• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhimbja e tre brezave dhe një fjalor politik që nuk mjafton më

by Java News
07/07/2026 21:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bjorn Runa

Qysh prej ditës së dielë, në rrjet qarkullon një video e cila paraqet në pak sekonda, jo vetëm momentin aktual të ‘Revolucionit Flamingo,’ por edhe një problem shumë më të thellë të politikës shqiptare të pas viteve ’90-të.

Në video shihet N.Q., një prej protestuesve të arrestuar gjatë protestës së të enjtes para Kuvendit, i cili teksa del nga oborri i komisariatit shpërthen në një thirrje të dëshpëruar: “Gjyshin ma kanë varur në litar. Babain ma shfrytëzuan nëpër miniera. Mua më pitë gjakun prej 36 vitesh. Djalin ma detyruat që të hipë në gomone në moshën 15-vjeçare për të ikur në Londër! Poshtë…” Në momentin më kulmor të thirrjes, ai ndalet për pak sekonda para se ta përmbyllë frazën me “poshtë sistemi komunist!”

Mund të themi, në një sens Zizekian, se ky është momenti kur flet ideologjia, pikërisht në atë hapësirë-heshtje mes dhimbjes dhe gjuhës. N.Q. e di më së miri se diçka e ka shtypur familjen e tij përgjatë disa brezave, duke marrë kohën e gjyshit të tij, të të atit, të atij vetë, e madje rrezikon të marrë edhe kohën e fëmijëve të tij. Por, teksa përpiqet ta emërtojë këtë “diçka”, fjala e gatshme dhe më afërt është “komunizmi.” Kjo, sepse fjalori që i ka mbetur, apo i është lënë në dispozicion, është një fjalor i rremë. Me fjalë të tjera, ajo që ai quan “komunizëm” nuk është domosdoshmërisht komunizmi si sistem historik, por emri i vetëm që i ka mbetur për një rend të tërë padrejtësish që kanë vazhduar edhe pas rënies së tij.

Për më shumë se tri dekada, shqiptarëve iu është rrëfyer e njëjta fabul, se diktatura ra dhe pas saj erdhi liria me tregjet dhe demokracinë, ndërsa Europa pret si destinacioni ynë i fundmë. Nëse ka patur gjëra që s’kanë shkuar siç duhet gjatë kësaj kohe, kjo ka ndodhur për shkak të disa politikanëve të korruptuar, jo rrallëherë të etiketuar si mbetje të komunizmit. Nga ana tjetër, ka patur gjithmonë një lloj ngurrimi për ta quajtur “sistem” rendin e ri të pas ’90-ës, çka e bën edhe më të rëndë klithmën e N.Q. në dalje të komisariatit, pasi aty shihet se si ai, dhe më heshturazi të gjithë ne, përpiqemi të denoncojmë të tashmen me gjuhën e të shkuarës.

Revolucioni Flamingo e ka ekspozuar mjaft qartë këtë kontradiktë ku, ndërsa nga njëra anë e ka vënë gishtin në plagë të vërteta sociale, në anën tjetër duket se e ka të vështirë të gjejë një gjuhë të re, duke rënë shpesh “pre” e sloganeve të vjetra që cilido që është rritur pas viteve ’90-të i ka dëgjuar me mijëra herë: “Qeveri e krimit”; “Parlament i krimit”; “Poshtë komunizmi”, që ndonëse askush nuk jua vë dot në dyshim vërtetësinë, mbeten gjithsesi të zhveshura nga domethënia për shkak të mbipërdorimit dhe keqpërdorimit ndër vite. Janë slogane që nuk i ndihmojnë njerëzit të kuptojnë se përse e njëjta logjikë vetëriprodhohet nën qeveri të ndryshme.

Kjo është ndoshta edhe një nga sfidat kryesore me të cilat përballet sot lëvizja e Revolucionit Flamingo. A mundet ajo të prodhojë një gjuhë dhe imagjinatë politike të re dhe krejt të sajën?

Sot ne jemi në gjendje t’i denoncojmë politikanët duke i quajtur “hajdutë” dhe “kriminelë”, dhe duhet pranuar se përjeton edhe një lloj kënaqësie njeriu kur iu drejtohet atyre me fraza të tilla, por ato mbeten fraza të stërpërdorura nga çdo parti e vjetër, sa herë kanë qenë në opozitë, duke ju hequr çdo domethënie me kalimin e viteve. Kështu, ofendimi i vetëm që na mbetet në majë të gjuhës është ta quajmë tjetrin, apo edhe sistemin, “komunist,” duke e shndërruar atë në fjalën që përshkruan jo vetëm diktaturën, por edhe çdo formë shtypjeje që ka pasuar me rënien e saj, nga korrupsioni te padrejtësia dhe arroganca e institucioneve. Mund të duket si diçka që ndodh natyrshëm, por është e gjitha mjaft e dobishme politikisht, pasi lejon që rendi aktual t’i shpëtojë gjykimit sepse gjuha me të cilën do duhej të gjykohej, shtyhet gjithmonë drejt të shkuarës.

Këtu ndoshta protesta has edhe në kufijtë e saj. Ajo e ka gjetur deri tani emrin e armikut të saj kryesor politik tek emri i kryeministrit dhe është e kuptueshme kur sheh kohën e gjatë të qëndrimit në pushtet, por edhe përçmimin dhe arrogancën që shumë prej institucioneve shtetërore shfaqin ndaj qytetarëve, problemet e të cilëve shihen jo më shumë se sa si bezdi.

