• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha falenderon socialistët: Jeni dëshmi e shkërmoqjes së Edi Ramës!

by A R
01/05/2025 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryedemokrati Sali Berisha ka prezantuar programin dhe kandidatët e forcës së tij në zonën e Belshit, por këtë herë ka habitur me një falenderim drejtuar socialistëve.

Berisha ka falenderuar të gjithë simpatizantët e Partisë Socialiste që nuk pranojnë të përfaqësojnë këtë forcë politike në komisionet zgjedhore të 11 Majit. Ish-kryeministri u shpreh se këta socialistë janë “dëshmi e shkërmoqjes” së Edi Ramës.

“Ju do çuditeni pak, por unë prap dua këtu para jush të përshëndes përzemërsisht të gjithë socialistët që këto ditë, po refuzojnë të shkojnë përfaqësues të partisë së krimit në komisionet zgjedhore. Jeni dëshmi e shkërmoqjes, para disfatës së Edi Ramës dhe regjimit të tij. Unë u them atyre se jeni patriotë të vërtetë, dhe ne na bashkon së bashku dashuria për Shqipërinë, për vlerat që ndajmë njëri me tjetrin. I garantoj se ky program është për çdo shqiptar, që synon të ndryshojë jetën për mirë”, tha Berisha.

Thirrje pati dhe për administratën, që të mos shkelë ligjin, e të kryejë punën e saj pa u ndikuar politikisht.

“Edhe një herë i bëj thirrje administratës, çdo punonjës i administratës t’i qëndrojë besnik ligjit. T’ju shërbejë ju në përputhje të ligjit, e ne e konisiderojmë atë shërbetorë të vyer të shtetit, të qytetarëve”, tha ai.

Sakaq, duke u ndalur tek programi i Partisë Demokratike, Berisha tha se ky plan qeverisës ka në plan përmirësimin e jetesës së shqiptarëve, me vendosjen e minimumit jetik, dhëniën e pensioneve më të mira, paga më të larta, shërbimeve shëndetësore, arsimore, si dhe infrastrukturore.

Premtim pati dhe për dhënien e minimumit jetik për çdo fëmijë jetim, i cili ka vetëm një prind.

“Unë vij sot për të parashtruar projektin tonë, i cili ka dy qëllime madhore. Së pari t’ju kthejë paratë ju, taksat në rroga, pensione, mbështetje ekonomikë, shërbime shëndetësore, arsimore, infrastrukturë. Së dyti, një mundësi të re për scilin prej jush.

Ndaj dhe ne në 100 ditet e para, ua them këtu, ne betejën më të egër, që ka zënë këtë vend, do i mundim në 100 ditët e para. Zotohem para jush se do vendosim minimunimn jetik 200 euro për çdo shqiptar, pensionist. Sot, miq, janë 560 mijë pensionistë me pensione jo të plota, por të pjesshme, që marrin nën 172 euro. Që të gjithë kta do marrin 200 euro. 200 euro do marrë çdo qytetar i papunë e në ndihmë ekonomike, çdo student me bursë, dhe do marrë çdo fëmijë që jeton në familje me 1 prind”, u shpreh kryedemokrati.

Next Post
Dyshohet se i vuri tritol banesës së tij për të përfituar azil, shoqërohet në polici Arbër Pepa

Dyshohet se i vuri tritol banesës së tij për të përfituar azil, shoqërohet në polici Arbër Pepa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In