• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha gaboi, ndërrime të dëshpëruara në fund

by Java News
14/11/2016 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sulejman Starova

Kjo humbje nuk pritej. Nuk kemi as ne çfarë të komentojmë, pasi në pjesën e dytë nuk kishte futboll. Me tetë lojtarë nuk ka më futboll. Në fillim u treguam të kujdesshëm dhe nuk arritëm të bënim presion, në një kohë që na e bënë kundërshtarët. Një rast goli e krijuam në minutën e 4-t, por nuk mjaftoi. Ata u treguan finokë dhe na bënë presion duke na goditur në rastin e parë në një moment shpejtësie.

Falë cilësisë së lojtarit të tyre, fiton duelin e shpejtësisë me Gjimshitin dhe fitoi penalltinë. Kjo është edhe diferenca me skuadrat që kanë kualitet. Është një meritë e lojtarit kundërshtar që në një duel shpejtësie arrin t’i ikë qendërmbrojtësit tonë. Dhe në të tilla raste, kur ekipi kundërshtar kalon në avantazh e për më tepër që ka cilësi brenda, nuk të lë pastaj që të ngresh kokë. E parashikonim të vështirë fitoren e skuadrës sonë, por që duhej ta synonim medoemos nëse dëshironim të dilnim nga grupi. Mos harroni që luajmë jashtë me Izraelin, Maqedoninë, me Italinë dy herë dhe me Spanjën në transfertë. Dhe nëse kishim synime, duhej ta fitonim medoemos këtë takim në fushën tonë. Megjithatë, as trajneri De Biazi nuk mund të kritikohet, pasi janë gjëra që ndodhin në futboll këto dhe humben të tilla ndeshje.

Pjesa e parë
Izraeli e filloi lojën duke bërë presing lart në mbrojtjen tonë. Ka një moment superioriteti në luajtjen e topit dhe ishin më të organizuar. Ne hymë në fushë për të luajtur të kujdesshëm. De Biazi vendosi të hidhte në fushë një ekip me skemë 4-3-3, ashtu siç ishin edhe ata. Ajo që ra në sy në fillim të lojës ishte fakti që Izraeli na bëri presion ne dhe jo e kundërta. Gjatë kësaj periudhe, në një moment ne sikur tentojmë të dalim dhe krijojmë një rast në kundërsulm. Në minutën e 4-t krijojmë një rast goli ku lojtari ynë goditi keq me të majtën. Kundërshtarët krijuan katër raste për gol, duke shfrytëzuar edhe daljen e mbrojtësit me karton të kuq. Në pjesën e parë ata krijuan 3-4 raste për gol, ndërsa ne kemi goditur vetëm tro herë jashtë. Superioriteti numerik në pjesën e parë bëri të vetën, pasi ne ishim me dhjetë lojtarë në fushë. Izraeli është një skuadër që ka kualitete, por që mund të mundej nga shpirti i garës që ka skuadra jonë. Fakti është që ne parashikonim diçka tjetër. Kundërshtari është shumë më mirë se ne në mbajtjen e topit kur luhet 11 kundër 11 e jo më kur ne mbetëm me dhjetë lojtarë në fushë.

Pjesa e dytë
Them se kjo pjesë është “no comment”. Them se ka gabuar vetëm portieri ynë, Berisha. Ishte një rast kur izraelitët pretenduan për penallti, por arbitri nuk e akordoi 11-metërshin dhe vazhdoi lojën. Berisha e ekzagjeroi me protestën. Ne ishim me një lojtar më pak dhe duhej të tregoheshim të kujdesshëm. Me 10 lojtarë mund të luhet mirë futboll dhe të arrish te barazimi. Dhe për këtë ka shumë raste. Dalja jashtë e portierit nuk ka më koment, pasi nuk luhet më futboll. Nuk ke çfarë të gjykosh më për skema apo zëvendësime, pasi praktikisht loja ishte vetëm 45 minuta. Ndërhyrja e Berishës Unë e ngarkoj atë me përgjegjësi të plotë, pasi nuk kishte nevojë ta zgjaste nervozizmin aq gjatë. Lojtari kundërshtar pretendonte për penallti, në një kohë që arbitri vazhdoi lojën duke e konsideruar si simulim.