Dhe kjo është edhe sfida e vërtetë e momentit në të cilin ndodhemi, ku lëvizja rrezikon të kapet (dhe ka dhënë shenjat e para të kësaj) nga fjalori i vjetër i partive politike që çdo plagë sociale e shfrytëzojnë si armë ndaj kundërshtarit të momentit; nga nacioanlizmi që për autorin e padrejtësive e sheh gjithnjë tek tradhëtarët, apo teoritë konspirative që kërjojnë t’i japin zgjidhje të thjeshta problemeve komplekse.

Ajo pauzë e shkurtër mes fjalëve “sistem” dhe “komunist” vlen shumë më tepër se sa moria e fjalimeve qesharake që mbahen ]do mbrëmje para Kryeministrisë dhe vlen akoma më shumë se fjalimet e gjata të politikanëve tanë që shpesh duket sikur nuk e dinë as vete se ]’thonë. Ai hezitim tregon një shoqëri që e kupton se në tri dekada është shtypur, grabitur dhe poshtëruar, por që ende nuk ka gjetur fjalët për ta emërtuar rendin që ia ka prodhuar këtë dhimbje. Ndoshta sfida më e madhe për ne sot është pikërisht kjo, nëse mund të krijojmë një imagjinatë të re politike dhe nëse mund të gjejmë gjuhën e nevojshme për të.

Next Post
Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë kur u kërkova mbështetje gjatë luftës kundër Iranit

Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë kur u kërkova mbështetje gjatë luftës kundër Iranit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas riatdhesimit nga Siria, Balla viziton familjen Leçini në Rrogozhinë: Shteti do të kujdeset për integrimin e plotë të Abdullahit!

Pas riatdhesimit nga Siria, Balla viziton familjen Leçini në Rrogozhinë: Shteti do të kujdeset për integrimin e plotë të Abdullahit!

August 29, 2026
Si ndodhi rrëshqitja e dheut në Gyirong të Xizangut, që solli katastrofën mes Kinës dhe Nepalit?

Si ndodhi rrëshqitja e dheut në Gyirong të Xizangut, që solli katastrofën mes Kinës dhe Nepalit?

August 29, 2026
“Vrau njerëz të paarmatosur”- Flet gjenerali shqiptar që mposhti Mlladiçin: Ai nuk tregoi kurrë aftësi ushtarake, pati guxim vetëm ndaj civilëve!

“Vrau njerëz të paarmatosur”- Flet gjenerali shqiptar që mposhti Mlladiçin: Ai nuk tregoi kurrë aftësi ushtarake, pati guxim vetëm ndaj civilëve!

August 29, 2026
FOTO/ Dyshohet se do vriste 3 personat që i bënë nipin për spital, parandalohet krimi në Kavajë! Policia arreston 47-vjeçarin, i armatosur me ‘kallash’

EMRAT/ Dhunimi i kamerierit nga djemtë dhe dhëndri i pronarit të lokalit në Golem, Policia zbardh detajet dhe dinamikën! Parandalohet dhe masakra

August 29, 2026
Ministrja Sala në qendrën e kimioterapisë së spitalit të Vlorës: Një hap më pranë pacientit në kujdesin onkologjik!

Ministrja Sala në qendrën e kimioterapisë së spitalit të Vlorës: Një hap më pranë pacientit në kujdesin onkologjik!

August 29, 2026
“Arrestimi i Agasit i negociuar”/ Berisha akuza mazhorancës: Rama i pashpresë, PS ‘de facto’ po shpërbëhet

“Arrestimi i Agasit i negociuar”/ Berisha akuza mazhorancës: Rama i pashpresë, PS ‘de facto’ po shpërbëhet

August 29, 2026
Kryeministri Rama mbledh deputetët dhe të deleguarit e Tiranës, nis zbatimi i “Besës”! Në fokus edhe Bashkia, javën e dytë të shtatorit…

Kryeministri Rama mbledh deputetët dhe të deleguarit e Tiranës, nis zbatimi i “Besës”! Në fokus edhe Bashkia, javën e dytë të shtatorit…

August 29, 2026
As këtë herë! Ylli Zalla ‘u shpëton sërish’ kontrolleve të policisë

“Duhet me ndërru telin, o Red, kujdes!”- Refuzoi pyetjet për vrasjen e Gilmando Danit, Prokuroria çon në Gjykatë dosjen ndaj Ylli Zallës! Në letrën e gjetur…

August 29, 2026
“Nuk do dorëzohemi”- Hezbollahu hedh poshtë marrëveshjen Liban-Izrael: E padrejtë, e paligjshme dhe poshtëruese!

“Nuk do dorëzohemi”- Hezbollahu hedh poshtë marrëveshjen Liban-Izrael: E padrejtë, e paligjshme dhe poshtëruese!

August 29, 2026
GJKKO i cakton sot masën e sigurisë avokati i ish-zyrtarit të policisë Uljan Shpataraku paraqitet në ambientet e gjykatës!

GJKKO i cakton sot masën e sigurisë avokati i ish-zyrtarit të policisë Uljan Shpataraku paraqitet në ambientet e gjykatës!

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com