• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha ka 80% të delegatëve”/ Kulluri: Javën e parë të dhjetorit mbledhim Kuvendin e PD, nuk vendos Basha

by Java News
23/10/2021 23:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike pritet të mblidhet javën e parë të dhjetorit. Kështu ka deklaruar në Report Tv, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri. Sipas tij, Kuvendi Kombëtar pritet të mblidhet në datën e themelimit të PD-së. Ai tha se rreth 80% e delegatëve janë dakord me iniciativën e Berishës për të thirrur Kuvendin Kombëtar.

“Nëse në demokraci quhet shprehja e vullnetit të shumicës dërrmuese anti-demokratike apo përçarje nuk e di ku se mbi çfarë bazohet kjo akuzë e bërë nga Basha dhe suflerët e tij. Partia Demokratike është bashki vullnetar, i lirë, i njerëzve që kanë pikëpamje e interesa të Përbashkëta.

Në momentin që shumica dërrmuese, të paktën në nivel Kuvendi janë 80% e delegatëve, janë dakord me iniciativën e Berishës për të thirrur Kuvendin dhe janë dakord me tezat. Në fakt janë kritikat që në kemi ngritur si Grup i PD prej 4 vitesh.

Këtu nuk bëhet fjalë për asnjë përçarje, por për një shumicë dominate që merr pjesë në Kuvendin e ardhëm të PD, që mesa duket do mbahet javën e parë të dhjetorit, mesa kuptoj unë, edhe për të përkuar mbase me ditën që është themeluar Partia Demokratike, në vitin 1990, për simbolikë besoj këtu do shkojmë. Në demokraci vendos shumica dhe këtu bëhet fjalë për shumicë dërrmuese, nuk jemi në kushtet e 51% të anëtarësisë apo kuvendit, por mbi tre të katërtat e delegatëve janë me një mendje me Berishën”, tha Kulluri.

Ndërkohë, sipas Kullurit, Basha nuk ka mbështetje nga 95% e anëtarësisë, siç kryedemokrati ka deklaruar. Kulluri thotë se ‘foltorja’ nuk po sjell asnjë përçarje në parti, por po mbledh delegatët të cilët janë kundër vendimeve individuale të Lulzim Bashës.

“Ka një iniciativë të Berishës, foltorja, një takim i Berishës me demokratet në të gjithë degët e PD në Shqipëri. Për momentin janë bërë në 11 qendra qarqesh, besoj ngelet edhe Lezha pa u zhvilluar, por do ketë edhe takim të tjera. Ky është një diskutim që ka marrë përmasat e një përplasje mes anëtarësisë së partisë dhe Bashës në mënyrën sesi ai ka drejtuar dhe vazhdon të drejtojë partinë me vendime personale. Kështu që nuk e shoh si përplasje individësh, por si një përplasje parimore mes shumicës së anëtarësisë së PD dhe një kryetari që po mbetet i izoluar me disa bashkëpunëtor dhe me diku 15 apo 20% të anëtarësisë.

Nëse ata që nuk kanë firmosur ende formularin për mbledhjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm janë pro Bashës, por kam përshtypjen që një pjesë e madhe e tyre po qëndrojnë neutral më shumë se janë mbështetës së Bashës. Ne po shkojmë deri diku tek 80% e delegatëve të Kuvendit. Kjo është shumica absolute e drejtuesve lokal të PD që përfaqësojnë anëtarësinë e PD-së”, tha Kulluri.

I pyetur për deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha se nuk do të mbledhë Kuvendin Kombëtar, Kulluri thotë se kjo gjë nuk vendoset nga ai. Sipas Kullurit, në demokraci ka rëndësi vota dhe pjesëmarrja, do deklaratat e një aventurieri, duke etiketuar kështu Lulzim Bashën.

“Nuk e vendos Lulzim Basha nëse mblidhet Kuvendi Kombëtar ose jo. Në momentin që ¼ e delegatëve mbledhin kuvendin, kuvendi mblidhet. Këto po mblidhet ¾ jo ¼. Në demokraci ka rëndësi vota dhe pjesëmarrja, jo deklarata e një aventurieri sepse t’i vësh përballë realitet me ¾ kundër dhe vetëm me deklarata sikur ke 90% pro, kjo është patologji psikike. Ne nuk kemi të bëjmë me një njeri normal këtu. (…) Partia Demokratike me Lulzim Bashën është një projekt i dështuar, humbës dhe tashmë është bërë edhe komik dhe qesharak”, vijoi Kulluri.

Pas përjashtmit nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, Sali Berisha nisin foltoren qytet më qytet, nga ku po mbledh firmat e delegatëve të partisë me qëllim mbledhjen e Këshillit Kombëtar./m.j

Next Post
Një “betejë deri në pikën e fundit të gjakut”?/ Strazimiri bën thirrje: Qëndro në këmbë demokrat, asnjë hap pas

Një “betejë deri në pikën e fundit të gjakut”?/ Strazimiri bën thirrje: Qëndro në këmbë demokrat, asnjë hap pas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

November 9, 2026
Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

November 9, 2026
pellumb karameta

Sali, me sharje dhe mallkime nuk vjen në pushtet

November 9, 2026
Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In