• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Disa trende të opinionit publik sipas Barometrit të Sigurisë: 2019-2022

by Arjan Dyrmishi
13/07/2022 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arjan Dyrmishi* dhe Eduard Zaloshnja*

Përmes mbështetjes së fondacionit gjerman Friedrich-Ebert-Stiftung, Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes ka zhvillur që prej vitit 2019 Barometrin e Sigurisë.

Barometri i Sigurisë synon të kontribuojë në debatin publik mbi politikat e sigurisë dhe zbatimin e tyre, përmes matjes së opinionit dhe qëndrimit të qytetarëve mbi sigurinë si një funksion themelor i shtetit të së drejtës dhe një prej aspekteve më përcaktuese të çdo shoqërie demokratike.

Barometri fokusohet në një gamë të gjerë çështjesh të sigurisë, duke kontribuuar në ndërgjegjësim më të mirë të aktorëve të ndryshëm shoqërorë dhe në përmirësimin e debatit publik lidhur me politikat e sigurisë.

Këtë Barometri e realizon duke përdorur të njëjtën metodologji rigoroze në kampionim e anketim, gjë që krijon mundësinë e krahasimit nga viti në vit të gjetjeve kryesore të barometrit.

Raportet e plota mbi Barometrin e Sigurisë gjenden në faqen e Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, por në këtë shkrim pasqyrohen trendet kryesore të gjetjeve për tre aspekte te vrojtuara periudhën 2019-2022: opinioni për kërcënimin më të madh, vlerësimi për angazhimin e institucioneve në  luftën ndaj krimit të organizuar, dhe Vendet me ndikimin më të rëndsishme për sigurinë e Shqipërisë.

Përsa i përket kërcënimimeve, gjatë gjithë periudhës 2019-2022, pothuaj 2/3 e shqipëtarëve e kanë konsideruar korrupsionin si një nga dy kërcënimet më të mëdha për sigurinë e vendit.

Përpara fillimit të luftës në Ukrainë, krimi i organizuar rreshtohej i dyti në listën e kërcënimeve më të mdha, por me rritjen e tensionit në Ballkan pas fillimit të invazionit të Rusisë në Ukrainë, lufta me vendet fqinje i ka zënë vendin krimit të organizuar në këtë listë (shihni grafikun e mëposhtëm).

Shënim: Të anketuarve iu lexua një listë me 10 kërcënime për sigurinë e vendit, nga të cilat mund të zgjedhnin dy kërcënimet më të mëdha.

Gjatë gjithë periudhës 2019-2022, më shumë se gjysma e shqiptarëve kanë patur vlerësim negativ për luftën e shtetit ndaj krimit të organizuar. Luhatjet e vogla nga viti në vit janë brenda marzhit të gabimit statistikor të sondazhit (shihni grafikun e mëposhtëm).

Kjo është një gjetje e rëndësishme po të kihet parasysh se lufta ndaj krimit të organizuar është një nga prioritetet kyce të vendosura nga Bashkimi Evropian.

Përsa i përket shteteve me ndikim në sigurinë e Shqipërisë, në vitin 2019, Gjermania shihej si vendi më të rëdnësihme, por vitet në vijim opinion i qytetarëve është spostuar në drejtim të SHBA, diferencë të madhe pas fillimit të luftës në Ukrainë. Po kështu ka patur një rritje të madhe numri i qytetarëve që mendojnë se Turqia ka ndikimin më të rëndsishme për sigurinë e Shqipërisë (shihni grafikun e mëposhtëm).

Shënim: Të anketuarve iu lexua një listë me 10 vende të rëndësishme për sigurinë e vendit, nga të cilat mund të zgjedhidhni dy më të rëndësishmet.

*Arjan Dyrmishi është Drejtor i Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes,

*Eduard Zaloshnja ka drejtuar punën statistikore të anketimit për Barometrin e Sigurisë

Next Post

Avokatët, debat me deputetët te ‘Ligjet’ / Haxhia: S’e bëjmë bojkotin për xhepin, ju s’jeni seriozë; Bushka: Mos na trego...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fushatë e nxehtë në Kosovë! Akuza, ofendime e dhunë në prag të 7 qershorit

Fushatë e nxehtë në Kosovë! Akuza, ofendime e dhunë në prag të 7 qershorit

May 21, 2026
Airbus dhe Air France shpallen fajtore, Gjykata në Paris i dënon për tragjedinë me 228 viktima

Airbus dhe Air France shpallen fajtore, Gjykata në Paris i dënon për tragjedinë me 228 viktima

May 21, 2026
Hiqej si punonjëse tatimesh, merr 14 mijë euro për shtëpi të bllokuar në bankë!

Hiqej si punonjëse tatimesh, merr 14 mijë euro për shtëpi të bllokuar në bankë!

May 21, 2026
Aktivistët e ndaluar nga Izraeli, DASH: Të trajtohen njerëzisht dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar

Aktivistët e ndaluar nga Izraeli, DASH: Të trajtohen njerëzisht dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar

May 21, 2026
Dhunohet me sende të forta kreu i AKU në Shkodër, Policia jep detajet e para

Dhunohet me sende të forta kreu i AKU në Shkodër, Policia jep detajet e para

May 21, 2026
“Ç’do bësh në PD, do të thekesh në diell?”, Sela: Unë e mund Berishën, por Salianji më mund mua!

“Ç’do bësh në PD, do të thekesh në diell?”, Sela: Unë e mund Berishën, por Salianji më mund mua!

May 21, 2026
“S’ka më seanca pas orës 22:00”. PS-PD bashkojnë votat, miratohet Rregullorja e re e Kuvendit

“S’ka më seanca pas orës 22:00”. PS-PD bashkojnë votat, miratohet Rregullorja e re e Kuvendit

May 21, 2026
Vdes duke pritur drejtësinë për certifikatën e martesës! Gruaja mbetet pa trashëgimi…

Vdes duke pritur drejtësinë për certifikatën e martesës! Gruaja mbetet pa trashëgimi…

May 21, 2026
GJKKO e shpalli fajtor me kërkesë të SPAK, Gjykata e Lartë prish vendimin për Ardian Hajdarin

GJKKO e shpalli fajtor me kërkesë të SPAK, Gjykata e Lartë prish vendimin për Ardian Hajdarin

May 21, 2026
“Respekti për të vdekurit, pikë e programit tim!”, Sela sqaron deklaratën që bëri bujë

“Respekti për të vdekurit, pikë e programit tim!”, Sela sqaron deklaratën që bëri bujë

May 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In