• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha fundosi përfundimisht Partinë Demokratike

by Java News
23/07/2021 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ajet Delaj

Nuk dëshiroj të bëj historikun e Partisë Demokratike pasi nuk dëshiroj të përsëris vetveten ku se paku përgjatë 20 viteve të fundit kam mbajtur qëndrim kritik , por besoj se Partia Demokratike kurrë nuk ka qenë partia e idealeve tona si studentë të 90-ës.

Nisur nga ky fakt duhet thënë se mungesa e opozitës reale për një periudhë kaq të gjatë në Parlament dhe Institucione, në një vend post komunist si Shqipëria i ka bërë një dëm të jashtëzakonshëm Shqipërisë por edhe tërë atyre që kanë besuar tek lidershipi i Partisë Demokratike por fatkeqësisht do marrë me vete edhe shpresat e mijëra të tjerëve që vazhdojnë të besojnë akoma tek e shkuara e Partisë Demokratike pasi ky formacion politik nuk mund të ketë të ardhme si forcë politike antiamerikane.

Në këtë kontekst dëshiroj të them se fatkeqësisht kombi ynë ka qënë një komb i vonuar me së pakti përgjatë dy shekujve të fundit gjithnjë kur është dashur të kapte trenin e së ardhmes ne jemi vonuar, por  ky trend negativ duket se akoma nuk e ka çliruar shoqërinë shqiptare edhe në këto kohë të vrullshme të një revolucioni të vërtetë në fushën e teknologjisë së komunikimit dhe informimit.

Padyshim që lokomotiva e perëndimit mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për ironi të fatit e majta ish-komuniste shqiptare ndodhet me afër se kurrë më parë në vizion e kordinime politike me partnerin strategjik të Shqipërisë e Shqiptareve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Thashë për ironi të fatit por edhe për meritën e pamohueshme të kryeministrit Rama që ka mundur të bëhet partner i besuar dhe i afërt i politikës Amerikane në Ballkan dhe më gjere ku padyshim krijimi tashme i sistmit të ri të drejtesise me Shqiperi mbetet pika me e larte e kordinimit me institucionet Amerikane. .

Ajo çfarë duhet theksuar është se z. Rama duke shfrytëzuar me mjeshtëri  mungesën e së djathtës në Shqipëri arriti të rikuperojë startin jo të mirë të 2016 duke u shndërruar një aleat i afërt dhe i besuar i Amerikës edhe gjatë qeverisjes së republikanëve.

Nuk mendoj se për këtë mund ta fajësojë kush z.Rama pasi Qeveria nuk mund dhe nuk duhet  të krijojë opozitën pasi fundja ka ndodhur një herë në kohën e z. Ramiz.

E thashë këtë që askush të mos mendojë se në kushtet e një shoqërie të hapur munden që të marrin peng Shqipërinë duke bllokuar apo marrë peng krahun e djathtë në politikën shqiptare ashtu siç realisht tentuan ta bënin në vitet 2017-2019.

Munden të marrin peng vetëm veteveten pasi shqiptarët si populli më pro amerikan  në botë nuk mund të suportojë një formacion politik antiamerikan e aq më tepër pas shout të pështirë që Partia Demokratike bëri javën që kaloi ku e quajti Kuvend Kombëtar por realisht ishte një manifestim tipik komunist,  grusht bashkuar rreth Berishës kundër Amerikës.

Nuk besoj se ka të djathtë antiamerikan kështu që klani Berisha që fatkeqësisht ka marrë peng idealet e shqiptareve përgjatë 30 viteve të fundit ka shkuar në fund të misionit të tij falë edhe ndihmës së Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë e shqiptarët me shpalljen e kreut të klanit, z Berisha si person nongrata në  Shtetet e Bashkuara.
Ai shqiptar që nuk e shikon shpalljen e Berishës si person non-grata një akt që i jep  fund “Katovices” në Shqipëri, ose nuk marr vesh fare nga politika ose janë thjesht anëtarë e përfitues të klanit Berisha.

Për mua klasifikimin e z. Berisha si antiamerikan që rrezikon sigurinë kombëtare të Amerikës ashtu siç realisht ka qenë vazhdimisht është një ndihmë e madhe dhe e drejtpërdrejtë për të djathtën shqiptare për tu organizuar në të njëjtën gjatësi vale me Republikanët Amerikanë duke u shndërruar jo vetëm në opozitë reale e pushtetit të majtë por duke kontribuar njëkohësisht në funksionimin e pluralizmit në Shqipëri.

