• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha flet për vrasjen e 4 demonstruesve më 21 janar 2011: Ishte tjetër gjë, donin të më merrnin pushtetin. Rama vampir…!

by Java News
04/08/2022 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha, ka qenë i pranishëm në protestën e ditës së sotme pas tragjedisë ku humbi jetën 7-vjeçarja, Jonada Avdia, e cila u aksidentua dhe humbi jetën nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase.

Berisha u shpreh se epiqendër e këtij problemi është politika dhe sipas tij ministri Çuçi duhet të dorëhiqet nga detyra për përgjegjësi morale.

Teksa gazetarët i krahsuan situatën me 21 janarin, Berisha tha se është komplet gjë tjetër pasi në atë kohë ishte një axhendë për të marrë pushtetin.

“Ishte tjetër gjë, ka raporte ndërkombëtare që thonë se protestuesit donin të merrnin pushtetin“, tha ai.

“Kjo është një protestë e organizuar nga qytetarët, për një kauzë shumë të ndjeshme, e cila ka tronditur mbarë Shqipërinë, por jo qeveritarët, ndonëse vogëlushja u vra nga një skafist i qeverisë.

Qytetarët kërkojnë me shumë të drejtë, dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të Brendshëm dhe Turizmit, mirëpo kreu i tyre që mbron veten e tij, deklaron se është i vendosur të mos reflektojë dhe të mos tregojë as minimumin e ndjenjave për këtë zhvillim dramatik.

Atëherë ai vendosi të përdorë epitete, një njeri me probleme të rënda mendore, por morale më shumë, jo vampir apo tjera. Ndërkohë mediat dhe politikanët po shprehnin me të drejtë, ndjeshmërinë e madhe dhe revoltën, sepse kjo vogëlushe u blua nga skafi vetëm 2 metra larg bregut, ku një skaf nuk mund të shkonte, por veç i qeverisë.

Po të isha në vendin e Ramës, nëse Çuçi nuk do të kishte ikur për 3 minuta, në të 4 do e kisha shkarkuar, atë dhe ministren e Turizmit. Këta përpiqen që me zinxhirin e policisë së Vlorës, të kapërcejnë një nga ngjarjet më tragjike që ka ndodhur në këtë vend.

Nuk them që policia nuk ka përgjegjësi. Unë nuk e njoh drejtorin e Vlorës. Ai e ka shkarkuar këtë polic muaj më parë, por e kanë kthyer.

Të dhënat paraprake janë që e kanë kthyer ministra në punë atë”, tha Berisha.

Qytetarët në protestë, ju jeni në protestë, deputetët në protestë, a mendoni se do të reflektojë qeveria?

E vështirë që të reflektojë qeveria, por i ftoj qytetarët që të vazhdojnë protestën dhe ti imponojnë qeverisë të reflektojë.

A mjafton dorëheqja e Çuçit?

Një hap në drejtimin e duhur është ajo. Sepse është ministri përgjegjës për të.

Keni dhe rastet e tjera. Ai sillet, si të thuash. A nuk ndodhi në maj, Ilvi Meta që u var në qeli, e morën në komisariat se vodhi një derë.

Ky që merr 400 milionë euro, nuk i ndodh asgjë. Çuçi duhet të jepte dorëheqjen. Rasti i të riut në Durrës, që nuk kishte asnjë roje bregdetare. Politika është dhe do të jetë gjithmonë në qendër të problemit./m.j

Next Post
Protesta për tragjedinë e Himarës/ Berisha e Meta krah për krah para Kryeministrisë, i japin dorën njeri-tjetrit

Protesta për tragjedinë e Himarës/ Berisha e Meta krah për krah para Kryeministrisë, i japin dorën njeri-tjetrit

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    Ishte tjeter gje atehere thote monstra e vicidolit,se i vrau vete ne ate kohe.Fatkeqsi per vendin e Kombin tone qe nuke funksionoje kurre drejtesia.Ktyre te 4 monstrave qe tani me i dime te gjithe duhet me i vra me buke ne goje e kane hake,me cfare i kane bere vendit e popullit mjeran.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Koçiu për protestën: Dialogu është rruga e atyre që kanë argumente, dhuna e atyre që s’kanë çfarë ofrojnë më

Koçiu për protestën: Dialogu është rruga e atyre që kanë argumente, dhuna e atyre që s’kanë çfarë ofrojnë më

October 24, 2026
Gramsh/ Përfshihet nga flakët një automjet në Mashan, ndërhyjnë zjarrfikëset

Gramsh/ Përfshihet nga flakët një automjet në Mashan, ndërhyjnë zjarrfikëset

October 24, 2026
Urdhri i Ramës/ Drejtorët e dorëhequr po vijojnë punën, Besmir Beja inspekton Degën Doganore të Durrësit!

Urdhri i Ramës/ Drejtorët e dorëhequr po vijojnë punën, Besmir Beja inspekton Degën Doganore të Durrësit!

October 24, 2026
Pasi shkatërruan me gurë dhe dogjën me zjarr te Ministria e Arsimit, protestuesit e maskuar dhe studentët marshojnë drejt Kryeministrisë! (FOTO)

Pasi shkatërruan me gurë dhe dogjën me zjarr te Ministria e Arsimit, protestuesit e maskuar dhe studentët marshojnë drejt Kryeministrisë! (FOTO)

October 24, 2026
“Ja edhe mëma e dhunës”- Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban bashkë me ANTIFA-n! (VIDEO)

“Ja edhe mëma e dhunës”- Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban bashkë me ANTIFA-n! (VIDEO)

October 24, 2026
Protestuesit e maskuar dhe studentët degjenerojnë në dhunë, sulmojnë me gurë Policinë! Shkulin pllakat te Ministria e Arsimit, shpërndahen me ujë e gaz (VIDEO)

Protestuesit e maskuar dhe studentët degjenerojnë në dhunë, sulmojnë me gurë Policinë! Shkulin pllakat te Ministria e Arsimit, shpërndahen me ujë e gaz (VIDEO)

October 24, 2026
Protestuesit i vënë flakën koshit të mbeturinave pranë hyrjes së Ministrisë së Arsimit, Policia e pozicionuar në rrugicë

Protestuesit i vënë flakën koshit të mbeturinave pranë hyrjes së Ministrisë së Arsimit, Policia e pozicionuar në rrugicë

October 24, 2026
Rusia: Sulmi ukrainas la pa ujë dhe energji elektrike Krimenë

Rusia: Sulmi ukrainas la pa ujë dhe energji elektrike Krimenë

October 24, 2026
“Vetëm studentët, Rama n’burg, Berisha n’burg…”- Dy tubimet bëjnë ‘xing’, protestuesit nuk i mirëpresin militantët e PD te Ministria e Arsimit (VIDEO)

“Vetëm studentët, Rama n’burg, Berisha n’burg…”- Dy tubimet bëjnë ‘xing’, protestuesit nuk i mirëpresin militantët e PD te Ministria e Arsimit (VIDEO)

October 24, 2026
Protesta zhvendoset nga Kryeministria te Ministria e Arsimit, PD i bashkohet studentëve!

Protesta zhvendoset nga Kryeministria te Ministria e Arsimit, PD i bashkohet studentëve!

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In