• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha jep premtimin: Qumështit pluhur do i vëmë taksën atje ku e meriton

by A R
02/05/2025 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha, përgjatë një takimi me fermerët e Dimalit, nga ku prezantoi detajet e programit të tij qeverisës, që lidhen me ekonominë, ka dhënë premtimin e radhës.

Ky premtim lidhet me qumështin pluhur, për të cilën u shpreh se do i vendoset taksa atje ku e “meriton”. Kështu ai nënkupton se nëse ai vjen në qeveri pas zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, qumështi pluhur do të ketë një taksë relativisht të lartë. Një gjë e tillë do bëhet sipas tij për të ngritur nivelin e prodhimeve vendase, e për të shërbyer në rritjen ekonomike të fermerëve.

“U garantoj që ne do bëjmë një mbështetje shumë të fuqishme për fshatin sepse potenciali i fshatit është shumë i madh për prodhimin. Ne do bëjmë prodhimet tuaja. Ballkani i Hapur hidhet në kosh të plehrave javën e parë. Nuk ekziston!

Çfarë ndodhi miq? Çfarë drame e madhe. Myzeqeja arriti në 35 mijë kokë lopë race. Hapën kufirin për prodhimet e Shumadisë, futën ligjin në Parlament për të hequr taksën për qumështin pluhur dhe rritën çmimet e imputeve bujqësore, dengu i barit shkoi më keq se litra e qumështit dhe fermerët u detyruan të therin lopët e racës që ishin fabrika të vogla qumështi në vetvete.
U garantoj ju se qumështit pluhur do ia vëmë taksës atje ku e meriton dhe do jetë qumështi juaj që do preferohet dhe shitet në tregun shqiptar dhe të gjithë prodhimet e tjera. Ju keni probleme të mëdha me grumbullin dhe ka padrejtësi të mëdha. Grumbulluesve unë u them këtu se i mbështesim, jemi të gatshëm t’i kreditojmë me krdi të buta dhe lehtësira të tjera, por çmimet nuk mund të jenë monopol. Nuk do jenë çmime që do vrasin prodhimin”
, tha Berisha.

Kryedemokrati premtoi se çmimi i produkteve do të vendoset nga borde të përbashkëta dhe jo “sipas qejfit”.

“E di unë, shkoni atje në treg të Lushnjes se si me dajak diktojnë çmimet. Merr fund ajo. Çmimi do përcaktohen nga borde të përbashkëta ose pastaj do merren praktika të tjera dhe nuk mund të trajtohen fermerët që krijojnë prodhimin me djersë siç trajtohen sot. Merr fund kjo. Së dyti, grumbulluesit nuk u paguajnë faturat në mjaft raste. Kemi respektin më të madh për grumbulluesit, por ata do të detyrohen të marrin licencën kur të kenë bërë sigurimin në një kompani sigurimi. Kjo do të thotë se do apo nuk do grumbulluesi, kompania e sigurimit do paguajë çdo faturë të papaguar nga grumbulluesi. E ka Maqedonia. Nuk po shpikim asgjë.
E kemi deklaruar atë të TVSH-së simetrike javën e parë. TVSH-në do e përfitoni ju, jo grosistët”
, tha Berisha.

Next Post
Diell dhe temperatura deri në 30 gradë, ja çfarë pritet të ndodhë me motin në fundjavë

Diell dhe temperatura deri në 30 gradë, ja çfarë pritet të ndodhë me motin në fundjavë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com