Nuk kishte arsye që Berisha të bënte atë reagim me kokë, duke e ekzagjeruar sidomos edhe me lëvizjen e fundit të kokës. Faktikisht, gjyqtari i katërt ka sinjalizuar arbitrin kryesor, që më pas ka reaguar duke e ndëshkuar portierin me karton të kuq dhe penallti. Gjithçka ishte brenda rregullores. Madje, rasti i Berishës do të hyjë në Komisionin e Disiplinës. Nuk ishte si në momentin e Gjimshitit, që u ndëshkua me karton të kuq, pasi ishte rast goli dhe u akordua penallti duke u mbyllur gjithçka ty. Ndërsa Berisha do të hyjë në Komisionin e Disiplinës. Gjithçka është brenda rregullores, goditje me kokë, penallti dhe lojtari merr edhe disa ndeshje dënim.

Ndërrimet e fundit
Zëvendësimet e fundit janë të dëshpëruara dhe nuk ke çfarë të thuash. Me tetë lojtarë nuk luhet futboll. Në raste të tilla vetëm mund të rrish në zotërim të topit që të mos pësosh më shumë gola. Edhe kundërshtari luan më lirshëm. Megjithatë, edhe me tetë lojtarë shkuam disa herë në portën kundërshtare.

Më i dobëti në fushë
Nuk mund të them një emër për më të dobëtin në fushë nga Shqipëria dhe këtë do ta argumentoj. Nuk bëhet gjykimi vetëm me një 45minutësh. Hysaj në ndonjë moment nuk ishte shumë aktiv në dalje, pasi ashtu mund t’i jenë dhënë edhe detyrat, në një kohë që në mesfushë luanim me tre, Kukelin, Xhakën dhe Memushajn. Roshi nga e djathta u mundua të bëjë ndonjë driblim që mund të kishte rrezikshmëri, por lojtarët ishin pak larg. Por nuk mund të dalim në një konkluzion, pasi në 45 minuta është e vështirë të dalësh në përfundime. Kur ishim 10 kundër 11, tentuam të dilnim dhe është e vështirë për mua që të them se kush ishte më i dobëti në fushë.
Panorama Sport

Next Post
Rast i paprecedentë/ 18 vjeçari grabit shtëpinë e të atit, ai e denoncon, i riu përfundon në burg

"Hyra në shtëpi dhe pashë se ishte vjedhur çdo gjë, televizori, arma ime... madje edhe enët e kuzhinës"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokuan fëmijët në ditën e parë të shkollës, Gjykata liron protestuesit e Zogut të Zi

Bllokuan fëmijët në ditën e parë të shkollës, Gjykata liron protestuesit e Zogut të Zi

September 17, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Leka pas dënimeve nga Haga: Turp historik! Shqipëria të ngrejë fond për ish-krerët e UÇK-së

September 17, 2026
Miku i Serbisë, “lot” për UÇK

Miku i Serbisë, “lot” për UÇK

September 17, 2026
VIDEO/ Momenti kur Xhelal Mziu me njerëzit e tij dhunojnë zyrtarin e Bashkisë Dibër, Kalosh Murra

Plagosën me mjete prerëse dy vëllezër në Sarandë, arrestohen në flagrancë tre të rinj

September 17, 2026
Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Vodhën me dhunë xhiron ditore në dy pika karburanti, shpallet në kërkim një nga dy autorët

September 17, 2026
Nuk duhet harruar pse u desh ndërhyrja e NATO-s

“Dita më e zezë për kombin shqiptar”/ Avokati flet me emra: UÇK-ja u godit përmes një projekti politik!

September 17, 2026
Berisha ‘paralajmëron’ Peleshin: E ke zëvendësin gati!

Berisha ‘paralajmëron’ Peleshin: E ke zëvendësin gati!

September 17, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 18 Shtator 2026

September 17, 2026
“Shpifje ndaj IDF-së”, Netanyahu kërkon t’i heqë shtetësinë izraelite krijuesve të filmit “NAZA”

“Shpifje ndaj IDF-së”, Netanyahu kërkon t’i heqë shtetësinë izraelite krijuesve të filmit “NAZA”

September 17, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët respekton rregullat e BE-së

Italia kërkon Shqipërinë në BE para vitit 2030, Tajani: Gabim i rëndë nëse anëtarësohet Ukraina para Ballkanit

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com