• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha ‘harron’ SHBA dhe BE: Ylli ynë polar, interesi kombëtar. Koha ka provuar të gjitha qëndrimet tona, ditë të bardha…!

by Java News
12/02/2024 19:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga ballkoni i banesës së tij, ka deklaruar se PD është parti e interesit kombëtar, ndërsa tha se më 22 dhjetor të vitit 1990, kanë deklaruar se ylli ynë polar do të ishte interesi i qytetarëve shqiptarë.

Per hir te se vertetes asokohe Berisha deklaronte me ose pa Rajersonin ne krah se “ylli yne polar jane Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian”. Me sa duket i ka ‘korrektuar’ ne fjalor, edhe sepse pas disa ditesh mberrin ne Tirane sekretari amerikan i shtetit, njeheresh dhe njeriu qe ka firmosur ‘non graten’ per te, Blinken.

Berisha gjithashtu u shpreh se koha ka treguar se qëndrimet e tyre ndaj qeverisë Rama kanë qenë të drejta, teksa shtoi se ditë të bardha do të vijnë për Shqipërinë.

“Ylli ynë polar është interesi kombëtar. Koha i provoi të drejta të gjitha qëndrimet tona

Të dashur demokrate dhe demokratë, qëndrestare dhe qëndrestarë, ju përshëndes përzemërsisht dhe ju garantoj se në mendjen time, në zemrën time, ju jeni heronjtë e vërtetë të Sali Berishës, heronjtë e vërtetë të Shqipërisë.

Unë e di se ju punoni për misionin tuaj të madh, por guximi dhe përkushtimi juaj ndaj këtij misioni, ju kanë bërë ju para demokratëve dhe shqiptarëve, heronj të vërtetë të kësaj kohe.

Nga buron ky shpirt i pamposhtur? Cila është formula magjike e PD që ka fuqinë për të qëndruar në kohët më të vështira dhe për të përballur sulmet më të egra?

Përgjigjja për këtë është e thjeshtë. Përgjigjja për këtë gjendet në vetë misionin e PD. Arsyeja pse jemi krijuar.

Ne jemi parti e interesit kombëtar. Më 22 dhjetor të vitit 1990, ne deklaruam përpara shqiptarëve dhe botës se ylli ynë polar do të ishte interesi kombëtar.

Për ne, interesi kombëtar është i pari dhe sot interesi kombëtar i Shqipërisë është vetëm një, e ardhmja demokratike dhe evropiane e saj. Do e bëjmë Shqipërinë si Europa, kjo është mbi çdo kauzë për ne.

Prandaj dhe ne realizojmë të pamundurën, prandaj ne jemi parti e shpresës, prandaj ju jeni misionarë të shpresës. Prandaj ne jemi parti e ëndrrës, parti e fitoreve epokale!

Prandaj dolëm kundër të gjitha përpjekjeve antishqiptare të serbomadhisë, rusomadhisë, ndarjes së Kosovës, Ballkanit të Hapur, që njohën si promotor, argatin e Vuçiçit, Edi Ramën.

Prandaj ne denoncuam me guxim mbrojtjen që Edi Rama i bëri thirrjes nga Beogradi të sanksionet të NATO-s dhe BE-së për Rusinë.

Prandaj ne denoncuam luftën e Tiranës e megafon të Luftës së Ftohtë ndaj Prishtinës.

Koha provoi se në të gjitha këto qëndrime, ne kishim të drejtë. Ylli ynë polar është interesi kombëtar.

Prandaj dhe unë kam bindjen më të thellë se ditë të bardha po vijnë për Shqipërinë”, tha Berisha./m.j

Next Post
Vizita e Blinken në Tiranë, Kajsiu: Mbështetje e qartë për Ramën dhe mesazh për Serbinë e Rusinë

Vizita e Blinken në Tiranë, Kajsiu: Mbështetje e qartë për Ramën dhe mesazh për Serbinë e Rusinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lukashenko akuzon: Kievi ka hedhur raketa drejt Bjellorusisë

Lukashenko: Bordi i Paqes për Gazën mund të ndihmojë edhe për Ukrainën

January 20, 2026
Mot i keq me stuhi përfshin jugun e Italisë, shemben rrugë e varreza, mbyllen shkollat dhe pezullohen trenat

Mot i keq me stuhi përfshin jugun e Italisë, shemben rrugë e varreza, mbyllen shkollat dhe pezullohen trenat

January 20, 2026
“Alarmante mungesa e energjisë në QSUT”/ Alimehmeti: Që prej tetorit spitali pa kontratë mirëmbajtje për gjeneratorët. Më 24 janar në shesh..

“Alarmante mungesa e energjisë në QSUT”/ Alimehmeti: Që prej tetorit spitali pa kontratë mirëmbajtje për gjeneratorët. Më 24 janar në shesh..

January 20, 2026
“Babai ka 8 muaj që lufton me jetën”, Redon Makashi rrëfen sfidën me sëmundjen e pashërueshme

“Babai ka 8 muaj që lufton me jetën”, Redon Makashi rrëfen sfidën me sëmundjen e pashërueshme

January 20, 2026
105-vjetori i Batalionit të Xhenios, Vengu: Forcimi i këtij reparti me mjete, objektivi ynë

105-vjetori i Batalionit të Xhenios, Vengu: Forcimi i këtij reparti me mjete, objektivi ynë

January 20, 2026
21 janari pas Strasburgut dhe Gjykatës së Lartë; kush i zbaton vendimet?

21 janari pas Strasburgut dhe Gjykatës së Lartë; kush i zbaton vendimet?

January 20, 2026
Foltorja e PD, Berisha në Njësinë 4: OKB i shikon shqiptarët si një komb në zhdukje

Foltorja e PD, Berisha në Njësinë 4: OKB i shikon shqiptarët si një komb në zhdukje

January 20, 2026
Vrasja e snajperistit në Britaninë e Madhe/ Kush është 26-vjeçari që u vetëdorëzua në Tiranë, i bashkëakuzuar me ‘Babalen’ e TikTok-ut

Vrasja e snajperistit në Britaninë e Madhe/ Kush është 26-vjeçari që u vetëdorëzua në Tiranë, i bashkëakuzuar me ‘Babalen’ e TikTok-ut

January 20, 2026
Elbasan/ Digjet banesa, 4 anëtarë të familjes mbeten në qiell të hapur, shkak i zjarrit dyshohet…

Elbasan/ Digjet banesa, 4 anëtarë të familjes mbeten në qiell të hapur, shkak i zjarrit dyshohet…

January 20, 2026
“Ik p**dhu”/ Eurodeputeti danez shan Trump, deklarata e tij bëhet virale

“Ik p**dhu”/ Eurodeputeti danez shan Trump, deklarata e tij bëhet virale

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In