• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha: Kanabisi, miniera e floririt e ISIS, në vend do vijnë trafikantë ndërkombëtarë

by Aalison Pearse Stevens
22/09/2016 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas përfundimit të fjalës së Kryeministrit, Sali Berisha ka folur në aulën e parlamentit për situatën e drogës në vend, duke thënë se kanabisi do të jetë miniera e floririt për ISIS. Madje Berisha ka shtuar se shumë shpejt në Shqipëri do të vijnë trafikantë të rangut ndërkombëtar, përfshi dhe ISIS, për çështjen e trafikimit të kanabisit.

Berisha i ka bërë thirrje NATO-s dhe BE-së, që të marrin në analizë situatën e kanabisit në Shqipëri, pasi jo vetëm po cënohet siguria kombëtare e vendit, por edhe siguria e vendeve fshqinje.

“Rruga karshi parlamentit po ushtonte Edi Plehu, Edi Plehu…!

Do duhej ta rezonoja patjetër këtë fakt lidhur me aktin më të paturpshëm e më të paftyrë që do të bëjë ky parlament. Sot unë dua të jap alarmin, për të shprehur shqetësimin më të madh për dramën në të cilën është zhytur shqipëria. Sot siguria kombëtare është e kërcënuar më shumë se kurrë… Shqipëria është shndërruar në Kolumbinë e dikurshme, jo të sotme, të Europës. Kanabisi, arat e deputetëve dhe ministrave kanë mbuluar vendin. Asgjë, nuk kërcënon më sigurinë e këtij vendis sesa kanabisi.

I drejtohet Paulin Sterkajt, i cili flet nga vendi

Për shkak të kësaj situate, shko e mësoje lahutën atij ti, shko në Gonisht dhe mësoja lahutën atij ti dhe mos më ndërpre më mua.

Edhe një herë jap alarmin se kjo situatë është kërcënuese për sigurinë e vendit. I them BE-së, Aleancës së Kombeve, se ISIS do të ketë minierat e floririt në këtë vend përmes kanabisit!

U kalua nga mushkonjat e aeroporteve, nga aeroportet e trafiqeve ndërkombëtare. Edhe një herë ju them, kurrë nuk ka qenë më e kërcënuar siguria e vendit. Një vend anëtar i NATOS s’mund të bëhet kërcënim i vendeve të tjera aleate.

Dora e zezë e ISIS nuk ka asnjë pengesë. A e dini ju që po ndërtohen aerodrome të tjera për trafiqe kriminale?! Po po, do jua them unë juve!

Ju nuk fluturoni me presh mbrapa, por me para mbrapa.

Unë ju garantoj juve, që vitin tjetër, do të jetë viti i Lulkuqeve…i opiumit!!! A ju kujtohet ju kur dilte Enveriu dhe u thoshte njerëzve se na duhen lulkuqe për bimë medicinale? I nxirret nxënësit të mblidhnin lulkuqe. Kshu jeni dhe ju, por sot nuk jemi më vend i mbyllur, jemi një vend i hapur.

Në rast se nuk ndërhyet me urgjencë, ju garantoj se shumë shpejt, do të kemi këtu, një financues të madh ndërkombëtar, në rradhë të parë nga ISIS…se kështu thonin dikur, që nuk kishte mundësi që shqiptarët të luftonin për ISIS… por ja që ndodhi.

I bëj thirrje BE, KE, të shqyrtojnë në mënyrën më serioze, çështjen dramatike të drogës në këtë vend. Duhet ta dini se në Xibrakë, pas asaj ngarkesës ë fundit, edhe dy anije të tjera kanë hyrë në Shqipëri.“- tha Berisha./java/a.k

 

Next Post
Çuçi i përgjigjet Ademit: Të sjelli projekte për të marrë fonde

Çuçi i përgjigjet Ademit: Të sjelli projekte për të marrë fonde

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“O hajdut, në burg”- Delina Fico zbulon se çfarë ndodhi mbrëmë në incidentin me protestuesit: Kishin 5 minuta që shanin, hapën kamerat vetëm…

“O hajdut, në burg”- Delina Fico zbulon se çfarë ndodhi mbrëmë në incidentin me protestuesit: Kishin 5 minuta që shanin, hapën kamerat vetëm…

September 25, 2026
Tragjike në Elbasan, burrë e grua gjenden të vdekur në banesë

Zjarri shkrumbon banesën në Sarandë, çifti i të moshuarve përfundon në spital i asfiksuar, ja si paraqitet gjendja e tyre!

September 25, 2026
Ministrja Spahiu: Shërbimet sociale duhet të jenë aty ku janë nevojat e qytetarëve!

Anulohet tenderi 50 milionë euro për Hemodializën në 4 spitale, ministrja e Shëndetësisë urdhëron ndalimin e procedurës! Shkak gabimet dhe…

September 25, 2026
Zelensky: Një dron rus goditi selinë e shërbimit të sigurisë në Kiev -

Zelensky i bën thirrje BE-së: Na duhen urgjentisht 27 miliardë dollarë, investime për prodhim dronësh e raketash!

September 25, 2026
E paprecedentë në Yzberisht, dy grupe me 23 të mitur përleshen dhunshëm me shkopinj bejsbolli! Policia parandalon tragjedinë dhe i procedon

E paprecedentë në Yzberisht, dy grupe me 23 të mitur përleshen dhunshëm me shkopinj bejsbolli! Policia parandalon tragjedinë dhe i procedon

September 25, 2026
Saharaja Perëndimore, Peruja mbështet nga OKB sovranitetin e Marokut dhe njofton hapjen e një konsullate në Dakhla!

Saharaja Perëndimore, Peruja mbështet nga OKB sovranitetin e Marokut dhe njofton hapjen e një konsullate në Dakhla!

September 25, 2026
“FIFA duhet të reformohet për të mirën e futbollit”- Ligat e mëdha evropiane kërkojnë ndryshime në qeverinë e futbollit botëror!

“FIFA duhet të reformohet për të mirën e futbollit”- Ligat e mëdha evropiane kërkojnë ndryshime në qeverinë e futbollit botëror!

September 25, 2026
Përplasje për zgjedhjet në Brazil, 31 ligjvënës amerikanë akuzojnë administratën Trump për ndërhyrje!

Përplasje për zgjedhjet në Brazil, 31 ligjvënës amerikanë akuzojnë administratën Trump për ndërhyrje!

September 25, 2026
Kuqezinjtë nisin misionin e ri në UEFA Nations League, përballja e parë nesër me Bjellorusinë!

Kuqezinjtë nisin misionin e ri në UEFA Nations League, përballja e parë nesër me Bjellorusinë!

September 25, 2026
Debate te “Kultura”, Zhupa: Jashtë Kuvendit dhunoheshin qytetarët, krerë institucionesh në shërbim të krimit! Malaj: Mos i hidhni benzinë zjarrit, s’mbrojmë askënd…

Debate te “Kultura”, Zhupa: Jashtë Kuvendit dhunoheshin qytetarët, krerë institucionesh në shërbim të krimit! Malaj: Mos i hidhni benzinë zjarrit, s’mbrojmë askënd…

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com