
I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

April 3, 2026
Arrihet marrëveshja/ Këshilli i Sigurimit i OKB voton rezolutën për Gazën, çfarë parashikon

OKB me rezolutë për Hormuzin, Kina kundërshton: Nuk lejojmë autorizimin e forcës

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In