Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se PD do të ndjekë procesin gjyqësor të mbylljes së kopështit Zubeyde Hanim me vendim të qeverisë.
Gjatë një takimi me prindërit e fëmijëve të këtij kopështi, Berisha tha se do të konsultohen me specialistë të huaj për të parë mundësinë e ndjekjes së procesit të përshpejtuar në Gjykatën e Strasburgut.
Madje ka akuzuar indirekt dhe Erdogan se po ndihmon Ramen, nderkohe qe permend dhe dnertimin e xhamise.
Berisha: Ky vendim pasqyron shpirtin e ish-babait xhelat që firmoste për ekzekutim poetin. Dajos që kërkonte dhe fuste tankët pedagogëve dhe studentëve. Ky soj është. Ky nuk ka kufij. Nuk është një moment këtu për të bërë politikë përveç çnjerëzores, shkelmimit të sovranitetit.
Ne do përpiqemi t’ju ndihmojmë në të gjitha institucionet ndërkombëtare. Do kërkojmë konsultë dhe këshillë nga juristë të huaj për të mbrojtur të drejtat tuaja. Një mundësi është gjykata e Strasburgut dhe këtu do kërkojmë specialistëve cilat janë mundësitë e ndërhyrjes me procedurë të përshpejtuar në këtë gjykatë. Por një vend që hap negociatat me BE-në, është anëtar i NATO-s dhe i KiE dhe një vend që kryeson Këshillin e sigurimit, por nuk respekton konventat e fëmijëve.
Do e denoncojmë në çdo nivel. Do ndjekim dhe mbështesim çdo përpjekje tuajën. Për të mbrojtur ato parime pa të cilat shoqëria dhe shteti nuk kanë të ardhme. Nuk mund të ndodhë. Tejkalon çdo imagjinatë kjo që ka ndodhur. Janë akte të mirëfillta terrori fëmijëve
Rama propagandon lavdërimet që merr nga ata që e urdhëruan. Është në shkelje më flagrante të të drejtave të fëmijëve. Është në shkelje të të gjithë konventave që mbrojnë fëmijët. Do shihet mundësia e padisë së tij në të gjitha gjykatat.
Po të jetë puna për terrorizëm, ky është akt terrori ndaj fëmijëve që e ushtron Rama me urdhër nga padroni i tij. Çfarë pune kanë fëmijët. Në këtë mënyrë, kur arrin të marrë një vendim kundër fëmijëve, prisni ju çfarë do ndodhë me komunitetin mysliman.
Këtë të kopshtit e quaj aktin më të rëndë. Nuk mund ta marrë kush këtë akt. Si mund të ndihesh shqiptar ti që merr këtë vendim. Ka ndërtuar një xhami për të sunduar, do ia paguajmë një nga një. Nuk mund të sundohet Shqiopëria duke ndërtuar një xhami.
Ky është njeri pa asnjë lloj morali. Për t’u ekstraduar një gazetar, duhet të ndiqeshin rregullat, Vuçiçi nuk pranoi ta ekstradonte. Ky e bëri. Gazetari mund të kishte probleme, por procesin duhet ta bësh transparente. Kjo e fëmijëve tuaj është faqja më e shëmtuar, por jo e vetme.
Këtu ndodhin shumë zhvillime. Unë ju shpreh solidaritetin më të plotë timin dhe PD-së. Zërin tonë do e ngremë kudo, Shqipëria nuk mund të jetë vend sovran duke marrë urdhra nga vende të tjera.
I rikujtoj presidentit të Turqisë, duke investuar në këtë mënyrë tek një vasal i tij në Tiranë, nuk është kjo në interesin prespektiv të marrëdhënieve mes dy vendeve. Interesat turke nuk mund të respektohen në këtë vend.m.j