Duke pasur në konsideratë se “Zoti” i shqiptarëve në tokë është Amerika atëherë tranzicioni në Shqipëri merr fund kur opozita e djathtë të jetë pro-Amerikanse ashtu siç është edhe e majta qeverisëse.

Pra të dy krahët politik duhet të jenë pro-Amerikanë për të bërë që sistemi të funksionojë normalisht. Duke pasur në konsideratë edhe ndihmën e drejtpërdrejtë të institucioneve Amerikane për të krijuar sistemin e ri të drejtësisë në Shqipëri sipas parimeve dhe vlerave të Amerikës atëherë është plotësisht e mundur integrimi Euro-Atlantik i Shqipërisë pasi ka mbetur edhe një hap: krijimi i të djathtës reale pro Amerikane si alternativë e pushtetit.

Një gjë duhet ta kenë të qartë të tërë shqiptarët të majtë apo të djathtë qofshin ata se nuk mund të ketë të djathtë në Shqipëri pa një distancim të qartë e të hapur ndaj Berishës e berishizmit neokomunist.

Në fund dua të them nëse të djathtët nuk arrijnë të krijojnë e konsolidojnë formacionin e tyre politik larg nga “katovica” e berishizmi shakaja e këtij viti se shqiptarët do protestojnë nga vitet 2035-40 “Zaho ik” mund të rezultojë e vërtetë.
Bota është teater njerëzit janë aktorë, mjerë ai apo ata që nuk dinë të luajnë rolin e vet.

Next Post
Laçi “shkrin” rumunët/ Një ditë pasi humbi ndeshjen, skuadra europiane largon trajnerin dhe ish-yllin e kombëtares shqiptare

Laçi "shkrin" rumunët/ Një ditë pasi humbi ndeshjen, skuadra europiane largon trajnerin dhe ish-yllin e kombëtares shqiptare

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    5 years ago

    Partia komuniste e plakut e fundosur ka qene,tani vdiq perfundimisht si plaku e banditet e tije

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

March 4, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Kosova vendos masa mbrojtëse për çmimet e naftës

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Kosova vendos masa mbrojtëse për çmimet e naftës

March 4, 2026
“Zero tolerancë kush cenon sigurinë ushqimore”, Sula dhe Gjylameti: Datat e skadencës së produkteve në ‘lupën’ e kontrolleve

“Zero tolerancë kush cenon sigurinë ushqimore”, Sula dhe Gjylameti: Datat e skadencës së produkteve në ‘lupën’ e kontrolleve

March 4, 2026
Molotovët te Vila 31, Beqiri: Berisha i vuri flakën sepse donte ta privatizonte për Shkëlzenin! Të njëjtën gjë bëri edhe me…

Molotovët te Vila 31, Beqiri: Berisha i vuri flakën sepse donte ta privatizonte për Shkëlzenin! Të njëjtën gjë bëri edhe me…

March 4, 2026
“Të papajtueshëm në dashuri!”/ Zbuloni se me cilën shenjë nuk mund të keni një marrëdhënie të mirë romantike

“Të papajtueshëm në dashuri!”/ Zbuloni se me cilën shenjë nuk mund të keni një marrëdhënie të mirë romantike

March 4, 2026
Kaosi me fluturimet/ Të pasurit po paguajnë deri në 350,000 dollarë për t’u larguar nga Lindja e Mesme me charter

Kaosi me fluturimet/ Të pasurit po paguajnë deri në 350,000 dollarë për t’u larguar nga Lindja e Mesme me charter

March 4, 2026
Vetëvendosja propozoi Konjufcën për president, Haxhiu: S’mund të thërras seancë pa dy kandidatë

Vetëvendosja propozoi Konjufcën për president, Haxhiu: S’mund të thërras seancë pa dy kandidatë

March 4, 2026
SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

Konflikti në Lindjen e Mesme, eksperti: Lufta është përshkallëzuar. Do të ndikojë në balancat politike

March 4, 2026
Sa po i kushton Izraelit konflikti me Iranin?

Sa po i kushton Izraelit konflikti me Iranin?

March 4, 2026
Përse vendet e NATO-s po distancohen nga lufta e SHBA-ve në Iran, me përjashtimin e Shqipërisë dhe Holandës

Përse vendet e NATO-s po distancohen nga lufta e SHBA-ve në Iran, me përjashtimin e Shqipërisë dhe Holandës

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In