• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Berisha i përgjigjet politikanit kosovar: Nuk e drejtoj më unë partinë

by Java News
31/01/2016 12:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i është përgjigjur nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, për humbjen e Kosovës në Asamblenë Këshillit të Evropës.

Berisha në një prononcim ekskluziv për Indeksonline ka thënë se ka dhënë dorëheqje nga çdo funksion i partisë që dikur udhëhiqte, duke lënë të kuptohet se nuk është më vendimmarrës.

Ai ka thënë se në asamblenë e KE-së e ka caktuar dike tjetër dhe nuk ka më të drejt vote.

“Unë nuk e kam e lexuar deklaratën e z. Xhavit Haliti dhe nuk mund të komentojë atë. Por lidhur me pyetjen tuaj po ju sqarojë se që nga data 26 qershor 2013 unë kam dhënë dorëheqjen nga çdo funksion tjetër në PD, pra dhe përfaqësim të saj, përveçse deputet në parlamentin shqiptarë. Nisur nga ky vendim, caktimi si anëtar i delegacionit të Parlamentit të Shqipërisë, unë e kam zgjidhur duke zëvendësuar vetën që në fillim me deputetin Oerd Bylykbashi i cili ka qenë në çdo sesion të asamblesë parlamentare të KE-së si anëtar me të drejtë vote, pra me te drejta të plota”, ka thënë Berisha për Indeksonline.

Ai ka shtuar se nuk është i akredituar për të marr pjesë në sesionet e KE-së duke thënë se nuk ka lidhje me përfaqësimin e PD-së në këtë asamble.

“Ai ka marre pjesë dhe në seancën e fundit dhe ka votuar kundër amendamenteve serbe, dhe pas miratimit të tyre ka votuar për shkak të tyre kundër rezolutës dhe ka vepruar drejtë. Për dijeni PD nga parlamenti ka të caktuar vetëm një anëtar me të drejta të plota në delegacionin e Shqipërisë në asamblenë parlamentare të KE. Unë nga dita që jam ulur në parlament, shtatori 2013, nuk kam shkuar asnjëherë në asnjë sesion dhe nuk do shkoj si përfaqësues i opozitës, pra PD, në Strasburg dhe nuk jam akredituar asnjëherë si anëtar delegacioni dhe pa u akredituar nuk je dhe nuk mund të jesh anëtar delegacioni me të drejta të plota as dhe rezervë.

Çka do të thotë se nuk kam asnjë lidhje me përfaqësimin e PD në këtë asamble. Lidhur me konsideratat e mia për rezolutën dhe procesin e miratimit te saj unë ditën e enjte në parlament dhe dje me një status të veçantë në fb tim kam shprehur mendimet e mia për përgjegjësit e vërtet të një dëmtimi të pamerituar të Kosovës”, ka thënë Berisha për Indeksonline.

Ndryshe Kosova pësoi humbje në KE për shkak të një vote, që nuk mundi të ia siguronte Shqipëria. Kjo ngjalli debat dhe reagime në të dy anët e kufirit.

Next Post

Alibeaj: Çifti Tahiri-Shullazi emëruan sejmenin e tyre te Doganat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dielli rrotullohej si rrotë zjarri”, si profecitë e Fatimës parashikuan rënien e Bashkimit Sovjetik

“Dielli rrotullohej si rrotë zjarri”, si profecitë e Fatimës parashikuan rënien e Bashkimit Sovjetik

May 16, 2026
Deklarata thumbuese e Merz: Nuk do këshilloja fëmijët e mi të shkojnë në SHBA

Deklarata thumbuese e Merz: Nuk do këshilloja fëmijët e mi të shkojnë në SHBA

May 16, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

Arrestim i policëve në Sarandë, Lamallari: Zero tolerancë, pastrojmë radhët e uniformave blu

May 16, 2026
Sonte Finalja e Madhe e Eurovision 2026, Alis do të ngjitet i pesti në skenë, si të votoni këngën “Nân”

Sonte Finalja e Madhe e Eurovision 2026, Alis do të ngjitet i pesti në skenë, si të votoni këngën “Nân”

May 16, 2026
Mbyllet qendra famëkeqe e emigrantëve “Alligator Alcatraz”, shkak kostot marramendëse

Mbyllet qendra famëkeqe e emigrantëve “Alligator Alcatraz”, shkak kostot marramendëse

May 16, 2026
Miliarderi kinez u burgos 20 vite, Trump: Ka pak shanse për lirimin e Jimmy Lait

Miliarderi kinez u burgos 20 vite, Trump: Ka pak shanse për lirimin e Jimmy Lait

May 16, 2026
Epoka e bollëkut ka mbaruar, arsyet pse çmimet e karburanteve do vazhdojnë të mbeten të larta

Kriza në tregjet e naftës do të përkeqësohet përpara se të zbutet

May 16, 2026
CNN: Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA

CNN: Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA

May 16, 2026
GALERI / Forumi i Sigurisë, kryeministri Rama publikon pamjet nga Talini

GALERI / Forumi i Sigurisë, kryeministri Rama publikon pamjet nga Talini

May 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Republika pa një ditë republike

May 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In