Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar takimin mes Ramës dhe Metës, duke e cilësuar si një takim funebër, që sinjazizon sipas tij fundin e aleancës mes dy forcave kryesore politike të mazhorancës.
“Nje takim (ar)miqesor pas bojkotit te djeshem te Rames nga ministrat e LSI!
Pas bojkotit poshterues te djeshem, i dyti i me radhe i Parlamentit dhe kryeministrit Rama nga ministrat e LSI, sot ne nje zone neutrale u takuan dy bashkryetaret e maxhorances Meta – Rama ne takim, qe ngjiste si takim funeber i saj. Merret vesh se per rreth 100 minuta u diskutuan modalitetet e funeralit te aleances!” – shkruan Berisha në rrjetin social.