• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha justifikon “plakjen” e PD: Kemi të rinj plot, por i censuron media!

by A R
12/12/2024 22:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Blendi Fevziu e pyeti kryetarin e PD-së Sali Berisha sonte në “Opinion” se a do të ketë kjo forcë politike kandidatë për deputetë në moshë të re. Berisha deklaroi se të rinjtë janë çështje kapitale e partisë dhe se janë tejet aktivë.

“E them me bindjen më të thellë se fitorja do arrihet, do varet vetëm nga aftësia e PD për t’u bazuar tek të rinjtë. Për t’i nxjerrë ata në ballë. Unë po vij këtu në këtë studio nga një aktivitet në të cilën u diplomuan 300 të rinj. Me të vërtetë përjetova ndjesi shumë të veçanta. Së pari ka një fatkeqësi shumë të madhe që gjysma e të rinjve kanë ikur, por kjo dyfishon detyrimin që çdo anëtar i PD-së duhet ta ketë të qartë se fitorja kalon nëpërmjet aktivizimit të të rinjve. Sot, një i ri në diktaturë i aktivizuar me opozitën nuk është e lehtë.”

Kështu, Berisha hodhi poshtë perceptimin publik se në Partinë Demokratike mungon rinia. Sipas tij, problemi qëndron te censura në media e rrjete sociale.

“Nëse në 2005-ën, PD u paraqit me të KOP-in, sot do paraqitet me Departament. Unë kam konstatuar se prania e të rinjve në salla me qytetarë, fjala e tyre ka një mirëpritje të veçantë. Në radhë të parë, ne kemi një departament të tërë me dhjetëra e dhjetëra vajza e djem të shkolluar në shkollat më të mira të Perëndimit, e të tjerë këtu që përbëjnë softin e mrekullueshëm, bërthamën. Ata kanë zhviluar aktivitete, po opozita censurohet. Kanë qenë vokal në çdo zhvillim, kanë organizimin e tyre. Kanë bërë pjesë të programit, kanë bërë xhiron e simboleve, kanë një podcast ndër më të ndjekurit. Po përgatisin një botim të ri për narko-diktaturën, ata s’kanë marrë vëmendjen e duhur për shkak të mediave të narko-qeverisë. Edhe në rrjetet sociale, kjo qeveri shpenzon qindra mijëra duke blerë reporte për të bllokuar mediat sociale të kundërshtarëve.”

Kreu i demokratëve deklaroi po ashtu se do zhvillohen “Primaret”.

“Sigurisht, statuti është! Për të përjashtuar ose jo e vendos Këshilli Kombëtar. Natyrisht disa sensitivitete janë të domosdoshme. Zonjat do futen në primare, por me kuotën e tyre.”

/a.r

Next Post
Berisha: Ramën e urren i gjithë universi, ndërsa mua më duan shumë! Do fitoj patjetër këtë herë

Berisha: Ramën e urren i gjithë universi, ndërsa mua më duan shumë! Do fitoj patjetër këtë herë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

March 19, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Gjyqi për Metën, Çupi: Është kupola e krimit dhe bizneseve të pista. Partia e tij, organizatë kriminale

March 19, 2026
Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

March 19, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Favoret e një kompanie shtetërore të naftës, Çoçoli: Lajm pozitiv, do ndikojë në uljen e çmimit

March 19, 2026
Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

March 19, 2026
“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

March 19, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

Rama publikon renditjen: Shqipëria, e nënta në botë për sigurinë kibernetike

March 19, 2026
“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

March 19, 2026
Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

March 19, 2026
Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In