• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha flet për dorëheqjen e Gjekmarkajt: Lul Bravën e beson vetëm Jemini

by A R
07/03/2022 22:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish kryeministri, Sali Berisha u përgjigj lidhur me dorëheqjen e Agron Gjekmarkaj nga posti i nënkryetarit të PD, duke thënë se vazhdimisht i kishte paralajmëruar deputetët se do të zhgënjeheshin nga kryetari i PD, Lulzim Basha.

Berisha tha se Basha i kishte mashtruar duke u thënë se gjëra të tmerrshme do i ndodhnin pas shpalljes non-grata nga SHBA-të. Ndërsa shtoi se po të kishte garuar brenda anëtarësisë së PD, Basha nuk do arrinte të merrte as 2% të votave.

“Unë ju kam thënë se çdo ditë do zhgënjeheshin nga ai. Ai i mashtroi ata u tha se gjëra të tmerrshme do i ndodhnin Sali Berishës. Por shqiptarët kanë një fjalë, gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Secili prej atyre do të bindet se kujt i kanë qëndruar pranë. Ju garantoj se brenda anëtarësisë së PD, Lul Brava nuk do merrte as 2 apo 3%”, tha Berisha në një studio televizive.

Por a do ti bashkohet Berisha një kongresi të iniciuar nga PD për bashkimin?

“Nuk mund t’i krahasojmë. Nuk besoj se i del kush zot në atë seli përveç Jemin Gjanës dhe Lul Bravës njëri-tjetrit, ato turpërohen nga ai kongres. Të vijnë të garojnë me kënaqësi. Të pranojnë votën e lirë. Të garojnë për kryetar. Nuk kam asnjë lloj sentimenti negativ ndaj atyre që thonë se nuk e pranojmë Berishën. Nëse pranohet me votë, Berisha nuk mund të mohohet që luajti rolin e tij. Rikthimi nuk është dëshirë e një personi, rikthimi është proces dhe rikthimi në kushtet e mia, është i pazakontë. Jam ii hapur drejt bashkimit, por të pranohet vota e lirë. Gjithçka është rezultat i votës së lirë. Unë nuk largoj njeri, unë afroj njeri, nëse njerëzit ikin vetë, ajo është punë tjetër. ADN-ja e PD ka qenë dhe mbetet PD. Nëse duan rrugën e fitores së PD, nëse e ndjejnë veten kandidatë për kryetar të PD-së, le të bashkohen, mbi bazën e votës së lirë”-tha Berisha.

Më tej ai theksoi se “Shqiptarët votuan opozitën e vërtetë dhe jo turp-opozitën, opozitën false. Këto zgjedhje janë këmbanë për demokratët, se duhet të bashkohemi, se ne po ecim të sigurt drejt fitores. Nuk ka njeri që të ketë hapur partinë më shumë se Sali Berisha”.

/a.r

Next Post
“Nuk do jem kurrë një deputet qesharak”, Gjekmarkaj: Për kandidimin me PD më ka bindur Edi Rama

Gjekmarkaj kërkon zgjedhje në PD: Të ngrihet një komision, të bëhet garë për të nxjerrë një lider

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Maduro ka rënë shumë në peshë, studion Biblën dhe Kuranin në qelinë e burgut në Nju Jork”

November 9, 2026
“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

November 9, 2026
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“PD është në kaos dhe pa strategji” / Leka: Berisha s’mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ja çfarë e pret opozitën

November 9, 2026
Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

November 9, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In