• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Paradoksi i ekonomisë, kemi rritje, por jo para

by B K
11/01/2025 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekonomia shqiptare po përballet me paradokse të forta, të cilat në finale janë me kosto për xhepat e qytetarëve. Ndërsa qeveritarët mburren me rritjen e latë ekonomike, konsumatorët ankohen për mungesën e të ardhurave dhe çmimet e larta. Një rritje ekonomike që nuk përkthehet në më shumë para dhe as në më shumë optimizëm.

Viti që sapo u mbyll u konsiderua përgjithësisht i mirë për ekonominë. Kjo e parë në nivelin makro dhe nga sytë e qeverisë dhe mbështetësve të saj. Pasi në mikro, thënë ndryshe në ekonominë reale, situata paraqitet krejt ndryshe.

Rritja ekonomikë në 2024-ën pritet të zyrtarizohet në 3.9%. I njëjti nivel rritje parashikohet edhe për këtë vit që sapo ka nisur. I kënaqshëm krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Tashmë është qartazi e dukshme se ekonomia jonë i është rikthyer shtratit pozitiv të rritjes, pas pandemisë në vitin 2020.

Por në ekonomi, ashtu si edhe në shumë fusha të tjera, djalli qëndron në detaje. Një rritje e shëndoshë ekonomike do të ishte ajo që do të reflektohej me më shumë vende pune e më shumë të ardhura për qytetarët dhe bizneset. Kjo është ndjerë shumë pak, për të mos thënë aspak për një pjesë të qytetarëve.

Rritja e pagave ka nisur vetëm në dy vitet e fundit dhe kryesisht në sektorin shtetëror, duke qenë e ndjeshme veçanërisht në vitin 2024, që iu paraprin zgjedhjeve të përgjithshme të këtij viti. Ndërkohë që në privat, paga mesatare mbetet dukshëm më e ulët, çka tregon për pamundësinë financiare të biznesit që të ecë me të njëjtin hap si qeveria.

Diferenca mes pagës në shtet dhe asaj në privat është thelluar ndjeshëm dhe aktualisht, një i punësuar në shtet merr mbi 27 mijë lekë më shumë në muaj se një i punësuar në biznes.

Pagat janë e ardhura kryesore që kanë pjesa dërrmuese e shqiptarëve.

Mungesa e të ardhurave, por jo vetëm, edhe rritja e përgjithshme e çmimeve, e cila për produktet ushqimore ka qenë edhe më e ndjeshme, ka ndikuar që konsumatorët të mos ndihen shumë optimist.

Sipas të dhënave, rritja e çmimeve tek ushqimet ose thënë ndryshe inflacioni i ushqimeve është ndjeshëm më i lartë se inflacioni i përgjithshëm, duke goditur kryesisht shtresat me të ardhura të pakta, si pensionistët apo të varfrit.

Mesatarisht, në vendin tonë një familje shpenzon rreth 40% të buxhetit të saj për ushqime, ndërkohë që tek ata me të ardhura të ulëta apo pensionistët, të ushqyerit arrin në mbi gjysmën e të ardhurave mujore. Gjë që dëshmon për nivelin e ulët të standardit të jetesës, çka padyshim, është burim pesimizmi.

E kjo u duk qartë në dhjetor, ku besimi tek ekonomia pësoi rënie. Një ecuri gati e pazakontë duke pasur parasysh periudhën, që përkon me festat e fundvitit me qasjen e qytetarëve për të shpenzuar dhe konsumuar më shumë. Por kjo nuk ndodhi këtë vit.

Vrojtimi periodik i publikuar nga Banka e Shqipërisë evidentoi se në dhjetor, besimi në ekonomi ra me 3.8%. Një pesimizëm që u ndje nga të gjithë sektorët kryesorë të ekonomisë, si shërbimet, tregtia, industria dhe ndërtimi, si dhe nga konsumatorët. Këta të fundit ndihen pesimistë nisur nga situata financiare aktuale; pamundësia për blerje të mëdha; niveli i çmimeve dhe situata e përgjithshme ekonomike./a2

Next Post
Dëbora mbulon Kosovën, vështirësi me qarkullimin, bllokohen disa rrugë në Prishtinë

Dëbora mbulon Kosovën, vështirësi me qarkullimin, bllokohen disa rrugë në Prishtinë

Comments 1

  1. Lui says:
    2 years ago

    Çfarë ka këtu për paradoks?! Ky është kapitalizmi! Gjithmonë ka pasur dhe do të ketë para e të mira materiale. Problemi është administrimi i këtyre dy elementëve. Bota perëndimore e ka konfirmuar që kapitalizmi është një sistem që sjell mjerim (e ka thënë papa Francesco)! Më ka bërë përshtypje dhe një fjali kur dëgjoja emisionin “Porta a porta” me Bruno Vespan, tek Raiuno ku u tha që është më mirë të taksohen të varfrit. Mblidhen më shumë para sepse janë shumë herë më shumë se të pasurit. Ishte kriza e vitit 2008. Më qartë se kaq nuk di çfarë të them.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthim me lëndë plasëse në Lezhë, dëmtohet një makinë luksoze. Policia nis hetimet

Shpërthim me lëndë plasëse në Lezhë, dëmtohet një makinë luksoze. Policia nis hetimet

November 4, 2026
“Amerikanët i thanë jo luftës”: Irani reagon pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit

“Amerikanët i thanë jo luftës”: Irani reagon pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit

November 4, 2026
Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027-tën

Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027-tën

November 4, 2026
Reagimi i Musk pas humbjes së republikanëve në SHBA: Lazerët e mi hapësinorë nuk funksionuan këtë herë

Reagimi i Musk pas humbjes së republikanëve në SHBA: Lazerët e mi hapësinorë nuk funksionuan këtë herë

November 4, 2026
Tronditen republikanët në Teksas, demokratët fitojnë vend në Senat për herë të parë që nga viti 1988

Tronditen republikanët në Teksas, demokratët fitojnë vend në Senat për herë të parë që nga viti 1988

November 4, 2026
Fitorja e demokratëve hap rrugën për zgjedhjen e kryetarit të parë me ngjyrë të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

Fitorja e demokratëve hap rrugën për zgjedhjen e kryetarit të parë me ngjyrë të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

November 4, 2026
VIDEO / Me ‘sofrën e gurtë’ para Kryeministrisë, Rama përsërit thirrjen për dialog

VIDEO / Me ‘sofrën e gurtë’ para Kryeministrisë, Rama përsërit thirrjen për dialog

November 4, 2026
Mundi Mike Rogers në Michigan, kush është myslimani i parë që fiton një vend në Senatin Amerikan

Mundi Mike Rogers në Michigan, kush është myslimani i parë që fiton një vend në Senatin Amerikan

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In