• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha ka filluar të “distancohet” nga pagesat për LaCivitën

by Mero Baze
01/09/2025 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha ka filluar të llogarisë telashet që mund t’i dalin rrugës nga pagesat jo transparente për lobistët në SHBA. Kjo u duk qartë sot, kur u pyet për LaCivitën dhe u përgjigj se vetë s’ka paguar asnjë faturë, pasi i paguan partia. Një mënyrë për të mos folur as për LaCivitën, as për personin përgjegjës që do bëjë kurban për të.

Por për të qenë të qartë rreth lobimit amerikan të Berishës, nuk bëhet fjalë vetëm për LaCivitën, por për tre kontrata.

E para është me Continental Strategy dhe Continental PLLC, dhe kjo është për të sensibilizuar institucionet e SHBA për heqjen e “non grata”. Continental Strategy dhe Continental PLLC kanë deklaruar shumën 6 milionë dollarë, për të cilën Berisha thotë se do ta paguajë një elektricist nga Tropoja në New York, që ka krijuar një fondacion patriotik. Për LaCivitën nuk ka ende asnjë faturë dhe as për degën ligjore të Continental Strategy dhe Continental PLLC.

E dyta është me degën ligjore të Continental Strategy dhe Continental PLLC, të cilët u përpoqën t’i nxjerrin vizë Berishës gjatë fushatës duke i siguruar një ftesë në OKB ose institucion tjetër ekstraterritorial në SHBA, me qëllim që të dukej sikur ra “non grata”.

Ndërsa kontrata me strategjistin LaCivita, as është deklaruar në Shqipëri, as në SHBA. Kjo tregon se ajo është një marrëveshje e padeklaruar edhe nga LaCivita, jo vetëm nga Berisha, dhe duhet të hetohet se ndoshta është kanalizuar përmes njeriut të Rusisë në Uashington, Paul Manafort. Atë e ka kontraktuar qysh në vitin 2023, me shpresë se do niste një fushatë çliruese nga “non grata” e Departamentit të Shtetit në SHBA, dhe LaCivita është brenda kësaj kontrate e deklaruar “pro bono”.

Pra, nuk bëhet fjalë vetëm për 6 milionë dollarë, por për shumë herë më tepër të padeklaruara.

Është kjo arsyeja që Berisha nuk dëshiron të ngatërrohet në këtë histori si Lulzim Basha dikur, që njëherë thoshte “i mblodha nga shqiptarët në New York”, siç thotë Berisha për këtë elektricistin nga Tropoja, e njëherë që “nuk di se ku i gjeti lobisti i PD”.

Sali Berisha është i qartë që në fillim, që për këtë histori do ketë “koka turku” dhe ai e ka gjetur atë: Është Flamur Noka, i cili ka firmosur pagesën e parë për Continental Strategy, edhe pse është deklaruar se atë do ta paguante fondacioni i elektricistit nga Tropoja në SHBA.

Është pak a shumë kujdesi që Berisha bën në çdo ngjarje kriminale, për t’ua lënë përgjegjësinë bashkëpunëtorëve duke mbajtur distancë nga vepra penale.

Ai pat shpresuar se me aq para mund të fitonte, dhe pastaj e dinte ai se çfarë bënte me drejtësinë, por fati e la prapë në opozitë dhe tani po përpiqet të gjejë dikë të bëhet kurban për të. Nuk e ka menduar keq. Për më tepër që vdes dhe me dëshirë për të.

Next Post
Kosovë, Albulena Haxhiu: Kuvendi nuk do mbetet peng i Listës Serbe

Kosovë, Albulena Haxhiu: Kuvendi nuk do mbetet peng i Listës Serbe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tritan Shehu: Lëvizja e Salianjit private nuk ka lidhje me PD. Unë e deklaroj votën për Sali Berishën

Tritan Shehu: Lëvizja e Salianjit private nuk ka lidhje me PD. Unë e deklaroj votën për Sali Berishën

December 5, 2025
Rama zbardh takimin me Macron: Franca do të përfshihet në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë!

Rama kujton strehimin e afganëve në Shqipëri: Bamirësia është disiplinë, jo gjest i rastësishëm

December 5, 2025
Dhuna ndaj Skënderbeut, Disiplina dënon Ilirinë. Zbulohen vendimet

Dhuna ndaj Skënderbeut, Disiplina dënon Ilirinë. Zbulohen vendimet

December 5, 2025
Bojkote dhe debate, a mund të mbijetojë Eurovizioni në krizën e tij më të madhe?

Bojkote dhe debate, a mund të mbijetojë Eurovizioni në krizën e tij më të madhe?

December 5, 2025
Eric Trump bëhet 10 herë më i pasur që nga zgjedhja e babait të tij si president i SHBA-ve

Eric Trump bëhet 10 herë më i pasur që nga zgjedhja e babait të tij si president i SHBA-ve

December 5, 2025
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, AAK nominon Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, AAK nominon Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër

December 5, 2025
“Shqipëria Madhështore”, PD regjistron koalicionin me 25 parti të tjera, grekët e çamët bëhen bashkë te Berisha

Jo vetëm demokratët, Berisha tall edhe aleatët

December 5, 2025
Përgjysmohen kërkesat për azil në Gjermani, ligji i shtetësisë do të ashpërsohet

Përgjysmohen kërkesat për azil në Gjermani, ligji i shtetësisë do të ashpërsohet

December 5, 2025
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

December 5, 2025
Vendosen grupet e Botërorit, Shqipëria dhe Kosova mësojnë rivalët nëse kualifikohen

Vendosen grupet e Botërorit, Shqipëria dhe Kosova mësojnë rivalët nëse kualifikohen

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In